()

Mësoni suren Felek me titra Shqip me shkronja Arabe.

Surja El Felek me përkthim dhe transliterim. Surja Felek Shqip Arabisht

113) Surja-FELEK

BISMI LËHI RAHMËNI RAHIM

KUL ‘E’UDHU BIRABBIL-FELEK’ (EL-FELEK: 1).
Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,

MIN SHERRI MË HALEK (EL-FELEK: 2).
Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi 

WE MIN SHERRI GASIKIN ‘IDHË WEKAB (EL-FELEK: 3).
Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
 

WE MIN SHERRI NËFFËTHËTI FIL-’UKAD (EL-FELEK: 4).
Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.

WE MIN SHERRI HASIDIN ‘IDHË  HASED (EL-FELEK: 5).
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

Vlera e Sures Felek dhe Nas

Suret Mbrojtëse (Surja Felek dhe  Surja Nas) përmbajnë kërkimin e mbrojtjes së Allahut prej çdo të keqeje dhe dëmi.

Të kërkosh mbrojtje nga e keqja që Allahu ka krijuar, do të thotë të mbrohesh nga çdo lloj e keqeje që mund të vijë nga krijesat, qofshin këto fizike apo shpirtërore.
Të kërkosh mbrojtje nga e keqja e errësirës kur shfaqet shenja e saj (hëna), do të thotë të mbrohesh nga shpirtrat e këqij që gëlojnë gjatë natës, ndryshe nga ç‟bëjnë ditën.
Ata dalin pikërisht kur bie muzgu dhe kur shfaqet hëna.

Po ashtu, të kërkosh mbrojtje nga ata që lidhin nyje dhe fryjnë mbi to, do të thotë të mbrohesh nga e keqja e magjistarëve dhe e magjisë së tyre.

Kurse të kërkosh mbrojtje nga smirakët, do të thotë të mbrohesh nga forcat e këqija që shkaktojnë dëme nëpërmjet trupit dhe shikimit të njerëzve ziliqarë. Nga ana tjetër, sureja e dytë (Surja Nas) përfshin kërkimin e mbrojtjes nga e keqja e njerëzve dhe e xhindëve.

Kësisoj, në përfundim, Surja  Felek dhe Surja Nas përfshijnë kërkimin e mbrojtjes nga çdo lloj forme e së keqes. Ato janë mjaft efikase si mburoja ndaj ligësisë, përpara se ajo të ndodhë. Kjo qe arsyeja që i Dërguari i Allahut (Alejhi Selam) e këshilloi Ukbe ibn Amirin t‟i këndonte ato pas çdo namazi, siç thuhet në hadithin e sjellë nga Tirmidhiu. Porosia e Profetit (Alejhi Selam) përmban një sekret të mrekullueshëm, që ndihmon në largimin e të gjitha të këqijave nga namazi në namaz. Gjithashtu, Pejgamberi (Alejhi Selam) ka thënë për këto dy sure: “Askush nuk ka gjetur dhe përdorur mbrojtës më të mirë dhe më të fortë se ato të dyja.”

Është treguar se Profetit (Alejhi Selam) i bënë njëherë magji duke lidhur 11 nyje, ku në secilën prej tyre ishte fryrë diçka. Atëherë, erdhi Xhibrili dhe, sa herë që këndonte një ajet nga dy Suret Mbrojtëse, zgjidhej një nyje, derisa u zgjidhën kështu të njëmbëdhjeta ato. Menjëherë pas kësaj, Pejgamberi (Alejhi Selam) u shërua, duke u ndierë sikur të ishte çliruar nga zinxhirët.

Meso Sure ne Youtube

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!

Pin It on Pinterest

Share This