mburoja e muslimanit

Mburoja e Muslimanit

Lavdia i takon Allahut, Atij i bëjmë lavdi, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje. I mbështetemi Allahut të na mbrojë prej të këqijave të vetes sonë dhe të këqijave të veprave tona.

Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb, dhe atë që e humb, nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut! I Vetëm është Allahu dhe pa shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij.

Salavati (Lavdërimi) i Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre me përsosuri në besim e në vepra, deri në Ditën e Gjykimit. Mbi ta qofshin edhe selamet e shumta.

Libërthi që keni në dorë është një variant i shkurtuar i librit tjetër me titull “Dhikri, duatë dhe mjekimet me rukjet e Kuranit dhe të Sunetit”, ku kam përmbledhur vetëm pjesën e dhikrit, me qëllim që të jetë një doracak më praktik.

Këtu kam përmendur vetëm formulën e dhikrit, e po ashtu e kam parë të mjaftueshme të përmend vetëm një ose dy nga burimet e hadithit, të cilat janë shënuar tek varianti më i zgjeruar i librit. Kush dëshiron të njohë sahabiun që transmeton hadithin, si dhe më shumë hollësira mbi burimet origjinale të hadithit, le t’i referohet origjinalit të këtij libri.

E lus Allahun e Lartmadhëruar, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, që ta bëjë këtë punim të sinqertë për Të, ta bëjë të dobishëm për mua në jetën e kësaj bote dhe pas vdekjes, por edhe për këdo tjetër që e lexon ose e boton, ose bëhet shkak për shpërndarjen e tij, sepse Allahu i Lartësuar ka fuqi për t’i bërë këto.

Salavatet dhe selami i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin udhën e tyre me përsosuri në besim e në vepra deri në Ditën e Gjykimit.

Mburoja e Muslimanit

Said el Kahtani

1. Dhikri sapo zgjohemi nga gjumi

2. Kur vesh rrobën

3. Kur vesh një rrobë të re

4. Lutja për dikë tjetër, që ka veshur një rrobë të re

5. Kur zhvesh një rrobë

6. Kur hyn në tualet

7. Kur del nga tualeti

8. Dhikri para se të marrësh abdes

9. Dhikri pas mbarimit të abdesit

10. Dhikri kur del nga shtëpia

11. Dhikri kur hyjmë në shtëpi

12. Lutja që thuhet kur shkon në xhami

13. Kur hyjmë në xhami

14. Kur dalim nga xhamia

15. Kur thirret ezani

16. Lutja pas tekbirit fillestar, kur hapim namazin

17. Lutjet në ruku

18. Kur ngrihemi nga rukuja e namazit

19. Lutjet në sexhde

20. Lutja në uljen ndërmjet dy sexhdeve

21. Lutjet që bëhen në sexhden e leximit të Kuranit

22. Tehijati gjatë të ndenjurit ulur në namaz

23. Salavatet për Profetin ( Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin me të ) pas tehijatit

24. Lutja në uljen e fundit para selamit

25. Dhikri pas selamit

26. Lutja e namazit të istihare-s

27. Dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes

28. Dhikri kur biem në gjumë

29. Natën, kur lëviz në shtrat nga një anë në tjetrën

30. Kur trembemi në gjumë ose kur kemi frikë nga vetmia

31. Kur sheh ëndërr të keqe

32. Lutja e kunut-it në namazin e vitrit

33. Dhikri pas selamit në namazin e vitrit

34. Lutja për largimin e ankthit dhe trishtimit

35. Lutja kur jemi në gjendje sprove dhe mundimi

36. Lutja që themi kur përballemi me armikun dhe me njeriun me pushtet

37. Kur kemi frikë nga zullumi i sundimtarit

38. Lutja kundër armikut

39. Kur kemi frikë prej një grup njerëzish

40. Kur vuajmë nga ngacmimi i dyshimit në besim

41. Lutja për shlyerjen e borxheve

42. Kur kemi ngacmime nga shejtani në namaz dhe gjatë leximit të Kuranit

43. Kur na vështirësohen çështjet

44. Kur dikush bën ndonjë gjynah

45. Për largimin e shejtanit dhe vesveseve (ngacmimeve) të tij

46. Kur ndodh diçka që nuk të pëlqen ose kur je në kushte pamundësie

47. Urimi për lindjen e një fëmije dhe përgjigjja

48. Lutja për mbrojtjen e fëmijëve

49. Kur vizitojmë të sëmurin

50. Vlera e vizitës së të sëmurit

51. Lutja e të sëmurit që nuk ka më shpresë për jetën

52. Telkini për njeriun në prag të vdekjes

53. Kur dikujt i bie ndonjë fatkeqësi

54. Kur i mbyll sytë të porsavdekurit

55. Lutja për të vdekurin në namazin e xhenazes

56. Lutja që bëhet për fëmijën e vdekur, kur i falet namazi i xhenazes

57. Lutja e ngushëllimit

58. Kur i vdekuri shtrihet në varr

59. Pas varrimit

60. Kur vizitojmë varrezat

61. Kur fryn erë

62. Kur gjëmon

63. Lutjet për të rënë shi (istiska-së)

64. Kur bie shi

65. Pas reshjeve të shiut

66. Lutjet për kthjellimin e motit

67. Kur shohim hënëzën e re

68. Kur çelim iftar

69. Para ushqimit

70. Pas ngrënies së ushqimit

71. Lutja që bën miku për të zotin e ushqimit

72. Kërkimi i ushqimit ose pijes, tërthorazi, nëpërmjet lutjes

73. Kur çelim iftarin si të ftuar

74. Lutja që bën agjëruesi, nëse nuk e prish agjërimin, kur e ftojnë për të ngrënë

75. Përgjigjja që jep agjëruesi kur dikush e fyen

76. Kur shohim frutat e para të pjekura

77. Kur teshtijmë

78. Kur një jobesimtar teshtin dhe thotë ‘El hamdu lil-lâh!’

79. Lutja për të sapomartuarin

80. Lutja që bën i porsamartuari për vetveten, dhe lutja që bëhet në rastin e blerjes së kafshës

81. Lutja përpara se të kryhen marrëdhënie intime

82. Kur nevrikosemi

83. Kur shohim një person të sprovuar me sëmundje, të metë fizike a mendore, gjymtim apo gjynah

84. Gjatë kuvendit

85. Lutja për shlyerjen e gjynaheve, kur mbaron takimi a kuvendi

86. Kur dikush të thotë

87. Lutja për dikë, që të bën ndonjë të mirë

88. Për të na ruajtur Allahu prej Dexhalit

89. Për dikë, që të thotë: «In-nî uhibuke fil-lah-Të dua për hir të Allahut»

90. Për dikë, që dëshiron të të falë pasuri

91. Kur i kthejmë borxhin huadhënësit

92. Lutja e frikës nga shirku

93. Lutja për dikë, që të thotë: Barrakell-llahu fike-Allahu të begatoftë

94. Kur parandjen diçka të urryer nga një shenjë besëtytnore (ogurzezë)

95. Lutja kur hipim në mjetin e udhëtimit

96. Lutja e udhëtimit

97. Lutja kur hyjmë në një qytet ose vendbanim

98. Lutja kur hyjmë në treg

99. Kur kafsha e udhëtimit pengohet

100. Lutja e udhëtarit për njerëzit, kur ndahet me ta për udhëtim

101. Lutja për udhëtarin kur niset për udhëtim

102. Thënia Allahu ekber dhe subhânall-llâh gjatë ecjes në udhëtim

103. Lutja që bën udhëtari nga fundi i natës, pak para agimit

104. Lutja kur qëndrojmë diku në një vend, qofshim udhëtarë apo jo

105. Dhikri gjatë kthimit nga udhëtimi

106. Kur na vjen diçka që na gëzon ose diçka që nuk na pëlqen

107. Mirësia që kemi, kur bëjmë ‘salavat’ për Pejgamberin S.A.W.S

108. Përshëndetja me selam

109. Kur një jomusliman na jep selam

110. Kur dëgjon këndimin e gjelit dhe pëllitjen e gomarit

111. Lutja kur dëgjojmë qentë duke lehur natën

112. Lutja që bën për dikë, që mund ta kesh ofenduar

113. Fjalët që duhet të thuash kur lavdëron një musliman

114. Lutja që bën muslimani kur dikush e lavdëron

115. Si bëjmë telbije kur jemi në gjendje ihram-i për haxh ose umre

116. Kur fillon tavafin tek Këndi i Gurit të Zi, dhe sa herë që fillon xhirot e tavafit aty, bën tekbire

117. Lutja kur kalon mes Këndit të Jemenit dhe Gurit të Zi

118. Lutja kur qëndron mbi Safa dhe mbi Merrue

119. Lutja e ditës së Arafatit

120. Dhikri që bëhet në Mesh’ar El Haram

121. Kur hedhim gurët tek xhemerat-ët, çdo gur e shoqërojmë me tekbir

122. Kur shprehim habi dhe kur diçka na gëzon

123. Kur na vjen një lajm i gëzueshëm

124. Kur ndjen dhimbje në trup

125. Kur ndonjëri ka frikë se merr diçka mësysh

126. Kur trembemi nga diçka

127. Kur therim një bagëti

128. Lutja që thuhet për largimin e kurthit të shejtanëve më të këqinj

129. Kërkimi i faljes (istigfare) dhe pendimi (teubja)

130. Mirësia që kemi kur themi Subhânall-llâh, El hamdu lil-lâh, Lâ ilâhe il-lall-llâh dhe All-llâhu Ekber

131. Si e bënte dhikrin i Dërguari i Allahut S.A.W.S

Shpërndaje
error: Content is protected !!

Pin It on Pinterest

Share This