mburoja e muslimanit
Mburoja e Muslimanit
Lavdia i takon Allahut, Atij i bëjmë lavdi, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje. I mbështetemi Allahut të na mbrojë prej të këqijave të vetes sonë dhe të këqijave të veprave tona.
Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb, dhe atë që e humb, nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut! I Vetëm është Allahu dhe pa shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij.
Salavati (Lavdërimi) i Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre me përsosuri në besim e në vepra, deri në Ditën e Gjykimit. Mbi ta qofshin edhe selamet e shumta.
Libërthi që keni në dorë është një variant i shkurtuar i librit tjetër me titull “Dhikri, duatë dhe mjekimet me rukjet e Kuranit dhe të Sunetit”, ku kam përmbledhur vetëm pjesën e dhikrit, me qëllim që të jetë një doracak më praktik.
Këtu kam përmendur vetëm formulën e dhikrit, e po ashtu e kam parë të mjaftueshme të përmend vetëm një ose dy nga burimet e hadithit, të cilat janë shënuar tek varianti më i zgjeruar i librit. Kush dëshiron të njohë sahabiun që transmeton hadithin, si dhe më shumë hollësira mbi burimet origjinale të hadithit, le t’i referohet origjinalit të këtij libri.
E lus Allahun e Lartmadhëruar, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, që ta bëjë këtë punim të sinqertë për Të, ta bëjë të dobishëm për mua në jetën e kësaj bote dhe pas vdekjes, por edhe për këdo tjetër që e lexon ose e boton, ose bëhet shkak për shpërndarjen e tij, sepse Allahu i Lartësuar ka fuqi për t’i bërë këto.
Salavatet dhe selami i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin udhën e tyre me përsosuri në besim e në vepra deri në Ditën e Gjykimit.
Mburoja e Muslimanit
Versioni i Plotë Mburoja.al
1. Dhikri sapo zgjohemi nga gjumi
2. Kur vesh rrobën
3. Kur vesh një rrobë të re
4. Lutja për dikë tjetër, që ka veshur një rrobë të re
5. Kur zhvesh një rrobë
6. Kur hyn në tualet
7. Kur del nga tualeti
8. Dhikri para se të marrësh abdes
9. Dhikri pas mbarimit të abdesit
10. Dhikri kur del nga shtëpia
11. Dhikri kur hyjmë në shtëpi
12. Lutja që thuhet kur shkon në xhami
13. Kur hyjmë në xhami
14. Kur dalim nga xhamia
15. Kur thirret ezani
16. Lutja pas tekbirit fillestar, kur hapim namazin
17. Lutjet në ruku
18. Kur ngrihemi nga rukuja e namazit
19. Lutjet në sexhde
20. Lutja në uljen ndërmjet dy sexhdeve
21. Lutjet që bëhen në sexhden e leximit të Kuranit
22. Tehijati gjatë të ndenjurit ulur në namaz
23. Salavatet për Profetin ( Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin me të ) pas tehijatit
24. Lutja në uljen e fundit para selamit
25. Dhikri pas selamit
26. Lutja e namazit të istihare-s
27. Dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes
28. Dhikri kur biem në gjumë
32. Lutja e kunut-it në namazin e vitrit