Mësoni suren Ihlas me titra Shqip me shkronja Arabe.
Surja El Ihlas me përkthim dhe transliterim. Surja Ihlas Shqip Arabisht
112) Surja -’IHLAS
KUL HUWALL-LLAHU ‘EHAD (EL-’IHLAS: 1).
Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
ALLAHU SAMED (EL-’IHLAS: 2).
All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
LEM JELID WE LEM JULED (EL-’IHLAS: 3).
As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
WELEM JEKU LEHU KUFUEN ‘EHAD (EL-’IHLAS: 4).
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Surja Ihlas përmban thelbin e fesë dhe të akides, aspekte të ndryshme të teuhidit, si edhe dëshminë e deklaratën se Allahu është Një, e cila, nga ana tjetër, përmban mohimin e çdo forme të shirk-ut. Në të dëshmohet se Allahu është Samed, domethënë, është Ai të Cilit çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë. Kjo sure i përshkruan Allahut çdo lloj përsosmërie.
Për këtë arsye, krijesat i drejtohen Atij për çdo gjë që kanë nevojë. Ajo mohon, gjithashtu, se Allahu ka fëmijë ose të barabartë, dhe ja përse kjo sure është e njëvlershme me një të tretën e Kuranit.
Emri i Allahut Samed përmban dhe përfshin çdo lloj përsosmërie. Përveç kësaj, sureja mohon që Allahu ka të barabartë. Vetë emri i Allahut El Ehad (Njëshi) mohon ekzistencën e ndonjë tjetri ortak me Allahun. Pikërisht këto janë tri shtyllat e teuhidit (Njëshmëria e Allahut në zotërimin e Tij, në adhurimin që i kushtohet Atij dhe në emrat e atributet e Tij).