Lutje nga kurani dhe Suneti

Photo 1598903764822

Lutja 1

We la tuhzini jeume jub’athun.

“E mos më turpëro në Ditën kur do të ringjallen.”

Photo 1598903764822

Lutja 2

Rabbi la tedherni ferdan we Ente hajrul warithin.

“Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues.”

Photo 1598903764822

Lutja 3

Rabbi inni dhalemtu nefsi fagfir li.

“Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!”

Photo 1598903764822

Lutja 4

Rabbi zidni ilma.

“Zoti im, më shto dituri!”

Photo 1598903764822

Lutja 5

Rabbigfir werham we Ente hajru Rrahimin.

“O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më i miri i Mëshiruesve!”

Photo 1598903764822

Lutja 6

Rabbena amenna fektubna meash shahidin.

“Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë.”

Photo 1598903764822

Lutja 7

Rabbi inni lima enzelte ilejje min hajrin fekir.

“O Zoti im çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!”

Photo 1598903764822

Lutja 8

Rabbinsurni alel kaumil mufsidin.

“O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!”

Photo 1598903764822

Lutja 9

Rabbena la texh’alna meal kaumi dhalimin.

“Zoti ynë mos na bëj neve me mizorët!”

Photo 1598903764822

Lutja 10

Asa Rabbi en jehdijeni sewa’es sebil.

“Shpresoj që Zoti im të më udhëzoj drejt Rrugës së Drejtë.”

Photo 1598903764822

Lutja 11

Rabbi nexhxhini minel kaumidh dhalimin.

“O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar.”

Photo 1598903764822

Lutja 12

Ja mukkalibel kulubi thebbit kalbi ala dinik.

“O Rrotullues i zemrave, përqendroje zemrën time në Fenë Tënde.”

Photo 1598903764822

Lutja 13

All-llahumme inni es’elukel afijeh fid-dunja wel ahireh.

“O Allahu im, kërkoj nga Ti shëndet në këtë botë dhe në Ahiret.”

Photo 1598903764822

Lutja 14

All-llahumme fekkihni fi din.

“O Allahu im, ma mëso fenë.”

Photo 1598903764822

Lutja 15

Rabbigfir li, we tub alejje, inneke Ente Tewwabul Gafur.

“O Zot im më fal dhe ma prano pendimin tim! Ti je vërtetë Ai që pranon pendimin dhe që falë shumë.”

Photo 1598903764822

Lutja 16

All-llahumme hasibni hisaben jesira.

“O Allahu im, më llogarit me llogari të lehtë.”

Photo 1598903764822

Lutja 17

… wexh-burni, werf’ani.

“më forco në këtë fe dhe më ngritë.”

Photo 1598903764822

Lutja 18

All-llahumme ahsente halki we ahsin huluki.

“O Allahu im, ke përsosur krijimtarinë time përsose edhe moralin tim.”

Photo 1598903764822

Lutja 19

We tub alejna. Inneke Ente Tewwabu Rrahim.

“Dhe falna neve, vërtetë Ti je Falës dhe Mëshirues!”

Photo 1598903764822

Lutja 20

Rabbi heb li mines salihin.

“Zoti im, më dhuro mua një fëmijë prej të mirëve!”

Photo 1598903764822

Lutja 21

All-llahumme musarrifel kulubi, sarrif kulubena ala ta’atik.

“O Allahu im, Ndryshues i zemrave, përforcoje zemrën time në fenë Tënde.”

Photo 1598903764822

Lutja 22

All-llahumme e’inna ala dhikrike we shukrike we husni ibadetike.

“O Allahu im, më ndihmo që të përmend e të falënderoj dhe më mundëso që të adhuroj sa më mirë.”

Photo 1598903764822

Lutja 23

All-llahumme thebbitni wexh’alni hadijen muhdijjen.

“O Allahu im, më përforco dhe me bëj të udhëzuar dhe udhëzim për të tjerët.”

Photo 1598903764822

Lutja 24

Rabbena tekabbel minna. Inneke Entes Semi’ul Alim.

“Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe e di!”

Photo 1598903764822

Lutja 25

Rabbigfirli weli validejje welil mu’minine jeume jekumul hisab.

“Zoti ynë! Më fal gabimet mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët Ditën kur jepet llogaria.”

Photo 1598903764822

Lutja 26

Rabbena alejke tewwekelna we ilejke enebna we ilejkel mesir.

“Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!”

Photo 1598903764822

Lutja 27

La ilahe il-la Ente Subhaneke Inni kuntu minedh dhalimin.

“Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Teje që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej të padrejtëve.”

Photo 1598903764822

Lutja 28

Semi’na we eta’ana gufraneke Rabbena we ilejkel masir.

“Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria jonë.”

Photo 1598903764822

Lutja 29

Rabbena amenna fagfir lena werhamna we ente hajrul Rrahimin.

“O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i Mëshiruesve!”

Photo 1598903764822

Lutja 30

Rabbena innena amenna fagfir lena dhunubena we kina adhaben nar.

“Zoti ynë, ne vërtet besuam, na i falë mëkatet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit!”

Photo 1598903764822

Lutja 31

Rabbena etmim lena nurena wagfirlena. Inneke ala kul-li shejin Kadir.

“Zoti ynë, na e plotëso dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo send.”

Photo 1598903764822

Lutja 32

All-llahumme inni eseluke el huda, wet-tuka, wel afaffe wel gina.

“O Allahu im, të lus Ty për udhëzim, devotshmëri, dëlirësi dhe pasuri.”

Photo 1598903764822

Lutja 33

La ilahe il-la Ente Subhaneke, Inni kuntu minedh-dhalimin.

“Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Teje, që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej mëkatarëve.”

Photo 1598903764822

Lutja 34

All-llahumme Inneke Afuwun Kerimun tuhibbul Afuwe fe’afu anni.

“O Allahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, andaj më fal mua.”

Photo 1598903764822

Lutja 35

All-llahumme elhimni rushdi, we eidhni min sherri nefsi.

“O Allahu im, më frymëzo në udhëzim dhe më mbroj nga të këqijat e shpirtit tim.”

Photo 1598903764822

Lutja 36

All-llahummagfir li werhamni, wehdini, we afini werzukni.

“O Allahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më jep shëndet dhe më jep furnizim.”

Photo 1598903764822

Lutja 37

All-llahumme attini hikmetel-letti men utijeha fekad utije hajren kethira.

“O Allahu im, më dhuro urtësi, dituri, maturi, e atij që ia jep, i është dhënë mirësia më e madhe.”

Photo 1598903764822

Lutja 38

Rabbixh’alni mukimes salati wemin dhurrijjeti. Rabbena we tekabbel duai.

“O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin dhe prej pasardhësve të mi, si dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!”

Photo 1598903764822

Lutja 39

Rabbi heb li min ledunke dhurrijjeten tajjibeten, inneke Semiud dua.

“Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës të mirë, vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes!”

Photo 1598903764822

Lutja 40

Rabbena amenna bima enzelte wetteb’ana rresule, fektubna meash shahidin.

“Zoti ynë, ne e besuam shpalljen, e pasuam të Dërguarin, pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë besimin e drejtë!”

Photo 1598903764822

Lutja 41

Rabbena atina min ledunke rahmeten we hajjij lena min emrina resheda.

“O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatitë udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”

Photo 1598903764822

Lutja 42

Rabbena atina fi dunja haseneten we fil ahireti haseneten we kina adhaben nar.

“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

Photo 1598903764822

Lutja 43

Rabbixh’al hadhal belede aminen we xhnubni we benijje en ne’abudel esnam.

“Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve.”

Photo 1598903764822

Lutja 44

All-llahummegfir li dhenbi, we wessi’a li fi dari, we barik li fi rizki.

“Allahu im, m’i fal mëkatet, ma zgjero shtëpinë time dhe më beko mua në furnizimin tim.”

Photo 1598903764822

Lutja 45

All-llahumme inni es’elukel xhennete we estexhiru bike minen nari. (tri herë)

“O Allahu im, kërkoj prej Teje Xhenetin dhe mbrohem me Ty nga zjarri”

Photo 1598903764822

Lutja 46

Rabbi shrahli sadri. We jessir li emri. Wahlul ukdeten min lisani. Jefkahu kauli.

“Zoti im, ma zgjero gjoksin tim! Më lehtëso në këtë punë timen! Më zgjidh nyjën e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time!”

Photo 1598903764822

Lutja 47

Rabbi eudhu bike min hemezatish shejatin. We eudhu bike Rabbi en jahdurun.

“O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve! Kërkoj mbrojtjen Tënde që ata të mos më afrohen!”

Photo 1598903764822

Lutja 48

Hasbija All-llahu la ilahe il-la huwe alejhi tewwekeltu we huwe Rabbul arshil adhim.

“Më mjafton Allahu, s’ka zot pos Tij, te Ai mbështetem, e Ai është Zot i Arshit të madh!”

Photo 1598903764822

Lutja 49

All-llahumme atina fi dunja haseneten we fil ahireti haseneten we kina adhaben nar.

“O Allahu im na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, si dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”

Photo 1598903764822

Lutja 50

All-llahumme ihdini we seddidni, All-llahumme inni eseluke el huda wes sedad.

“O Allahu im, më udhëzo dhe më mbaj në rrugë të drejtë, O Allahu im, unë të lutem ty për udhëzim dhe drejtim.”

Photo 1598903764822

Lutja 51

All-llahumme inni eudhu bike min sherri ma amiltu, we min sherri ma lem e’amel.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e asaj që e kam vepruar dhe nga e keqja e asaj që nuk e kam vepruar.”

Photo 1598903764822

Lutja 52

All-llahumme inni eudhu bike min munkeratil ahlaki, wel e’amali, wel ehwai.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde prej moralit të keq, prej veprave të këqija dhe prej epsheve të këqija.”

Photo 1598903764822

Lutja 53

All-llahummexh’al eusea rizkike alejje inde kiberi sinni, wen kitai umuri.

“O Allahu im, zgjeroje furnizimit Tënd ndaj meje atëherë kur të më kaplon pleqëria dhe kur të ndahem nga jeta.”

Photo 1598903764822

Lutja 54

All-llahumme inni es’eluke min fadlike we rahmetike, fe innehu la jemlikuha il-la Ente.

“O Allahu im, kërkoj prej dhuntive dhe mëshirës Tënde, ngase askush nuk i posedon këto përveç Teje.”

Photo 1598903764822

Lutja 55

All-llahumme enfeani bi ma al-lemteni, we al-limni ma jenfeuni, we zidni ilma.

“O Allahu im, më bën dobi me atë që më ke mësuar, më mëso atë që më bën dobi dhe ma shto diturinë.”

Photo 1598903764822

Lutja 56

All-llahumme inni es’eluke ilmen nafi’an we rizkan tajjiben we amelen mutekabbelen.

“O Allahu im, të lutem për dituri të dobishme, furnizim të mirë dhe vepra të pranuara.”

Photo 1598903764822

Lutja 57

All-llahumme inni es’eluke ilmen nafian, we eudhu bike min ilmin la jenfeu.

“O Allahu im, të kërkoj dituri të dobishme, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dituria që nuk ka dobi.”

Photo 1598903764822

Lutja 58

All-llahumme xhennibni munkeratil ahlaki, wel ehwai, wel e’amali, wel edwai.

“O Allahu im, më largo prej moralit të keq, prej epsheve të këqija, prej veprave të këqija dhe prej sëmundjeve të këqija.”

Photo 1598903764822

Lutja 59

Rabbena dhalemna enfusena we in lem tagfirlena we terhamna lenkunenne minel hasirin.

“Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve

Photo 1598903764822

Lutja 60

Rabbena dhalemna enfusena we in lem tagfirlena we terhamna lenkunenne minel hasirin.

“Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve

Photo 1598903764822

Lutja 61

Rabbigfirli weliwalidejje welimen dehale bejtije mu’minen welil mu’minine wel mu’minat.

“Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, si dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret.”

Photo 1598903764822

Lutja 62

Rabbena la texh’alna fitneten liledhine keferu wagfir lena Rabbenna, Inneke Entel Azizul Hakim.

“Zoti ynë, mos na vën në sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je Ngadhënjyesi, i Urti.”

Photo 1598903764822

Lutja 63

Rabbena la texh’alna fitneten lilkaumidh dhalimin. We nexhxhina birahmetike minel kaumil kafirin.

“Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë! Me Mëshirën Tënde, na shpëto prej popullit jobesimtarë!”

Photo 1598903764822

Lutja 64

Rabbigfirli weliwalidejje welimen dehale bejtije mu’minen welil mu’minine wel mu’minat.

“Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, si dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret.”

Photo 1598903764822

Lutja 65

All-llahumme ahsin akibetena fil umuri kul-leha, we exhirna min hizjid-dunja we adhabil ahireh.

“O Allahu im, na e bën të mirë ardhmërinë tonë në të gjitha çështjet tona dhe na mbrojë nga poshtërimi i kësaj bote, si dhe nga dënimi i botës tjetër.”

Photo 1598903764822

Lutja 66

All-llahumme inni eudhu bike minel beresi, wel xhununi, wel xhudhami, we min sejji’il eskami.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga gërbula, çmenduria, zgjeba dhe nga të gjitha sëmundjet e shëmtuara.”

Photo 1598903764822

Lutja 67

All-llahumme inni eudhu bike min xharis sui fi daril mukameti; fe inne xharel badijeti jetehawwelu.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga fqiu i keq në vendbanim, ngase fqiu endacak transferohet.”

Photo 1598903764822

Lutja 68

All-llahumme inni eudhu bike en ushrike bike we ene e’alemu we estagfiruke lima la e’alemu.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga idhujtaria, që e di dhe kërkoj faljen Tënde për atë që nuk e di.”

Photo 1598903764822

Lutja 69

All-llahumme kanna’ani bima rezakteni, we barik li fihi, wehluf alejje kul-le gaibetin li bi hajrin.

“O Allahu im, më bën të kënaqur me atë që më furnizon dhe ma bën të bekuar, si dhe ma zëvendëso mua çdo mungesë timen me të mirë.”

Photo 1598903764822

Lutja 70

All-llahumme inni eudhu bike min galebeti dejni, we galebetil aduwwi, we shematetil eada’i.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga fundosja në borxhe, të mos na ngadhënjejë armiku dhe nga dashaligësia e armiqve.”

Photo 1598903764822

Lutja 71

All-llahummegfir li , wehdini,werzukni, we afini, eudhu bil-lahi min dikil mekami jeumel kijameti.

“O Allahu im, më fal mua, më udhëzo, më furnizo, më jep shëndet dhe kërkoj mbrojtjen tënde nga ngushtësia e qëndrimit në Ditën e Kiametit.”

Photo 1598903764822

Lutja 72

Rabbi inni eudhu bike en es’eluke ma lejse li bihi ilmun, we il-la tegfir li we terhamni ekun minel hasirin.

“Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të mos kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!”

Photo 1598903764822

Lutja 73

Rabbenagfir lena dhunubena we israfena fi emrina we thebbit akdemena wensurna alal kaumil kafirin.

“Zoti ynë, na i falë mëkatet dhe teprimin në veprat tona, si dhe na forco këmbët tona dhe na ndihmon kundër popullit jobesimtar!”

Photo 1598903764822

Lutja 74

Rabbena la tuzig kulubena ba’ade idh hedejtena we heb lena min ledunke rahmeten. Inneke Entel Wehhab.

“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, ngase vetëm Ti je Dhuruesi i Madh.”

Photo 1598903764822

Lutja 75

Rabbenasrif anna adhabe xhehennem inne adhabeha kane garama. Inneha saet mustekarran we mukama.

“Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet është vendqëndrim i keq.”

Photo 1598903764822

Lutja 76

All-llahumme inni eudhu bike min xhehdil belai we derekish shekkai, we suil kadai, we shematetil e’adai.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtje nga sprova që lodhë, nga fundi i fatkeqësive, gjykimi i keq dhe dashaligësia e armiqve”

Photo 1598903764822

Lutja 77

All-llahumme rahmeteke erxhu fe la tekilni ilá nefsi tarfet ajnin we aslih li she’ni kul-lehu. La ilahe il-la Ente.

“O Allahu im, në mëshirën Tënde shpresoj, mos më le të mbështetem në vetvete, aq sa një përpëlitje e syrit dhe ma përmirëso gjendjen time. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.”

Photo 1598903764822

Lutja 78

All-llahumme inni eudhu bike minel buhli, wel xhubni, we suil umuri, we fitnetis-sadri we adhabil kabri.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen tënde nga koprracia, nga frika, nga jeta e keqe, nga sprova e zemrës dhe nga dënimi i varrit.”

Photo 1598903764822

Lutja 79

All-llahumme Rabbe Xhibrile we Mikaile, we Rabbe Israfile, eudhu bike min harrin nari, we min adhabil kabr.

“O Allahu im, që je Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, kërkoj mbrojtjen Tënde nga nxehtësia e zjarrit, dhe nga dënimi i varrit.”

Photo 1598903764822

Lutja 80

All-llahumme inni es’eluke isheten nekijeten, we mitteten sevijjeten, we mereden gajre muhzin we la fadihin.

“O Allahu im, kërkoj prej Teje jetë të pastër, vdekje të drejtë dhe kthim pa nënçmim e turpërim.”

Photo 1598903764822

Lutja 81

All-llahumme inni eudhu bike min zevali niametike, we tehawwuli afijetike, we fuxhaeti nikmetike, we xhemi’i sehatike.

“O Allahu im, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga largimi i dhuntive Tuaja, keqësimin e shëndetit që ma ke dhënë, dënimin e papritur dhe nga i gjithë hidhërimi Yt.”

Photo 1598903764822

Lutja 82

All-llahumme ekthir mali, we weledi, we barik li fima eatejteni [we etil hajati ala ta’atike, we ahsin ameli], wagfir li.

“O Allahu im, më shto pasurinë dhe fëmijët e mi, dhe më beko mua në atë që më ke dhuruar [më zgjat jetën time në adhurim ndaj Teje dhe mi bën veprat e mija të mira] si dhe më fal mua.”

Photo 1598903764822

Lutja 83

All-llahumme inni eudhu bike minel fakri, wel kil-leti, wedh-dhil-leti, we eudhu bike min en adhlime ew udhleme.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga varfëria, pakësimi dhe nënçmimi, si dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga bërja padrejtësi ndokujt ose të më bëjë padrejtësi ndokush.”

Photo 1598903764822

Lutja 84

All-llahumme inni eudhu bike minel xhu’i, fe innehu bi’sed-daxhiu, we eudhu bike minel hijaneti, fe inneha bi’setil bitaneh.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga uria, se ajo është më e keqe se varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga tradhtia, ngase është vesi më i keq i brendshëm.”

Photo 1598903764822

Lutja 85

All-llahumme inni es’eluke imanen la jerteddu, we neimen la jenfed, we murafakate Muhammedin fi e’ala Xhennetil huldi.

“O Allahu im, kërkoj prej Teje besim që nuk largohet, begati që nuk harxhohen dhe shoqërimin e Muhamedit në lartësitë më të mëdha të Xhenetit.”

Photo 1598903764822

Lutja 86

Rabbi heb li hukmen we el hikni bis salihin. Wexh’al-li lisane sidkin fil ahirin. Wexh’alni min weretheti xhennetin naim.

“Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët! Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, Më bën prej trashëguesve të Xhenetit të begatshëm.”

Photo 1598903764822

Lutja 87

All-llahumme inni eudhu bike min sherri sem’i, we min sherri besari, we min sherri lisani, wemin sherri kalbi, we min sherri menijji.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës time, si dhe nga e keqja e epshit tim.”

Photo 1598903764822

Lutja 88

All-llahumme mettiani bisem’i, we besari, wexh’alhuma el warithe minni, wensurni ala men jadhlimuni, we hudh minhu bith’eri.

“O Allahu im, më kënaq me dëgjimin, shikimin tim dhe bëri trashëgimtarë të mi. Më ndihmo ndaj atyre që më bëjnë padrejtësi dhe hakmerru për mua.”

Photo 1598903764822

Lutja 89

All-llahumme zidna we la tenkusna, we ekrimna we la tuhinna, we e’atina we la tuharimna, we athirna we la tu’thir alejna, werdina werda anna.

“O Allahu im, na shto të mirat e Tua e mos na i pakëso, na ndero e mos na nënçmo, na dhuro të mira e mos na privo, na bëj ngadhënjimtar, e jo të mposhtur, na bëj të jemi të kënaqur me Ty dhe Ti të jesh i kënaqur me ne.”

Photo 1598903764822

Lutja 90

Rabbi euzi’ani en eshkuruke niameteke eleti enamte aleje we ala walideje we en e’amele salihan terdahu wedkulni birahmetike fi ibadikes salihin.

“Zoti im, më mundëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!”

Photo 1598903764822

Lutja 91

Rabbenagfir lena we li ihawaninal ledhine sebekuna bil imani we la texh’al fi kulubina gil-len lil ledhine amenu, Rabbena Inneke Reufun Rahim.

“Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i Butë, Mëshirues!”

Photo 1598903764822

Lutja 92

All-llahumme inni eudhu bike minel axhzi wel keseli, wel xhubni, wel heremi, wel buhli, we eudhu bike min adhabil kabri we min fitnetil mahja wel memati.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga paaftësia dhe dembelia, nga frika, nga pleqëria e thellë dhe nga koprracia, si dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes.”

Photo 1598903764822

Lutja 93

All-llahumme inni eudhu bike min kalbin la jahsha, we min duain la jusma, we min nefsin la teshba, we min ilmin la jenfa, eudhu bike min ha ulail erba’a.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga zemra që nuk frikohet, nga lutja që nuk pranohet, nga shpirti që nuk ngopet dhe dituria që nuk ka dobi. Kërkoj mbrojtjen tënde nga të katërtat.”

Photo 1598903764822

Lutja 94

All-llahumme inni eudhu bike min jeumis-sui, we min lejletis-sui, we min saatis-sui, we min sahibis-sui, we min xharis-sui fi daril mukameti.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde prej ditës së keqe, natës së keqe, çastit të keq, shokut të keq dhe fqiut të keq në vendin ku banoj.”

Photo 1598903764822

Lutja 95

Rabbi euzi’ni en eshkure niametikel-leti enamte alejje we ala walidejje we en e’amele salihan terdahu we eslih li fi dhurrijjeti inni tubbtu ilejke we inni minel muslimin.

“Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mi, unë pendohem tek Ti dhe unë jam prej muslimanëve.”

Photo 1598903764822

Lutja 96

La Ilahe il-lAll-llahul Adhimul Halim, la Ilahe il-lAll-llahu Rabbul Arshil Adhim, la Ilahe il-lAll-llahu Rabbus semavati we Rabbul erdi we Rabbul Arshil kerim.

“Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të Lartësuar. Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës, si dhe Zotit të Arshit Fisnik.”

Photo 1598903764822

Lutja 97

All-llahumme inni dhalemtu nefsi dhulmen kethira, we la jagfirudh dhunube il-la Ente. Fagfir li magfiraten min Indike, werhamni Inneke Entel Gafuru Rrahim.

“O Allahu im, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal mëkatet përveç Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, e Mëshirues.”

Photo 1598903764822

Lutja 98

All-llahumme kini sherri nefsi, we azim li ala ershedi emri, All-llahummegfir li ma esrertu, we ma ealentu, we ma ehta’tu, we ma amedtu, we ma alimtu, we ma xhehiltu.

“O Allahu im, më mbroj nga sherri i vetes sime dhe më mundëso që ta vendos çështjen më të drejtë. Allahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë fshehurazi dhe haptazi, që i bëj pa qëllim dhe me qëllim, që i di dhe që nuk i di.”

Photo 1598903764822

Lutja 99

All-llahumme inni eudhu bike minel xhubni, we eudhu bike minel buhli, we eudhu bike min en uredde ila erdhelil umuri, we eudhu bike min fitnetid dunja we adhabil kabr.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga frika, kërkoj mbrojtjen Tënde nga koprracia, kërkoj mbrojtjen Tënde që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprovat e kësaj bote dhe nga dënimi i varrit.”

Photo 1598903764822

Lutja 100

All-llahummegfir li hatieti, we xhehli, we israfi fi emri, we ma Ente e’alemu bihi minni, All-llahummegfir li hezli, we xhiddi, we hataja, we amdi, we kul-lu dhalike indi.

“O Allahu im, m’i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. Allahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj.”

Photo 1598903764822

Lutja 101

All-llahumme inna nes’eluke muxhibati rahmetike, we azaime magfiretik, we sselamete min kul-li ithmin, wel ganimete min kul-li birrin, wel fauze bil xhenneh, wen nexhate minen nar.

“O Allahu im, ne kërkojmë prej Teje gjërat që na e bëjnë obligim mëshirën Tënde, vendosmëritë që na dërgojnë në faljen Tënde, shpëtimin prej çdo mëkati, të fitojmë prej nga çdo bamirësi, të fitojmë Xhenetin dhe të shpëtojmë nga zjarri.”

Photo 1598903764822

Lutja 102

All-llahumme inni es’eluke bi enni esh-hedu enneke Ente Allahu la ilahe il-la Ente, El Ehadu, Es Samedu, Es Samed, el-ledhi lem jelid we lem juled, we lem jekun lehu kufuwen ehad.

“O Allahu im, kërkoj prej Teje duke dëshmuar se Ti je Allahu, nuk ka hyjni tjetër përveç Teje, je Një, për Ty kanë nevojë të gjitha krijesat, nuk je i lindur e as ke lindur dhe askush nuk të ngjan Ty.”

Photo 1598903764822

Lutja 103

All-llahumme tahhirni minedh-dhunubi wel hataja, All-llahumme nekkini minha kema junekka eth-thewbul ebjedu mined-denesi, All-llahumme tahhirni bi thelxhi wel-beredi, wel mail baridi.

“O Allahu im, më pastro mua nga mëkatet dhe gabimet e mia, O Allahu im më pastro prej tyre, ashtu sikur pastrohet rroba e bardhë prej njollave. O Allahu im, më pastro mua me borë, akull dhe me ujë të ftohtë.”

Photo 1598903764822

Lutja 104

All-llahumme inni es’eluke ja Allahu bi Ennekel Wahidul Ehad, Es Samed, el-ledhi lem jelid we lem juled, we lem jekun lehu kufuwen ehad, en tagfire li dhunubi, Inneke Entel Gafuru Rrahim.

“O Allahu im, kërkoj prej Teje O Allah, se Ti me të vërtetë je Një, i Vetëm, i pa rival, për Ty kanë nevojë të gjitha krijesat, nuk je i lindur e as ke lindur dhe askush nuk të ngjan Ty, të m’i falësh mëkatet, ngase Ti je Falësi, i Gjithëmëshirshmi.”

Photo 1598903764822

Lutja 105

All-llahumme eslih li dini el-ledhi huwe ismetu emri, we aslih li dunjaje el-leti fiha meashi, we aslih ahireti el-leti fiha meadi, wexh’alil hajate zijadeten li fi kuli hajrin, wexh’alil meute rahaten li min kul-li sherri.

“Allahu im, më përmirëso fenë time që është mbrojtëse e çështjes sime, më përmirëso dynjanë time në të cilën jetoj, më përmirëso ahiretin tim ku është kthimi im, bëj që jeta ime të jetë shkak për shtimin e çdo të mire dhe bëj që vdekja ime të jetë rehati prej çdo të keqe.”

Photo 1598903764822

Lutja 106

All-llahumme inni eudhu bike minet-tereddi, wel hedmi, wel garaki, wel haraki, we eudhu bike en jetehab-betanijesh shejtanu indel meuti, we edhu bike en emute fi sebilike mudbiran, we eudhu bike en emute ledigan.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të rrëzohem e të mbytem, mos të më zënë gërmadhat, mos të fundosem, mos të digjem. Kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të më devijojë djalli duke dhënë shpirt. Kërkoj mbrojtje prej Teje që të vdes në rrugën Tënde duke u tërhequr dhe kërkoj strehim te Ti që mos të vdes i kafshuar prej kafshëve helmuese.”

Photo 1598903764822

Lutja 107

All-llahumme leke eslemtu, we bike amentu we alejke tewekkeltu, we ilejke enebtu, we bike hasamtu. All-llahumme inni eudhu bi izzetike la ilahe il-la Ente en tudil-leni, Entel Hajju eledhi la jemutu, wel xhinnu wel insu jemutun.

“O Allahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. Allahu im, kërkoj mbrojtje në Krenarinë Tënde, që nuk ka Zot tjetër përveç Teje, prej devijimit. Ti je i Gjalli që nuk vdes, kurse njerëzit dhe xhinët vdesin.”

Photo 1598903764822

Lutja 108

All-llahumme inni es’eluke bi enne leke el hamdu, la ilahe il-la Ente [wahdeke la sherike leke] El Mennanu [ja] bedius semawati wel erdi, ja dhel Xhelali wel Ikrami, ja Hajju ja Kajjum,inni es’eluke [el xhennete we eudhu bike minen nari].

“O Allahu im, kërkoj prej Teje duke e ditur se Ty të takon falënderimi, nuk ka Zot tjetër përveç Teje [Një i Vetëm e i pa rival], Ti je Dhurues i madh, [o] Shpikës i qiejve dhe i Tokës, o Pronar i Shkëlqesisë dhe i Fisnikërisë, o Ti që je i Gjallë dhe Mbikëqyrës, unë kërkoj [Xhenetin dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga zjarri].”

Photo 1598903764822

Lutja 109

All-llahumme urzukni hubbek, we hubbe men jenfeuni hubbuhu indek, All-llahumme ma rezakteni mimma uhibbu fexh’alhu kuwweten li fima tuhibbu, All-llahumme ma zevejte anni mimma uhibbu fexh’alhu feragan li fima tuhibbu.

“O Allahu im, më furnizo me dashurinë Tënde dhe dashurinë e atij që më bën dobi në dashurinë ndaj Teje. O Allahu im, atë që më ke furnizuar shndërroje në fuqi tek unë, në atë që Ti e do. Allahu im, atë që e ke larguar nga unë që e dua, shndërroje atë në një kthim tek unë, në atë që Ti e do.”

Photo 1598903764822

Lutja 110

All-llahumme inna nes’eluke min hajri ma se’eleke minhu nebijjuke Muhammedun, we neudhu bike min sherri ma isteadhe minhu nebijjuke Muhammedun, we Entel Mustanu, we Alejkel belagu, we la haule we la kuwwete il-la bil-lah.

“Allahu im, ne kërkojmë prej Teje çdo të mirë që e ka kërkuar prej Teje i Dërguari Yt, Muhamedi dhe kërkojmë strehim prej Teje nga çdo e keqe nga e cila ka kërkuar strehim tek Ti i Dërguari Yt, Muhamedi. Ti je Ndihmës, Ty të mbetet kumtimi dhe nuk ka mundësi e fuqi vetëm se me Allahun.”

Photo 1598903764822

Lutja 111

Rabbena la tua’hidhna in nesina ew ahta’ana. Rabbena we la tahmil alejna isren kema hameltehu alel-ledhine min kab’lina, Rabbena we la tuhammilna ma la takate lena bihi wa’fu anna, wagfir lena, werhamna, ente meulana, fensurna alel kaumil-kafirin.

“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i mbulo të këqijat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtarë!”

Photo 1598903764822

Lutja 112

All-llahumme inni es’eluke fi’elel hajrati, we terkel munkerati, we hubbel mesakini, we en tagfire li, we terhamni, we idha ered’te fitnete kaumin feteweffeni gajre meftunin. We es’eluke hubbeke we hubbe men juhibbuke, we hubbe amelin jukarribuni ila hubbike.

“O Allahu im, kërkoj të më mundësosh të bëj vepra të mira dhe t’i lë veprat e këqija, t’i dua të varfrit, të më falësh dhe të më mëshirosh, e nëse dëshiron të sprovosh ndonjë popull, ma merr shpirtin duke mos më sprovuar, kërkoj që të më mundësosh dashurinë Tënde, dashurinë e atij që të do dhe dashurinë e asaj vepre që më afron tek dashuria Yte.”

Photo 1598903764822

Lutja 113

All-llahumme ihfidhni bil Islami kaimen, wahfidhni bil Islami kaiden, wahfidhni bil Islami rakiden, we la tushmit bi aduwen we la hasiden. All-llahumme inni es’eluke min kul-li hajrin hazainuhu bi Jedik, we eudhu bike min kul-li sherrin hazainuhu bi Jedik.

“O Allahu im, më ruaj me Islam duke qenë në këmbë, më ruaj me Islam duke qenë ulur, më ruaj me Islam duke qenë i shtrirë dhe mos i mundëso armikut dhe ziliqarët dashaligësi ndaj meje. Allahu im, kërkoj nga çdo e mirë, magaza e së cilës është në Dorën Tënde dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga çdo e keqe, magaza e së cilës është në Dorën Tënde.”

Photo 1598903764822

Lutja 114

All-llahumme inni eudhu bike minel axhzi, wel keseli, wel xhubni, wel buhli, wel heremi, we adhabil kabri, we ati nefsi takuaha, we zekkiha Ente hajru men zekkaha, Ente welijjuha we meulaha. Allahumme inni eudhu bike min ilmin la jenfeu, we min kalbin la jahsheu, we min nefsin la teshbeu, we min de’awetin la justexhabu leha.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga paaftësia, dembelia, frika, koprracia, pleqëria e thellë dhe dënimi i varrit. Allahu im, jepi shpirtit tim devotshmëri dhe pastroje se Ti je Pastruesi më i mirë, Ti je Përgjegjës dhe Pronar i tij. Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dituria që nuk ka dobi, nga zemra që nuk frikohet, nga shpirti që nuk ngopet dhe nga lutja që nuk pranohet.”

Photo 1598903764822

Lutja 115

All-llahumme inni abduke we ibnu abdike we ibnu emmetike, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, adlun fijje kadauke, es’eluke bi kul-li ismin huwe lek semmejte bihi nefsek ew enzeltehu fi kitabik ew al-lemtehu ehaden min halkik, ew iste’therte bihi fi ilmil gajbi indek, en texh’alel-Kur’ane rebi’a kalbi we nure sadri we xhelae huzni we dhehabe hemmi.

“O Allahu im, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde, balli im është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shndritje për pikëllimin dhe largim prej dëshpërimit.”

Photo 1598903764822

Lutja 116

All-llahumme inni eudhu bike minel axhzi, wel keseli, wel xhubni, wel buhli, wel heremi, Wel kasweti, wel gafleti, wel ajleti, wedh-dhil-leti, wel meskeneti, we eudhu bike minel fakri, wel kufri, wel fusuki, wesh shikaki, wen nifaki, wes sumati, wer rijai, we eudhu bike mines-samemi, wel bekemi, wel xhununi, wel xhudhami, wel berasi, we sejjil eskam.

“Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde prej pamundësisë dhe përtacisë, prej frikës dhe koprracisë, pleqërisë së thellë dhe vrazhdësisë, nga pakujdesia dhe dobësia, si dhe nga mposhtja e mjerimi. Dhe kërkoj mbrojtjen Tënde prej varfërisë dhe mosbesimit, nga mëkatet, armiqësia dhe dyfytyrësia, nga fama dhe nga veprat që bëhen për sy e faqe. Dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga shurdhimi dhe memecllëku, nga çmenduria, nga zgjeba, nga leproza dhe nga sëmundjet e këqija.”

Photo 1598903764822

Lutja 117

Rabbi einni we la tu’in alejje, wensurni we la tensur alejje, wemkur li we la temkur alejje, wehdini we jessiril huda ilejje, wensurni ala men bega alejje. Rabbixh’alni leke shekkaran, leke dhekkaran, leke rehhaben, leke mitwa’an, ilejke muhbitan ewwahan muniben, Rabbi tekabbel teubeti, wagsil haubeti, we exhib daweti, we thebbit huxhxheti, wehdi kalbi, we seddid lisani, weslul sehimete kalbi.

“O Zot, më ndihmo e mos i ndihmo ndokujt kundër meje, më mundëso fitore e mos i mundëso ndokujt të më fitojë, bën kurth për mua e jo kundra meje dhe më ndihmo kundër atij që më bën zullum. O Zot, më bën falënderues Tëndin, përmendës Tëndin, që frikohet shumë prej Teje, i kërrusur para Teje dhe i mposhtur e i penduar te Ti. O Zot, pranoje pendimin tim, laje mëkatin tim, përgjigju lutjes sime, udhëzoje zemrën time, drejtoje gjuhën time dhe largoje prej gjoksit tim urrejtjen dhe zilinë.”

Photo 1598903764822

Lutja 118

All-llahumme elif bejne kulubina, we aslih dhate bejnina, wehdina subules selami, we nexhxhina minedh dhulumati ilen nuri, we xhennibnel fewahishe ma dhahere minha we ma batane, we barik lena fi esmaina, we ebsarina, we kulubina, we ezvaxhina, we dhurrijjetina, we tub alejna. Inneke Ente Tewwabur Rrahim, wexh’alna shakirine li niametike muthnine biha alejke, kabiline leha, we etmimha alejna.

“O Allahu im, na i bashko zemrat tona dhe na pajto mes vete, na udhëzo rrugëve të shpëtimit dhe na nxjerr prej errësirave në dritë. Na largo prej të gjitha amoraliteteve, të dukshme dhe të brendshme. Na e beko dëgjimin, shikimin, zemrat, gratë dhe pasardhësit tanë. Pranoi pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm. Na bën që të falënderojmë për dhuntitë e Tua, që të lavdërojmë për to, t’i pranojmë dhe na i plotëso, o Zot.”

Photo 1598903764822

Lutja 119

Rabbena ma halekte hadha batilen Subhaneke fekina adhaben nar. Rabbena Inneke men tud-hilin nare fekad ehzejtehu we ma lidh dhalimine min ensar. Rabbena innena semi’ena munadijen junadi lil imani en aminu bi Rabbikum fe amenna. Rabbena fegfirlena dhunubena we kefir anna sejjiatina we teweffena meal ebrari. Rabbena we atina ma weadtena ala rusulike we la tuhzina jeumel kijameh. Inneke la tuhliful miad.

“Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë të cilin që Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim:Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të Dërguarve Tu, na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro. Me të vërtetë Ti je Ai që nuk e shkel premtimin.”

Photo 1598903764822

Lutja 120

All-llahumme Rabbes-semawati [seb’i] we Rabbel erdi, we Rabbel arshil adhim, Rabbena we rabbe kul-li shejin falikal habbi wen newa, we munzilet teurati wel inxhili wel furkan, eudhu bike min sherri kul-li shejin ente ehidh-dhu bi nasijetih. All-llahumme Entel Ewwelu fe lejse kableke shejun, we Entel Ahiru fe lejse ba’deke shejun, we Entedh-Dhahiru fe lejse feukake shejun, we Entel Batinu fe lejse duneke shejun, ikdi anna eddejne we agnina minel fakr.

“O Allahu im, Zot i të [shtatë] qiejve dhe Zot i Arshit të Madh, Zoti ynë dhe Zot i çdo sendi, Zbërthyes i farës dhe i bërthamës së pemës, Ti je Ai, i Cili e shpalle Tevratin, Inxhilin dhe Kuranin. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri i çdo sendi që është në dorën Tënde. O Allah, Ti je i Pari dhe para Teje nuk pati asgjë. Ti je i Fundit dhe mbas Teje nuk mbetet asgjë. Ti je i Dukshmi dhe mbi Ty nuk ka asgjë. Ti je i Padukshmi dhe nën Teje nuk ka asgjë. Largoje nga ne borxhin dhe na mbroj prej varfërisë.”

Photo 1598903764822

Lutja 121

All-llahumme inni eudhu bike min fitnetin nari we adhabin nar, we fitnetil kabri, we adhabel kabri, we sherri fitnetil gina, we sherri fitnetil fakër. All-llahumme inni eudhu bike min sherri fitnetil Mesihid-dexh-xhal. All-llahumme agsil kalbi bi maith thelxhi wel beredi we nekki kalbi minel hataja kema nekkajteth thewbel ebjede mine denesi, we ba’id bejni we bejne hatajaje kema ba’adte bejnel meshriki wel magribi. All-llahumme inni eudhu bike minel keseli wel me’themi wel megremi.

“O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e zjarrit dhe prej dënimit të xhehenemit, nga sprova e varrit dhe dënimit të varrit, si dhe nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherrit të sprovës së varfërisë. O Allahu im kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e Dexhallit. O Zoti im, pastro zemrën time prej mëkateve të mia me borë, ujë dhe akull, si dhe pastroje zemrën time nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë prej njollave. Më largo mua nga mëkatet e mia, ashtu sikur e ke larguar lindjen prej perëndimit. O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia, mëkatet dhe nga borxhet ndaj njerëzve.”

Photo 1598903764822

Lutja 122

All-llahumme aksim lena min hashjetike ma tehulu bihi bejnena we bejne mea’sijetik, we min taatike ma tubeliguna bihi xhenneteke, we minel jekini ma tuhewwinu bihi alejna mesaibe dunja, All-llahumme metti’na bi esmaina, we ebsarina, we kuwwatina ma ahjejtena, wexh’alhul warithe minna, wexh’al the’rena ala men dhalemena, wensurna ala men adana, we la texh’al musibetena fi dinina, we la texh’alid-dunja ekbere hemmina, we la meblega ilmina, we la tuselit alejna men la jerhamuna.

“O Allahu im, na ndaj nga devotshmëria Yte pengesë mes neve dhe mëkateve ndaj Teje, na ndaj nga respektet Tuaja vepra që na dërgojnë në Xhenetin Tënd, na ndaj neve aq bindje sa na i lehtëson fatkeqësitë e dynjasë, Allahu im na mundëso që të kënaqemi me veshët, sytë dhe fuqinë tonë sa të jemi gjallë dhe këtë të fundit bëre trashëgimtar tonin, na jep fuqi deri në fund të jetës, bëj që hakmarrja ynë të jetë ndaj atyre që na bëjnë padrejtësi dhe na ndihmo kundër atyre që na armiqësojnë, mos e bën fatkeqësinë tonë në fenë tonë, e as mos e bën dynjanë interesin tonë më të madh e as qëllimin e diturisë sonë, si dhe mos mundëso të na sundojë ai që nuk na mëshiron.”

Photo 1598903764822

Lutja 123

All-llahumme inni es’eluke minel hajri kul-lihi: Axhilihi we axhilih, ma alimtu minhu we ma lem e’alem, we eudhu bike min sherri kul-lihi axhilihi we axhilih, ma alimtu minhu we ma lem e’alem. All-llahumme inni es’eluke min hajri ma se-eluke abduke we nebijjuke, we eudhu bike min sherri [ma isteadhe bike] [minhu] abduke ve nebijjuke. All-llahumme inni es’elukel xhenneh, we ma karrebe ilejha min kaulin ew amelin, we eudhu bike minen nari we ma karrebe ilejha min kaulin ew amelin, we es’eluke en texh’al kul-le kadain kadejtehu li hajren.

“O Allahu im, kërkoj prej Teje të gjitha të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, atë që e di dhe atë që nuk e di. Kërkoj mbrojtje prej Teje nga i gjithë sherri, i tashmi dhe i mëvonshmi, atë që e di dhe atë që nuk e di. Kërkoj prej Teje atë të mirë që e ka kërkuar robi dhe i Dërguari Yt, kërkoj mbrojtje prej Teje nga sherri që ka kërkuar mbrojtje prej Teje, robi dhe i Dërguari Yt. O Allahu im të lutem të më mundësosh Xhenetin, atë fjalë dhe vepër që më afron kah Xheneti, si dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga zjarri dhe nga çdo fjalë dhe vepër që më afron kah ai. Të lus që çdo caktim që më ke përcaktuar, përfundimi i saj për mua të jetë i mirë.”

Photo 1598903764822

Lutja 124

All-llahumme bi ilmikel gajbe, we kudretike alel halki, ahjini ma alimtel hajate hajran li, we teweffeni idha alimtel wefate hajran li, All-llahumme inni es’eluke hashjeteke fil gajbi we shehadeh, we es’eluke kelimetel hakki fir-rida wel gadab, we es’elukel kasde fil gina wel fakri, we es’eluke naimen la jenfed, we es’eluke kurbete ajnin la tenkatia, we es’eluker-rrida badel kada, we es’eluke berdel ajshi badel meuti, we es’eluke ledh-dheten nadhari ila Wexh’hik, wesh-sheuka ila likaike, fi gajri darrae mudirretin, we la fitnetin mudil-letin, All-llahumme zejjinna bi zinetil iman, wexh’alna hudaten muhtedin.

“O Allahu im, me Diturinë Tënde mbi të fshehtat dhe mundësinë Tënde ndaj krijesave, më le të gjallë nëse jeta është më e mirë për mua dhe ma merr shpirtin nëse vdekja është më e mirë për mua. Allahu im, kërkoj prej Teje që të frikohem kur jam i vetëm dhe kur jam në njerëz. Kërkoj prej Teje të flas të vërtetën kur jam i kënaqur dhe kur jam i hidhëruar; kërkoj prej Teje të jem mesatar kur jam i pasur dhe kur jam i varfër; kërkoj prej Teje begati që nuk harxhohen dhe kënaqësi që nuk ndërpriten; kërkoj prej Teje të jem i kënaqur pas caktimit Tënd; kërkoj prej Teje jetë të ftohtë pas vdekjes; kërkoj prej Teje kënaqësinë e shikimit në Fytyrën Tënde dhe mallëngjimin për takimin me Ty, duke mos përjetuar ndonjë dëm e duke mos u sprovuar me sprovë devijuese. Allahu im, na zbukuro me bukurinë e besimit dhe na bën të udhëzuar dhe udhëzues.”

Photo 1598903764822

Lutja 125

All-llahumme inni es’eluke hajril mes’eleti, we hajred duai, we hajren nexhahi, we hajrel ameli, we hajreth thewabi, we hajrel hajati, we hajrel memati, we thebbitni we thekkilni mewazini, we hakkik imani,werfea derexhati, we tekabbel salati,wagfir hatieti, we es’eluked derexhatil ula minel xhenneti, All-llahumme inni es’eluke fevatihel hajri, we hawatimehu,we xhemiahu, we ewwelehu, we dhahiruhu, we batinehu, wed derexhetil ula minel xhenneti, Amin. All-llahumme inni es’eluke hajre ma eti, we hajre ma efalu, we hajre ma e’amelu, we hajre ma batane, we hajre ma dhahare, wed derexhatil ula minel xhenneti, Amin. All-llahumme inni es’eluke en terfea dhikri, we tedea wizri, we tusliha emri, we tutahhira kalbi, we tuhassine ferxhi, we tunewwira kalbi, we tagfire li dhenbi, w es’eluked derexhatil ula minel xhenneti, Amin. All-llahumme inni es’eluke en tubarike fi nefsi, we fi sem’i, we fi besari, we fi ruhi, we fi halki, we fi huluki, we fi ehli, we fi mahjaje, we fi memati, we fi ameli, fe tekabbel hasenati, we es’eluked derexhatil ula minel xhenneti, Amin.

“O Allahu im, kërkoj prej Teje kërkesën më të mirë, lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, punën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë, vdekjen më të mirë, më përforco dhe ma rëndo peshojën e të mirave, ma forco besimin, m’i ngrit shkallët në Xhenet, ma prano namazin, m’i fal mëkatet dhe kërkoj prej Teje shkallë të larta në Xhenet. Allahu im, kërkoj prej Teje çelësat e të mirave dhe fundin e tyre, të gjitha të mirat; fillimin e tyre, të dukshmet dhe të brendshmet, si dhe shkallët e larta të Xhenetit. Amin. Allahu im, kërkoj të mirën e asaj që e bëj dhe që e veproj, të mirën e asaj që duket dhe të mirën e asaj që s’duket dhe shkallët e larta të xhenetit. Amin. Allahu im, kërkoj që të ma ngritesh lart emrin tim, të m’i falesh mëkatet, të ma përmirësosh gjendjen, të ma pastrosh zemrën, të m’i mbrosh organet nga amoraliteti, të ma ndriçosh zemrën, të m’i falesh mëkatet dhe shkallët e larta të Xhenetit. Amin. Allahu im, kërkoj që të më bekosh mua, dëgjimin tim, shikimin, shpirtin, fytyrën, moralin, familjen, jetën, vdekjen, veprat, t’i pranosh të mirat që i veproj dhe shkallët e larta të Xhenetit. Amin.”

Photo 1598903764822

Lutja 126

All-llahumme lekel hamdu kul-luhu, All-llahumme la kabida lima besatte, we la basita lima kabadte, we la hadije limen edlelte, we la mudil-leh limen hedejte, we la mu’etije lima mena’te, we la mania lima ea’tajte, we la mukarribe lima ba’adte, we la mubaide lima karrebte, All-llahum-mebsut alejna min berekatike we rahmetike we fadlike we rizkike, All-llahumme inni es’eluke neimel mukime el-ledhi la je hulu we la jezulu, All-llahumme inni es’eluke en neime jeumel ajleti, wel emne jeumel haufi, All-llahumme inni aidhun bike min sherri ma atejtena we sherri ma mena’etena, All-llahumme habbib ilejnal imane we zejinhu fi kulubina, we kerrih ilejna el kufra wel fusuka wel isjan, wexh’alna miner rashidin, All-llahumme tewffena muslimin, we ahjina muslimin, we elhikna bis salihin gajre hazaja we la meftunin, All-llahumme katilil keferete el-ledhine jukedhibune rusuleke, we jesuddune an sebilike, wexh’al alejhim rixhzeke we adhabeke, All-llahumme katilil keferete el-ledhine utul kitabe, ilahel hakk. [Amin]

“O Allahu im, ty të takon i tërë falënderimi, Allahu im, nuk ka ngushtim për atë që Ti e ke zgjeruar dhe nuk ka zgjerim për atë që Ti e ke ngushtuar; nuk ka udhëzim për atë që e devijove e as nuk ka devijim për atë që e udhëzove, nuk ka kush i jep atij që i ndalove, e as nuk ka kush i ndalon atij që i dhurove, nuk ka afrim për atë që e largove, e as nuk ka largim për atë që e afrove. O Allahu im, na i zgjero dhe na i lehtëso begatitë e Tua mëshirën Tënde, mirësitë Tua, dhe furnizimin Tënd. O Allahu im, unë të kërkoj Ty dhunti, begati të përjetshme, e cila as nuk ndërpritet e as nuk harxhohet. O Allahu im, unë të kërkoj dhunti në ditët e vështira, dhe siguri në ditët e frikës. O Allahu im, unë mbrohem me Ty nga e keqja e asaj që na e ke dhënë, dhe nga e keqja e asaj që na e ke ndaluar. O Allahu im, na e dashuro besimin dhe na e zbukuro atë në zemrat tona, si dhe na e bën të urryer mosbesimin, shfrenimin, kundërshtimin dhe na bën neve nga të drejtët. O Allahu im, na bën që të vdesim si musliman dhe na ngjallë musliman, si dhe na tako me të mirët, duke mos qenë të turpëruar e as të sprovuar. O Allahu im, vriti jobesimtarët, të cilët përgënjeshtrojnë të Dërguarit e Tu dhe largojnë nga rruga Jote, bëre mbi ata hidhërimin dhe dënimin Tënd. O Allahu im, mposhti jobesimtarët, të cilëve u është dhënë libri; O Zot, i Adhuruari i Vërtetë [Amin].”

Mëshira, shpëtimi dhe bekimi i Allahut të lartësuar, qofshin mbi robin e Tij dhe të Dërguarin e Tij Muhamedin (a.s), familjen e tij, mbi të gjithë shokët e tij në përgjithësi si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan atë me të mirë deri në Ditën e Gjykimit!

Shpërndaje
error: Content is protected !!

Pin It on Pinterest

Share This