()

Mësoni suren Keuther me titra Shqip me shkronja Arabe.

Surja El Keuther me përkthim dhe transliterim. Surja Keuther Shqip Arabisht

Surja Keuther – Surja Keuther me titra Shqip 

108) SURETUL-KEWTHER

‘INNË ‘ËA’TAJNA KEL-KEWTHER (EL-KEWTHER: 1).
Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira.

FESAL-LI LI RABBIKE WENHAR (EL-KEWTHER: 2).
Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!

‘INNE SHËNI’ËKE HUWEL-’EBTER (EL-KEWTHER: 3).
E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.

Shkaku i zbritjes së sures

Transmetimet, më së shumti, pohojnë se kjo sure ka zbritur për shkak të fjalëve fyese që mohuesit përdorën ndaj të Dërguarit të Allahut, duke i thënë atij “ebter” (të është shuar fara, soji). Ndërsa për sa i përket vetë personit, i cili e ka thënë këtë fjalë dhe mënyrës së thënë, rreth kësaj çështjeje ka transmetime të ndryshme. Transmetimi më i hasur është: El-‘As bin Uail, një ditë, thotë: “E urrej Muhamedin. E kush ka urrejtje për dikë, këtij të fundit i shuhet soji”. Në një transmetim tjetër thuhet se, Ukbe bin Ebi Muajt të ketë thënë për të Dërguarin e Allahut: “Ai nuk ka djalë. Kështu që fara e tij është e shuar (ebter)”.

Në një transmetim tjetër, i cili përcillet nga Ibn Abasi (r.a.), thuhet: “Fëmija më i madh i të Dërguarit të Allahut ishte Kasemi. E dyta, Zejnebja. I treti, Abdullahu. Më pas Umu Kulthum. Më pas Fatimja dhe e fundit Rukija. Kasemi (paqja qoftë mbi të), ndërroi jetë i pari në qytetin e Mekës. Pas kësaj ndodhie, El-‘As bin Uail, tha: “U shua soji i Tij. Ai është ‘ebter’.” Pas kësaj, Allahu i Lartë zbriti ajetin: “Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë.”.

Disa transmetues të tjerë, përcjellin një ngjarje tjetër ku thonë se, kur djali i të Dërguarit të Allahut ndërroi jetë, armiqtë e tij flisnin me njëri-tjetrin duke thënë: “Muhamedit sonte iu shua soji (ebter)”. Pas kësaj, Allahu (xh.sh.) zbriti suren Keuther.

Meso Sure ne Youtube

Surja keuther me perkthim dhe transliterim
meso suren keuther

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!

Pin It on Pinterest

Share This