Projektet Tona
Lutjet e Pejgamberëve
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”. Araf 23.
“O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!”. Ibrahim 40, dhe “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!”. Bekare 127.
“O Zoti im! Falë të mirave që më ke dhënë, unë nuk do të bëhem ndihmës i të këqijve!”. Kasas 16, dhe “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time, dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime, që ata të kuptojnë fjalën time!”. Taha 25-28.
“S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”. Enbija 87.
“O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!”. Nuh 28.
“O Krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si mysliman dhe më shoqëro me punëmirët (në botën tjetër)!”. Jusuf 101.
“O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!”. Neml 19.
“Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e nga Allahu di atë që nuk e dini ju”. Jusuf 86.
“Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë”. Hud 56.
“Ai përfshin çdo gjë me dijeninë e Vet dhe tek Ai ne mbështetemi. O Zoti ynë, gjyko drejt midis nesh dhe popullit tonë! Ti je Gjykatësi më i mirë”! Araf 89.
“Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi I mëshiruesve!”. Enbija 83.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. Bekare 201.
“Zoti Im, më bëj një vend
pranë Mëshirës Tënde në Xhennet”
[Kuran; 66/11]
Lutje Nga Kurani dhe Suneti
Sherim me Kuran
Me të vërtetë nuk ka dyshim e as hamendje se shërimi me Kuranin Fisnik dhe me atë që është vërtetuar nga i Dërguari prej rukjes, se ai është mjekim i dobishëm dhe shërim i plotë.
“Dy ushtri të cilat nuk mund të mposhten asnjëherë janë:
1.Zemra e sinqertë dhe,
2.Lutja e drejtë (pastër).”
“Duaja është prej ilaçeve më të dobishme. Ajo është armike e belasë.
Ajo e largon, e kuron, e pengon rënien e saj dhe e ngre (e heq) atë, ose e lehtëson belan kur ajo ka rënë. Ajo (duaja) është arma e besimtarit”.