Mësoni suren Kafirun me titra Shqip me shkronja Arabe.
Surja El Kafirun me përkthim dhe transliterim. Surja Kafirun Shqip Arabisht
109) SURETUL-KAFIRUN
KUL JË ‘EJJUHEL-KËFIRUN (EL-KAFIRUN: 1).
Thuaj: “O ju jobesimtarë!”
LË ‘A’BUDU MË TA’BUDUN (EL-KAFIRUN: 2).
Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
WE LË ‘ËNTUM ‘ABIDUNË MË ‘A’BUD (EL-KAFIRUN: 3).
As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
WE LË ‘ËNË ‘ABIDUN MË ‘ABEDTTUM (EL-KAFIRUN: 4).
Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
WE LË ‘ËNTUM ‘ABIDUNË MË ‘A’BUD (EL-KAFIRUN: 5).
Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
LËKUM DINUKUM WE LIJE DIN (EL-KAFIRUN: 6).
Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
E zbritur në Meke, ka gjashtë ajete. Kjo sure e ka marrë emrin prej ajetit të parë. Kjo sure, na informon se myslimanët qëndrojnë të palëkundur përballë mohuesve, duke u kapur fort pas teuhidit (monoteizmit), dhe, në të njëjtën kohë, nuk ja imponon mosbesimtarëve me forcë Islamin por i lejon ata që të bëjnë zgjidhjen e tyre. Dhe kështu, thekson principin e lirisë së fesë në Islam.
Kjo sure quhet edhe “Surja Ibadet” apo “Surja Ihlas”. Për këtë arsye, surja “Kul hue Allahu ehad” dhe kjo sure quhen të dyja së bashku “Ihlasejn”, pra, dy ihlas. Po ashtu, në transmetimet e Ibn Omerit (r.a.) dhe Aishes (r.a.) vërehet se, Profeti (alejhi selam) këndonte në namazin e sabahut e të akshamit “kul ja ejuhel kafirun” dhe “kul hu-Allahu Ehad”, që në transmetim përmenden si “Ihlasejn”.
Profeti ynë (Alejhi Selam.) thotë në një hadith: “A t’ju tregoj një sure që ju ruan nga shirku (politeizmi)?”, më pas vijon: “Para se të flini këndoni suren (Kul ja ejuhel kafirun).”
Në një tjetër hadith ka thënë: “Kjo sure është sa një e katërta e Kuranit.” Rreth interpretimit të këtij hadithi ka pasur mendime të ndryshme, më i thjeshti është ky: Sipas një mendimi, temat që trajton Kurani janë këto: Adhurimet, marrëdhëniet, ahireti dhe ngjarjet historike. Kjo sure, meqenëse urdhëron shpalljen publike të teuhidit dhe ihlasit (sinqeritetit) që janë shpirti i fesë, ka kuptimin e një të katërtës së Kuranit.
Shkaku i zbritjes
Disa politeistë nga paria e Kurejshëve i propozojnë Profetit Muhamed (Alejhi Selam.) që të ndiqte fenë e tyre në mënyrë që edhe ata të ndiqnin fenë e tij, të adhuronte një vit zotat e tyre, pastaj edhe ata do të adhuronin një vit Zotin e tij. Profeti alejhi selam u tha: “Më ruajttë Allahu nga adhurimi i dikujt tjetër përveç Tij.” Pastaj ata i kërkuan që të prekte me dorë disa prej idhujve të tyre, që edhe ata ta pranonin atë dhe të adhuronin Zotin e tij. Fill pas kësaj ngjarjeje zbriti surja Kafirun. I Dërguari i Allahut në mëngjes shkoi në Mesxhidu Haram, në Qabe. Atje ndodhej një grup nga paria e Kurejshëve, i lexoi atyre këtë sure, dhe kështu ata i humbën shpresat për pranimin e propozimit të tyre.
Si fillim, kjo sure u drejtohej Kurejshëve dhe zbriti pas propozimit të tyre. Por, vlefshmëria e sures nuk është e kufizuar vetëm për atë periudhë e për ata njerëz. Ky urdhër, që përmendet në Kuran, do të jetë i vlefshëm deri Ditën e Gjykimit. Sido që të jetë feja e mohuesve, duhet qëndruar larg saj me fjalë e vepra.