Mësoni suren Mesed me titra Shqip me shkronja Arabe.
Surja El Mesed me përkthim dhe transliterim. Surja Mesed Shqip Arabisht
111) SURETUL-MESED
TËBBËT JËDË ‘ËBI LËHËBI-WË TËB (EL-MESED: 1).
Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
MË ‘ËGNË ‘ANHU MË LUHU WË MË KËSËB (EL-MESED: 2).
Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
SEJESLË NËRAN DHËTË LËHËB (EL-MESED: 3).
Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
WE-MRA ’ËTUHU HAMMËLËTËL-HATAB (EL-MESED: 4).
E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
FI XHIDIHË HABLUN MIN MESED (EL-MESED: 5).
E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.
Kjo sure është prej sureve provë që tregojnë se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem është i Dërguar i vërtetë. Në këtë sure tregohet se Ebu Lehebi gjithsesi do të vdesë jobesimtar dhe se do të jetë i shkatërruar. Ashtu dhe ka ndodhur. Kjo sure ka zbritur sa ka qenë ai gjallë. Madje, atij, Ebu Lehebit, nuk i ka shkuar kurrë nëpër mendje të thotë rrejshëm “jam bërë musliman” në mënyrë që me këtë të tregonte (gjoja) se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem nuk e thotë të vërtetën, pra që ta përgënjeshtronte këtë sure.
Kjo sure ka zbritur për njërin prej axhallarëve të Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Ebu Lehebi e ka luftuar dhe kundërshtuar Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem deri në momentet e fundit të jetës së vet. Për të ka zbritur Allahu sure e cila do të lexohet deri në Ditën e Gjykimit.
Me këtë sure, Allahu i kundërpërgjigjet vetë Ebu Lehebit. Kur Allahu ia ka zbritur Kuranin Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem e ka urdhëruar që të thërrasë haptazi (ngase fillimisht ka thirrur fshehtazi).
Dhe ka thirrur haptazi, parinë e Kurjeshëve, në fjalën La ilahe ilahe ilAllah, i ka përgëzuar ata që i përgjigjen kësaj thirrje dhe i paralajmëruar ata që e kundërshtojnë atë. Ebu Lehebi ka thënë: “Qofsh i shkatërruar! A për këtë na ke mbledhur?!” Në këtë mënyrë ka dashur ta nënçmojë Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem dhe thirrjen e tij. D.m.th.: A për këtë gjë kaq të ulët na ke mbledhur? Kjo është gjë aq e ulët saqë nuk meriton të mbledhësh parinë e Kurejshëve. Andaj, Allahu ka zbritur këtë ajet “Iu shkatërrofshin duart Ebu Lehebit dhe u shkatërroftë i tëri!” si kundërpërgjigje ndaj tij.