Mësoni suren Nas me titra Shqip me shkronja Arabe.
Surja En Nas me përkthim dhe transliterim. Surja Nas Shqip Arabisht
114) SURJA EN-NAS
KUL ‘E’UDHU BIRABBI NËS (EN-NAS: 1).
Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!”
MËLIKI NËS (EN-NAS: 2).
Sunduesin e njerëzve,
‘ILËHI NËS (EN-NAS: 3).
Të adhuruarin e njerëzve,
MIN SHERRIL-WESWASIL-HANNËS(EN-NAS: 4).
Prej të keqes së cytësit që fshihet.
EL-LEDHI JUWESWISU FI SUDURI NËS (EN-NAS: 5).
I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
MINEL-XHINNETI WE NËS (EN-NAS: 6).
“Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.
Vlera e Sures Felek dhe Nas
Suret Mbrojtëse (Surja Felek dhe #Surja #Nas) përmbajnë kërkimin e mbrojtjes së Allahut prej çdo të keqeje dhe dëmi.
Të kërkosh mbrojtje nga e keqja që Allahu ka krijuar, do të thotë të mbrohesh nga çdo lloj e keqeje që mund të vijë nga krijesat, qofshin këto fizike apo shpirtërore.
Të kërkosh mbrojtje nga e keqja e errësirës kur shfaqet shenja e saj (hëna), do të thotë të mbrohesh nga shpirtrat e këqij që gëlojnë gjatë natës, ndryshe nga ç‟bëjnë ditën.
Ata dalin pikërisht kur bie muzgu dhe kur shfaqet hëna.
Po ashtu, të kërkosh mbrojtje nga ata që lidhin nyje dhe fryjnë mbi to, do të thotë të mbrohesh nga e keqja e magjistarëve dhe e magjisë së tyre.
Kurse të kërkosh mbrojtje nga smirakët, do të thotë të mbrohesh nga forcat e këqija që shkaktojnë dëme nëpërmjet trupit dhe shikimit të njerëzve ziliqarë. Nga ana tjetër, sureja e dytë (Surja Nas) përfshin kërkimin e mbrojtjes nga e keqja e njerëzve dhe e xhindëve.
Kësisoj, në përfundim, Surja Felek dhe Surja Nas përfshijnë kërkimin e mbrojtjes nga çdo lloj forme e së keqes. Ato janë mjaft efikase si mburoja ndaj ligësisë, përpara se ajo të ndodhë. Kjo qe arsyeja që i Dërguari i Allahut (Alejhi Selam) e këshilloi Ukbe ibn Amirin t‟i këndonte ato pas çdo namazi, siç thuhet në hadithin e sjellë nga Tirmidhiu. Porosia e Profetit (Alejhi Selam) përmban një sekret të mrekullueshëm, që ndihmon në largimin e të gjitha të këqijave nga namazi në namaz. Gjithashtu, Pejgamberi (Alejhi Selam) ka thënë për këto dy sure: “Askush nuk ka gjetur dhe përdorur mbrojtës më të mirë dhe më të fortë se ato të dyja.”