Mësoni suren Mulk me titra Shqip me shkronja Arabe.
Surja El Mulk me përkthim dhe transliterim. Surja Mulk Shqip Arabisht
67) SURATUL-MULK
TËBËRAKEL-LËDHI BIJËDIHIL-MULKU WË HUWË ‘ALËKUL-LI SHEJ’IN KADIR (EL-MULK: 1).
I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
EL-LEDHI HALËKAL-MËWTË WËL-HAJËTË LIJËB’LUWËKUM ‘EJJUKUM ‘ËHSENU ‘AMËLË’ WË HUWËL-’AZIZUL-GAFUR (EL-MULK: 2).
Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
EL-LEDHI HALËKA SEB’A SEMËWATIN TIBËKA* MË TËRA FI HALKI RAHMËNI MIN TËFËWUT* FËRXHI’IL-BËSARA HËL TËRA MIN FUTUR (EL-MULK: 3).
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
THUMMË ËRXHI’IL-BËSARA KËRRATËJNI JËNKALIB’ ‘ILËJKEL-BËSARU HASI’U WË HUWË HASIR (EL-MULK: 4).
Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.
WË LËKAD’ ZËJJËNNË SËMË’E ED-DUNJA BIMËSABIHA WË XHE’ALNËHË RUXHUMËN LI SHSHEJATIN* WË ‘A’TËD’NË LËHUM ‘ADHËBË SË’IR (EL-MULK: 5).
Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
WË LIL-LËDHINË KËFËRU BIRABBIHIM ‘ADHËBU XHËHËNNËMË WË BI’SËL-MËSIR (EL-MULK: 6).
Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
‘IDHË ‘ULKU FIHË SEMI’U LËHË SHËHIKA WË HIJË TËFUR (EL-MULK: 7).
Kur të hidhen në të, ata do t’ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.
TËKËDU TËMËJJËZU MINËL-GAJDH* KUL-LËMË ‘ULKIJË FIJHË FËWXHUN SË’ËLËHUM HAZËNËTUHË ‘ËLËM JË’TIKUM NËDHIR (EL-MULK: 8).
“Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: “A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?
KALU BËLËKAD XHË’ËNË NËDHIRUN FËKËDHDHËB’NË WË KULNË MË NËZZËL ALL-LLAHU MIN SHEJ’IN ‘IN ‘ËNTUM ‘IL-LËFI DALËLIN KËBIR (EL-MULK: 9).
Ata thonë: “Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: “All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!”
WË KALU LËW KUNNË NËSMË’U ‘EW NË’KILU MË KUNNË FI ‘ËS’HABI SË’IR (EL-MULK: 10).
Dhe thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit”.
FË’TËRAFU BIDHËNBIHIM FËSUH’KAN LI’ËS’HABI SË’IR (EL-MULK: 11).
Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.
‘INNËL-LËDHINË JËHSHËWNË RABBËHUM BIL-GAJBI LËHUM MËGFIRATU- WË ‘ËXH’RUN KËBIR (EL-MULK: 12).
Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
WË ‘ËSIR-RU KAWLËKUM ‘ËW IXHHË’RU BIHI ‘INNËHU ‘ALIMUN BIDHËTI SUDUR (EL-MULK: 13).
E ju, fshiheni ose thuajeni fjalën tuaj haptas; s’ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja.
‘ËLËJA’LËMU MËN HALËKA WË HUWËL-LËTIFUL-HABIR (EL-MULK: 14).
A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.
HUWËL-LËDHI XHE’ALË LËKUMUL-’ËRDA DHËLULËN FËMSHU FI MËNËKIBIHË WË KULU MIN RIZKIH* WË ‘ILËJHI NUSHUR (EL-MULK: 15).
Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.
‘Ë’ËMINTUM MËN FI SËMË’I ‘Ë- JËHSIFË BIKUMUL-’ËRDA FË’IDHËHIJË TËMUR (EL-MULK: 16).
A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshojë) toka kur të dridhet.
‘ËM ‘ËMINTUM MËN FI SËMË’I ‘Ë-JURSILË ‘ALËJKUM HASIBË* FËSETË’LËMUNË KËJFË NËDHIR (EL-MULK: 17).
A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!
WË LËKAD’ KËDHDHËBËL-LËDHINË MIN KAB’LIHIM FËKËJFË KËNË NËKIR (EL-MULK: 18).
Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im !?
‘ËWËLËM JËRAW ‘ILËT-TAJRI FËWKAHUM SAFFËTI-WË JËK’BIDN* MË JUMSIKUHUNNË ‘IL-LËËR-RAHMËN* ‘INNËHU BIKUL-LI SHEJ’IN BËSIR (EL-MULK: 19).
A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di.
‘ËMMËN HËDHËL-LËDHI HUWË XHUNDUN LËKUM JËNSURUKUM MIN DUNI RAHMËN* ‘INIL-KËFIRUNË ‘IL-LËFI GURUR (EL-MULK: 20).
Kush është ajo ushtri juaja që do t’ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.
‘ËMMËN HËDHËL-LËDHI JËRZUKUKUM ‘IN ‘ËMSËKË RIZKAH* BËL LËXHXHU FI ‘UTUWI- WË NUFUR (EL-MULK: 21).
Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.
‘ËFËMË- JËMSHI MUKIBBËN ‘ALË WËXH HIHI ‘ËHDË ‘ËMMË- JËMSHI SEWIJËN ‘ALË SIRATIN MUSTEKIM (EL-MULK: 22).
A është më i udhëzuar ai që ec i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ec në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?
KUL HUWËL-LËDHI ‘ËNSHË’ËKUM WË XHË’ALË LËKUMU SËM’A WËL-’ËB’SARA WËL-’ËF’IDËTË KALILËN MË TËSHKURUN (EL-MULK: 23).
Thuaj: “Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni”
KUL HUWËL-LËDHI DHËRA’ËKUM FIL-’ËRDI WË ‘ILËJHI TUHSHËRUN (EL-MULK: 24).
Thuaj: “Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!”
WË JËKULUNË MËTË HËDHËL-WA’DU ‘IN KUNTUM SADIKIN (EL-MULK: 25).
E ata po thonë: “Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?”
KUL ‘INNËMËL-’ILMU ‘INDALL-LLAHI WË ‘INNËMË ‘ËNË NËDHIRUN MUBIN (EL-MULK: 26).
Thuaj: “Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam vetëm një qortues që ju bëj me dije!”
FËLËMMË RA’ËWHU ZULFËTËN SI’ËT WUXHUHUL-LËDHINË KËFËRU WË KILË HËDHËL-LËDHI KUNTUM BIHI TËDDA’UN (EL-MULK: 27).
“Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!”
KUL ‘ËRA’ËJTUM ‘IN ‘ËHLËKËNIJËLL-LLAHU WË MËN MË’IJE ‘ËW RAHIMËNË FËMË-JUXHIRUL-KËFIRINË MIN ‘ADHABIN ‘ËLIM (EL-MULK: 28).
Thuaj: “Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?”
KUL HUWË RAHMËNU ‘ËMËNNË BIHI WË ‘ALËJHI TEWËKKELNË FËSËTA’LËMUNË MËN HUWË FI DALËLIN MUBIN (EL-MULK: 29).
Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi!”
KUL ‘ËRA’EJTUM ‘IN ‘ËSBËHA MË’UUKUM GAWRAN FËMË-JË’TIKUM BIMË’IN MË’IN (EL-MULK: 30).
Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?”
Sure nga Kurani Shqip Arabisht
Surja Sexhde Shqip Arabisht
Surja el-Mulk është një ndër suret më madhështore në Kur’an, të cilën inkurajohemi ta lexojmë shpesh, dhe ka transmetime ku thuhet se ajo e mbron nga dënimi i varrit personin që e lexon atë. Ebu Dawudi (1400) dhe at-Tirmidhi (2891, dhe e klasifikoi si hasan) transmetuan nga Ebu Hurejra r.a. se Profeti Alejhi Selam kishte thënë: “Ka një sure të Kur’anit me tridhjetë ajete, e cila ndërmjetësoi për një njeri, derisa ai u fal nga Allahu Xheleshanuhu; ajo është surja Tebaarekeledhi bi jedihi’l-mulk (I bekuar është Ai, që në Dorë ka sundimin) (el-Mulk, 1)” Ky hadith, gjithashtu, u klasifikua si sahi nga shejh Albani në Sahih et- Tirmidhi.
“Kush e lexon suren Tebaareke-ledhi bi jedihi’l Mulk (I bekuar është Ai, që në Dorë ka sundimin) çdo natë, Allahu do ta mbrojë atë me këtë nga dënimi i varrit. Në kohën e të Dërguarit të Allahut Alejhi Selam, atë e quanim el-Maani’eh (ajo që mbron), dhe thoshim se në Librin e Allahut ka një sure të cilën, kush e lexon çdo natë, bën një vepër të mirë e madhështore”.
Ka shpresë se, ai i cili e lexon këtë sure, do të arrijë këtë vlerë të çmueshme dhe kjo sure do të ndërmjetësojë për të para Allahut duke e shpëtuar atë nga dënimi i varrit. Ka transmetime ku thuhet se në veçanti duhet dhënë rëndësi kësaj sureje gjatë natës apo para se të shkoni për të fjetur, kështu që, nëse personi mundohet ta bëjë këtë, është një vepër e mirë, in sha Allah. Dhe krejt në fund Allahu i Madhërishëm e di më së miri.