Mësoni suren Kehf me titra Shqip me shkronja Arabe.
Surja El Kehf me përkthim dhe transliterim. Surja Kehf Shqip Arabisht
18) SURETUL-KEHF
EL-HAMDU LIL-LËHI LEDHI ‘ËNZËLË ‘ALË ‘ABDIHIL-KITABË WË LËM JEXH’AL LËHU ‘IWAXHË (EL-KËHF: 1).
Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
KAJJIMË- LIJUNDHIRA BË’SËN SHËDIDËN MIN LEDUNHU WË JUBËSHSHIRAL-MU’UMININË-LEDHINË JA’MELUNË SALIHËTI ‘ËNNË LËHUM ‘ËXHRAN HËSËNË (EL-KËHF: 2).
(ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t’ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
MEKITHINË FIHI ‘ËBËDË (EL-KËHF: 3).
Duke qenë në të përgjithmonë.
WË JUNDHIREL-LËDHINË KALU TËHADHE-LLAHU WËLËDË (EL-KËHF: 4).
Për t’ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
MË LËHUM BIHI MIN ‘ILMI- WË LË LI’ËBË’IHIM KËBURËT KELIMETËN TËHRUXHU MIN ‘ËFWËHIHIM ‘I- JEKULUNË ‘IL-LË KEDHIBË (EL-KËHF: 5).
Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
FËLË’AL-LËKË BËHI’U-NËFSËKË ‘ALË ‘ËTHËRIHIM ‘I- LËM JU’UMINU BIHËDHËL-HADITHI ‘ËSËFË (EL-KËHF: 6).
A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur’anit)?
‘INNË XHE’ALNË MË ‘ALËL-’ËRDI ZINËTË LËHË LINËBLUWËHUM ‘EJJUHUM ‘ËHSËNU ‘AMËLË (EL-KËHF: 7).
Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
WË ‘INNË LËXHË’ILUNË MË ‘ALEJHË SA’IDËN XHURUZË (EL-KËHF: 8).
Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
‘ËM HËSIBTË ‘ËNNË ‘ËS’HABËL-KËHFI WË RRAKIMI KËNU MIN ‘ËJËTINË ‘AXHËBË (EL-KËHF: 9).
A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
‘IDH ‘ËWËL-FITJETU ‘ILËL-KEHFI FËKALU RABBËNË ‘ËTINË MIN LËDUNKE RAHMETË WE HEJJI’ LËNË MIN ‘ËMRINË RASHËDË (EL-KËHF: 10).
Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”
FEDARABNË ‘ALË ‘ËDHËNIHIM FIL-KEHFI SININË ‘ADËDË (EL-KËHF: 11).
Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.
THUMMË BË’ATHNËHUM LINËALËMË ‘EJJUL-HIZBËJNI ‘ËHSA LIMË LËBITHU ‘ËMEDË (EL-KËHF: 12).
Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.
NËHNU NËKUSSU ‘ALEJKE NËBË’ËHUM BIL-HAKË ‘INNËHUM FITJETUN ‘ËMËNU BIRABBIHIM WË ZIDNËHUM HUDË (EL-KËHF: 13).
Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
WË REBËTNË ‘ALË KULUBIHIM ‘IDH KAMU FEKALU RABBUNË RABBU SËMËWËTI WËL-’ËRDI LËN NËD’UWË MIN DUNIHI ‘ILËHË LËKADË KULNË ‘IDHËN SHETATA (EL-KËHF: 14).
Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: “Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij”, pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!
HË’UULË’I KAWMUNË TEHADHU MIN DUNIHI ‘ËLIHËH LËWLË JE’TUNË ‘ALEJHIM BISULTANIM BEJJIN FËMËN ‘ËDHLËMU MIMMËNI FTERA ‘ALË -LLAHI KEDHIBË (EL-KËHF: 15).
Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
WË ‘IDHI Ë’TËZËLTUMUHUM WË MË JA’BUDUNË ‘IL-LALLAHE FË’U ‘ILËL-KEHFI JENSHUR LËKUM RABBUKUM MIN RAHMETIHI WË JUHEJJI’ LËKUM MIN ‘ËMRIKUM MIRFEKA (EL-KËHF: 16).
Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
WË TERA SHEMSE ‘IDHË TELE’AT TËZAWËRU ‘ËN KEHFIHIM DHËTËL-JEMINI WË ‘IDHË GARABET TEKRIDUHUM DHËTE SHIMËLI WË HUM FI FEXHWËTI MINH DHËLIKE MIN ‘ËJËTI LËH MË- JËHDI LËHU FËHUWËL-MUHTED WË MË JUDLIL FELËN TEXHIDË LËHU WËLIJË- MURSHIDË (EL-KËHF: 17).
Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
WË TËHSËBUHUM ‘EJKADHA WË HUM RUKUD WË NUKAL-LIBUHUM DHËTËL-JEMINI WË DHËTË SHIMËLI WË KELBUHUM BËSITUN DHIRA’AJHI BIL-WASID LËWI TALË’TË ‘ALEJHIM LËWËL-LËJTË MINHUM FIRARA- WË LËMULI’TE MINHUM RU’BË (EL-KËHF: 18).
Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
WË KËDHËLIKE BË’ATHNËHUM LIJETËSË’ËLU BEJNËHUM KALE KA’ILUN MINHUM KEM LËBITHTUM KALU LËBITHNË JËWMËN ‘ËW BË’DA JËWM KALU RABBUKUM ‘A’LËMU BIMË LËBITHTUM FAB’ATHU ‘ËHADËKUM BIWËRIKIKUM HËDHIHI ‘ILËL-MEDINËTI FELJENDHUR ‘EJJUHË ‘EZKË TA’AMËN FELJE’TIKUM BIRIZKI MINHU WEL-JETELETTAF WË LË JUSH’IRANNË BIKUM ‘ËHADË (EL-KËHF: 19).
Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur?” Ata thanë:”Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t’ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju”.
‘INNËHUM ‘I- JËDHHËRU ‘ALËJKUM JËRXHUMUKUM ‘ËW JU’IDUKUM FI MILETIHIM WË LËN TUFLIHU ‘IDHËN ‘ËBËDË (EL-KËHF: 20).
Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t’ju mbysin me gurë, ose do t’ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.
WE KËDHËLIKE ‘E’THËRNË ‘ALEJHIM LIJA’LËMU ‘ËNNË WË’ADALL-LLAHI HAKU- WË ‘ËNNË SË’ATË LË RAJBË FIHË ‘IDH JETËNËZË’UNË BËJNËHUM ‘ËMRAHUM FËKALU ‘BNU ‘ALEJHIM BUN’JANË RABBUHUM ‘A’LËMU BIHIM KALË-LEDHINE GALËBU ‘ALË ‘ËMRIHIM LËNËTTËHIDHËNNË ‘ALEJHIM MËSXHIDË (EL-KËHF: 21).
Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t’i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: “Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: “Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami”.
SEJEKULUNË THELATHETU RABI’UHUM KELBUHUM WË JEKULUNË HAMSETUN SEDISUHUM KELBUHUM REXHMËM BIL-GAJB* WË JEKULUNË SEB’ATUN WË THËMINUHUM KELBUHUM* KUL RABBI ‘A’LËMU BI’IDDËTIHIM MË JA’LËMUHUM ‘IL-LË KALIL* FËLË TUMËRI FIHIM ‘IL-LË MIRA’ËN DHAHIRA-WË LË TËSTEFTI FIHIM MINHUM ‘ËHADË (EL-KËHF: 22).
Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta”.
WË LË TEKULËNNË LISHËJ’IN ‘INNI FË’ILUN DHËLIKE GADË (EL-KËHF: 23).
Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!”
‘IL-LË ‘Ë- JËSHË’ ALL-LLAH* WË ‘DHKUR RABBEKE ‘IDHË NËSITE WË KUL ‘ASË ‘Ë- JËHDIJËNI RABBI LI’KRABË MIN HËDHË RASHËDË (EL-KËHF: 24).
Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)”.
WË LËBITHU FI KËHFIHIM THËLËTHË MI’ËTIN SININË WË-ZDËDU TIS’Ë (EL-KËHF: 25).
(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
KULI LËHU ‘A’LËMU BIMË LËBITHU LËHU GAJBU SËMËWËTI WËL-’ËRD* ‘ËBSIR BIHI WË ‘ËSMI’ MË LËHUM MIN DUNIHI MI- WË LIJI- WË LË JUSHRIKU FI HUKMIHI ‘ËHADË (EL-KËHF: 26).
Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush”.
WË -TLU MË ‘UHIJE ‘ILEJKE MIN KITËBI RABBIK* LË MUBËDDILË LIKELIMËTIHI WË LËN TËXHIDË MIN DUNIHI MULTËHADË (EL-KËHF: 27).
Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
WE-SBIR NËFSËKË ME’AL-LËDHINË JED’UNË RABBEHUM BIL-GADËTI WËL-’ASHIJI JURIDUNË WËXHËHËH WË LË TA’DU ‘AJNËKE ‘ANHUM TURIDU ZINËTEL-HAJËTI DUN’JA WË LË TUTI’ MËN ‘ËGFËLNË KALBËHU ‘ËN DHIKRINË WË TEBË’A HËWËHU WË KËNË ‘ËMRUHU FURUTA (EL-KËHF: 28).
Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
WË KULIL-HAKKU MI- RABBIKUM FËMËN SHË’Ë FËLJU’UMIN WË MËN SHË’Ë FELJEKFUR ‘INNË ‘A’TEDNË LILDH-DHALIMINË NËRAN ‘ËHATA BIHIM SURADIKUHË WË ‘I- JESTEGITHU JUGATHU BIMË’IN KELMUHLI JËSHWIL-WUXHUH BI’SË SHËRABU WË SË’ËT MURTEFEKA (EL-KËHF: 29).
E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
‘INNËL-LEDHINË ‘ËMËNU WË ‘AMILU SALIHËTI ‘INNË LË NUDI’U ‘EXHRA MËN ‘ËHSËNË ‘AMËLË (EL-KËHF: 30).
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.
‘ULË’IKE LËHUM XHENNETU ‘ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-’ËNHARU JUHAL-LËWNË FIHË MIN ‘ËSËWIRA MIN DHËHEBI- WË JELBESUNË THIJËBËN HUDRAN MIN SUNDUSI-WË ‘ISTEBËRAKI MUTTEKI’INË FIHË ‘ALËL-’ËRA’IK* NI’MË -THËWËBU WË HASUNËT MURTEFEKA (EL-KËHF: 31).
Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
WE-DRIB LËHUM MËTHËLË RAXHULËJNI XHE’ALNË LIË’HADIHIMË XHENNETEJNI MIN ‘A’NËBIN WË HAFEFNËHUMË BINËHLI- WË XHE’ALNË BEJNEHUMË ZËR’Ë (EL-KËHF: 32).
E ti sillu atyre (që kërkuan t’i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dujave bimë të tjera.
KILTEL-XHENNETEJNI ‘ËTËT ‘UKULËHË WË LËM TËDHLIM MINHU SHEJ’Ë* WË FEXHXHËRNË HILËLËHUMË NËHËRA (EL-KËHF: 33).
Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
WË KËNË LËHU THËMËRUN FEKALË LISAHIBIHI WË HUWË JUHAWIRUHU ‘ËNË ‘EKTHËRU MINKË MËLË- WË ‘E’AZZU NËFËRA (EL-KËHF: 34).
Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: – duke iu krenuar atij – “Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!”
WË DËHALË XHENNETEHU WE HUWË DHALIMU LINËFSIHI KALE MË ‘ËDHUNNU ‘ËN TEBIDË HËDHIHI ‘EBËDË (EL-KËHF: 35).
Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: “Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!”
WË MË ‘ËDHUNNU SË’ATE KA’IMETË- WË LË’I- RUDIDTU ‘ILË RABBI LË’XHIDËNNË HAJRA MINHË MUNKALËBË (EL-KËHF: 36).
“Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo”.
KALË LËHU SAHIBUHU WË HUWË JUHAWIRUHU ‘ËKËFËRTË BIL-LEDHI HALËKAKE MIN TURABIN THUMMËË MIN NUTFËTIN THUMMËË SËWWËKË RAXHULË (EL-KËHF: 37).
Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha – duke e polemizuar atë – “A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?”
LËKINNË HUWALL-LAHU RABBI WË LË ‘USHRIKU BIRABBI ‘ËHADË (EL-KËHF: 38).
“Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!”
WË LËWLË ‘IDH DËHALTE XHENNETEKË KULTE MË SHA’ALL-LAHU LA KUWETE ‘IL-LË BIL-LËH* ‘IN TËRANI ‘ËNË ‘EKAL-LË MINKE MËLË- WË WËLËDË (EL-KËHF: 39).
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma shaAll llah, la kuvvete il-la bil-lah” – (All-llahu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
FE’ASË RABBI ‘Ë- JU’UTIJËNI HAJRA- MIN XHENNETIKE WË JURSILË ‘ALEJHË HUSBËNË- MINË SËMË’I FETUSBIHA SA’IDËN ZELEKA (EL-KËHF: 40).
Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
‘ËW JUSBIHË MË’UUHË GAWRAN FELËN TËSTETI’A LËHU TALËBË (EL-KËHF: 41).
Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!
WË ‘UHITA BITHËMËRIHI FE’ËSBËHE JUKAL-LIBU KEFFEJHI ‘ALË MË ‘ËNFEKA FIHË WË HIJE HAWIJETUN ‘ALË ‘URUSHIHË WË JEKULU JË LEJTENI LËM ‘USHRIK BIRABBI ‘ËHADË (EL-KËHF: 42).
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!”
WË LËM TEKU- LËHU FI’ETU- JËNSURUNËHU MIN DUNI LËHI WË MË KËNË MUNTESIRA (EL-KËHF: 43).
E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t’i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
HUNËLIKEL-WËLËJETU LIL-LAHIL-HAK* HUWË HAJRUN THËWËBË- WË HAJRUN ‘UKBË (EL-KËHF: 44).
Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
WË ‘DRIB LËHUM MËTHËLËL-HAJËTI DUN’JA KËMË’IN ‘ËNZELNËHU MINË SËMË’I FEHTELETA BIHI NËBËTUL-’ËRDI FE’ËSBËHA HËSHIMËN TËDHRUHU RIJËH* WË KËNALL-LAHU ‘ALË KUL-LI SHEJ’IN MUK’TEDIRA (EL-KËHF: 45).
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
ËL-MËLU WËL-BËNUNË ZINËTUL-HAJËTI DUN’JA WËL-BËKIJËTU SALIHATU HAJRUN ‘INDE RABBIKE THËWËBË- WË HAJRUN ‘ËMELË (EL-KËHF: 46).
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
WË JËWME NUSËJJIRUL-XHIBËLË WË TËRAL-’ËRDA BËRIZETËN WË HASHËRNËHUM FËLËM NUGADIR MINHUM ‘ËHADË (EL-KËHF: 47).
(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
WË ‘URIDU ‘ALË RABBIKE SAFFË- LËKAD XHI’TUMUNË KËMË HALËKNËKUM ‘ËWWËLË MËRRAH* BËL ZË’AMTUM ‘ËL-LËN-NËXH’ALË LËKUM MËW’IDË (EL-KËHF: 48).
Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): “Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje”.
WË UDI’AL-KITËBU FETËRAL-MUXHRIMINË MUSHFIKINË MIMMË FIHI WE JEKULUNË JË WËJLËTËNË MËLI HËDHËL-KITËBI LË JUGADIRU SAGIRETE- WË LË KEBIRËTËN ‘IL-LË ‘ËHSAHË WË WËXHËDU MË ‘AMILU HADIRA- WË LË JEDHLIMU RABBUKE ‘ËHADË (EL-KËHF: 49).
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
WË ‘IDH KULNË LILMËLË’IKETI ‘SXHUDU LIË’DËMË FESEXHEDU ‘IL-LË ‘IBLISE KËNË MINEL-XHINNI FEFESEKA ‘ËN ‘ËMRI RABBIH* ‘EFETETEHIDHUNËHU WË DHURRIJETËHU ‘ËWLIJË’Ë MIN DUNI WË HUM LËKUM ‘ADUW* BI’SË LIDHDHALIMINË BËDËLË (EL-KËHF: 50).
(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
MË ‘ËSH/HËDTUHUM HALKA SËMËWËTI WËL-’ËRDI WË LË HALKA ‘ËNFUSIHIM WË MË KUNTU MUTTËHIDHËL-MUDIL-LINË ‘ADUDË (EL-KËHF: 51).
Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.
WË JËWME JEKULU NËDU SHURAKË’IJEL-LEDHINË ZE’AMTUM FËDË’AWHUM FËLËM JESTEXHIBU LËHUM WE XHE’ALNË BEJNEHUM MËWBIKA (EL-KËHF: 52).
E ditën kur Ai thotë: “Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!” I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
WË RA’AL-MUXHRIMUNË NËRA FËDHANNU ‘ËNNËHUM MUWËKI’UHË WË LËM JEXHIDU ‘ANHË MËSRIFË (EL-KËHF: 53).
Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.
WË LËKAD SARRAFNË FI HËDHËL-KUR’ANI LINNËSI MIN KUL-LI MËTHËL* WË KËNËL-’INSËNU ‘EKTHERA SHEJ’IN XHËDËLË (EL-KËHF: 54).
Në këtë Kur’an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar) më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
WË MË MËNË’A NËSE ‘Ë- JU’UMINU ‘IDH XHË’ËHUMUL-HUDË WË JËSTEGFIRU RABBEHUM ‘IL-LË ‘ËN TË’TIJEHUM SUNNËTUL-’ËWWËLINË ‘ËW JE’TIJËHUMUL-’ADHABU KUBULË (EL-KËHF: 55).
Pasi që t’u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t’u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm ose t’u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
WË MË NURSILUL-MURSELINË ‘IL-LË MUBËSH-SHIRINË WË MUNDHIRIN* WË JUXHËDILUL-LEDHINE KEFERU BIL-BATILI LIJUD’HIDU BIHIL-HAK* WË TEHADHU ‘ËJËTI WË MË ‘UNDHIRU HUZUË (EL-KËHF: 56).
Ne nuk i dërgojmë ndryshe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
WË MËN ‘ËDHLËMU MIMMËN DHUKKIRA BI’ËJËTI RABBIHI FE’A’RADA ‘ANHË WË NËSIJE MË KADDËMËT JËDËH* ‘INNË XHE’ALNË ‘ALË KULUBIHIM ‘ËKINNËTËN ‘Ë- JEFKAHUHU WË FI ‘ËDHËNIHIM WËKRA WË ‘IN TED’UHUM ‘ILËL-HUDË FËLË- JËHTEDU ‘IDHËN ‘EBËDË (EL-KËHF: 57).
Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
WË RABBUKEL-GAFURU DHU RAHMEH* LËW JU’UËHIDHUHUM BIMË KËSËBU LË’AXHXHËLË LËHUMUL-’ADHËB* BËL LËHUM MËW’IDU- LË- JEXHIDU MIN DUNIHI MËW’ILË (EL-KËHF: 58).
Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
WË TILKEL-KURA ‘ËHLËKNËHUM LËMMË DHALËMU WË XHE’ALNË LIMËHLIKIHIM MËW’IDË (EL-KËHF: 59).
Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.
WË ‘IDH KALË MUSA LIFETËHU LË ‘ËBRAHU HATTË ‘EBLUGA MEXHMË’AL-BAHREJNI ‘ËW ‘ËMDIJË HUKUBË (EL-KËHF: 60).
(përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: “Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë”
FELËMMË BËLËGA MEXHME’A BËJNIHIMË NËSIJË HUTËHUMË FE TEHADHË SEBILËHU FIL-BËHRI SËRABË (EL-KËHF: 61).
Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
FËLËMMË XHËWËZË KALË LIFËTËHU ‘ËTINË GADË’ËNË LËKAD LËKINË MIN SËFËRINË HËDHË NËSABË (EL-KËHF: 62).
Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: “Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur”.
KALE ‘ËRA’EJTE ‘IDH ‘ËWËJNË ‘ILË SAHRATI FË’INNI NËSITUL-HUTË WË MË ‘ËNSËNIHU ‘IL-LË SHËJTANU ‘ËN ‘ËDHKURAH* WË TEHADHË SEBILËHU FIL-BËHRI ‘AXHËBË (EL-KËHF: 63).
Ai (djaloshi – Jushaë bin Nun) tha: “A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!”
KALË DHËLIKE MË KUNNË NËBËGI FËRTËDDË ‘ALË ‘ËTHËRIHIMË KASASA (EL-KËHF: 64).
Ai (Musai) tha: “Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!” Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
FËWËXHËDË ‘ABDË- MIN ‘IBËDINË ‘ËTËJNËHU RAHMETË- MIN ‘INDINË WË ‘AL-LËMNËHU MIN LËDUNNË ‘ILMË (EL-KËHF: 65).
Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
KALE LËHU MUSË HËL ‘ËTTËBI’UKE ‘ALË ‘ËN TU’AL-LIMËNI MIMMË ‘UL-LIMTË RUSHDË (EL-KËHF: 66).
Atij (Hidrit – njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?”
KALË ‘INNËKE LËN TËSTETI’A MË’IJË SABRA (EL-KËHF: 67).
Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!”
WË KEJFË TËSBIRU ‘ALË MË LËM TUHIT BIHI HUBRA (EL-KËHF: 68).
“Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?”
KALË SETEXHIDUNI ‘IN SHË’ALL-LLAHU SABIRA- WË LË ‘A’SI LËKË ‘ËMRA (EL-KËHF: 69).
(Musai) Tha: “Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!”
KALË FE’INI TTËBA’TËNI FËLË TËS’ËLNI ‘AN SHEJ’IN HATTË ‘UHDITHË LËKE MINHU DHIKRA (EL-KËHF: 70).
Ai i tha: “Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të”.
FËNTALËKA HATTË ‘IDHË RAKIBË FI SEFINËTI HARAKAHË* KALE ‘ËHARAKTËHË LITUGRIKA ‘ËHLËHË LËKAD XHI’TE SHËJ’ËN ‘IMRA (EL-KËHF: 71).
E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: “A e shqeve që t’i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?”
KALË ‘ËLËM ‘ËKUL ‘INNËKE LËN TËSTETI’A MË’IJE SABRA (EL-KËHF: 72).
Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?”
KALË LË TU’UAHIDHNI BIMË NËSITU WË LË TURHIKNI MIN ‘ËMRI ‘USRA (EL-KËHF: 73).
(Musai) Tha: “Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!”
FËNTALËKA HATTË ‘IDHË LËKIJË GULËMËN FEKATËLËHU KALË ‘EKATËLTË NËFSËN ZEKIJETEM BIGAJRI NËFSI- LËKAD XHI’TË SHEJ’ËN NUKRA (EL-KËHF: 74).
Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: “A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!”
KALE ‘ËLËM ‘ËKUL LËKË ‘INNEKE LËN TËSTETI’A MË’IJE SABRA (EL-KËHF: 75).
Ai (i dijshmi) tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?”
KALE ‘IN SE’ELTUKE ‘AN SHEJ’IM BA’DËHË FËLË TUSAHIBNI KAD BËLËGTË MI- LËDUNNI ‘UDHRA (EL-KËHF: 76).
(Musai) Tha: “Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!”
FËNTALEKA HATTË ‘IDHË ‘ËTEJË ‘ËHLË KARJETI- STET’AMË ‘ËHLËHË FE’ËBËW ‘Ë- JUDAJJIFU-HUMË FËWËXHËDË FIHË XHIDËRA- JURIDU ‘Ë- JËNKADDA FE’EKAMËH* KALË LËW SHI’TE LËTTEHADHTË ‘ALËJHI ‘ËXHRA (EL-KËHF: 77).
Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t’u japin ushqim, po ata nuk deshën t’i pranojnë si musafirë (e as t’i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur do t’u merrje shpërblim për këtë!”
KALE HËDHË FIRAKU BEJNI WE BEJNIK* SE’UNËBBI’UKË BITË’WILI MË LËM TËSTËTI’ ‘ALEJHI SABRA (EL-KËHF: 78).
Ai (i dijshmi) tha: “Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!”
‘ËMMË SEFINËTU FËKËNËT LIMËSËKINË JA’MELUNË FIL-BËHRI FË’ËRADTU ‘ËN ‘A’IBËHË WË KËNË WËRA’ËHUM MËLIKU- JE’HUDHU KUL-LË SEFINËTIN GASBË (EL-KËHF: 79).
Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë – pa të meta).
WË ‘ËMMËL-GULËMU FËKËNË ‘ËBËWËHU MU’UMINËJNI FËHASHINË ‘Ë- JURHIKAHUMË TUG’JANË- WË KUFRA (EL-KËHF: 80).
Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t’i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
FE’ËRADNË ‘Ë- JUBDI LËHUMË RABBUHUMË HAJRA- MINHU ZËKËTË- WË ‘ËKRABË RUHMË (EL-KËHF: 81).
Deshëm që Zoti i tyre t’u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
WË ‘ËMMËL-XHIDËRU FËKËNË LIGULEMEJNI JETIMEJNI FIL-MEDINËTI WË KËNË TËHTËHU KËNZU- LËHUMË WË KËNË ‘ËBUHUMË SALIHËN FE’ËRADE RABBUKË ‘Ë- JEBLUGA ‘ËSHUDDË HUMË WË JËSTËHRIXHË KËNZËHUMË RAHMETË- MI- RABBIK* WË MË FE’ALTUHU ‘ËN ‘ËMRI* DHËLIKE TE’WILU MË LËM TËSTI’ ‘ALËJHI SABRA (EL-KËHF: 82).
Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!
WË JËS’ELUNËKË ‘ËN DHIL-KARNËJNI KUL SE’ËTLU ‘ALËJKUM MINHU DHIKRA (EL-KËHF: 83).
Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: “Do t’ju rrëfej për punën e tij me Kur’an (me shpallje)”.
‘INNË MËKKËNNË LËHU FIL-’ËRDI WË ‘ËTËJNËHU MIN KUL-LI SHËJ’IN SËBËBË (EL-KËHF: 84).
Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë.
FE’ËTBË’A SËBËBË (EL-KËHF: 85).
Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).
HATTË ‘IDHË BËLËGA MEGRIBË SHËMSI WËXHËDËHË TEGRUBU FI ‘AJNIN HAMI’ËTIN WË WËXHËDË ‘INDËHË KAWMË* KULNË JË DHËL-KARNËJNI ‘IMMË ‘ËN TU’ADHDHIBË WË ‘IMMË ‘ËN TETEHIDHË FIHIM HUSNË (EL-KËHF: 86).
Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh, ose do t’i marrish me të mirë e t’i udhëzosh!”
KALË ‘ËMMË MËN DHALËMË FËSËWFË NU’ADHDHIBUHU THUMMËË JURADDU ‘ILË RABBIHI FEJU’ADHDHIBUHU ‘ADHËBËN NUKRA (EL-KËHF: 87).
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm”.
WË ‘ËMMË MËN ‘ËMËNË WË ‘AMILË SALIHËN FËLËHU XHËZË’Ë’L-HUSNË* WË SËNËKULU LËHU MIN ‘ËMRINË JUSRA (EL-KËHF: 88).
Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t’i bëjmë lehtësi (në jetë).
THUMMËË ‘ETBË’A SËBËBË (EL-KËHF: 89).
Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
HATTË ‘IDHË BËLËGA METLI’A SHËMSI- WËËXHËDËHË TËTLU’U ‘ALË KAWMI- LËM NËXH’AL LËHUM MIN DUNIHË SITRA (EL-KËHF: 90).
Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
KËDHËLIKE WË KAD ‘ËHATNË BIMË LËDEJHI HUBRA (EL-KËHF: 91).
Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
THUMMËË ‘ËTBË’A SËBËBË (EL-KËHF: 92).
Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes – nga veriu).
HATTË ‘IDHË BËLËGA BEJNË SEDDEJNI WËXHËDE MIN DUNIHIMË KAWMË- LË JEKEADUNË JEFKAHUNË KAWLË (EL-KËHF: 93).
Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
KALU JË DHËL-KARNEJNI ‘INNË JE’XHUXHË WË MË’XHUXHË MUFSIDUNË FIL-’ËRDI FËHEL NËXH’ALU LËKË HARXHËN ‘ALË ‘ËN TEXH’ALË BËJNËNË WË BEJNËHUM SEDDË (EL-KËHF: 94).
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?”
KALE MË MËKKËNI FIHI RABBI HAJRUN FE’Ë’INUNI BIKUWËTIN ‘ËXH’AL BEJNËKUM WË BEJNËHUM RADMË (EL-KËHF: 95).
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!”.
‘ATUNI ZUBËRAL-HADID* HATTË ‘IDHË SAWË BEJNË SADEFEJNI KALE- NFUHU HATTË ‘IDHË XHE’ALËHU NËRAN KALË ‘ËTUNI ‘UFRIG ‘ALEJHI KITRA (EL-KËHF: 96).
Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: “Ndizni!”, e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedhë atij!”
FËMË- STA’U ‘Ë- JËDHHËRUHU WË MË- STETA’U LËHU NËKBË (EL-KËHF: 97).
E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
KALE HËDHË RAHMETU- MI- RABBI FE’IDHË XHË’Ë WË’DU RABBI XHE’ALËHU DËKKË’Ë WË KËNË WË’DU RABBI HËKKA (EL-KËHF: 98).
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt”.
WË TËRAKNË BË’DAHUM JËWME’IDHI- JËMUXHU FI BA’D* WË NUFIHA FI SURI FEXHËMË’NËHUM XHËM’Ë (EL-KËHF: 99).
(Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
WË ‘ARADNË XHEHENNËMË JËWME’IDHI- LILKEFIRINË ‘ARDA (EL-KËHF: 100).
Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
EL-LEDHINË KËNËT ‘A’JUNUHUM FI GITA’IN ‘ËN DHIKRI WË KËNU LË JESTETI’UNË SËM’Ë (EL-KËHF: 101).
Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).
‘EFEHASIBËL-LEDHINE KEFERU ‘Ë- JTEHIDHU ‘IBËDI MIN DUNI ‘ËWLIJË’Ë ‘INNË ‘A’TËDNË XHEHENNËME LILKEFIRINË NUZULË (EL-KËHF: 102).
A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.
KUL HËL NUNËBBI’UKUM BIL-’ËHSËRINË ‘A’MËLË (EL-KËHF: 103).
Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?”
EL-LEDHINË DAL-LË SA’JUHUM FIL-HAJËTI ËDUN’JA WË HUM JEHSEBUNË ‘ËNNËHUM JUHSINUNË SUN’Ë (EL-KËHF: 104).
Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
‘ULË’IKEL-LEDHINE KEFERU BI’ËJËTI RABBIHIM WË LIKA’IHI FËHABITAT ‘A’MËLUHUM FËLË NUKIMU LËHUM JËWMEL-KIJAMETI WËZNË (EL-KËHF: 105).
Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoti të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u japim kurrfarë vlere.
DHËLIKE XHËZË’UUHUM XHEHENNËMU BIMË KËFËRU WË TEHADHU ‘ËJËTI WË RUSULI HUZUË (EL-KËHF: 106).
Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
‘INNEL-LEDHINE ‘ËMËNU WË ‘AMILU SALIHËTI KËNËT LËHUM XHËNNËTUL-FIRDEWSI NUZULË (EL-KËHF: 107).
S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit.
HALIDINE FIHË LË JEBGUNË ‘ANHË HIWËLË (EL-KËHF: 108).
Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t’u ndryshohet).
KUL LËW KËNËL-BËHRU MIDËDË- LIKELIMËTI RABBI LËNËFIDEL-BËHRU KABLË ‘ËN TËNFËDË KELIMËTU RABBI WË LËW XHI’NË BIMITHLIHI MEDËDË (EL-KËHF: 109).
Thuaj: “Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)”.
KUL ‘INNËMË ‘ËNË BËSHËRU- MITHLUKUM JUHË ‘ILËJJE ‘ËNNËMË ‘ILËHUKUM ‘ILËHU- WËHID* FËMËN KËNË JËRXHU LIKA’Ë RABBIHI FELJA’MËL ‘AMËLËN SALIHË- WË LË JUSHRIK BI’IBËDËTI RABBIHI ‘ËHADË (EL-KËHF: 110).
Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”.
Surja El Kehf qe lexohet cdo te premte (xhuma) Ketu keni mundesine ta mesoni shqip edhe arabisht.
(a) – “Kush e lexon suren Kehf natën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe”. (Transmeton Darimiu )
(b) – “Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë atij ndërmjet dy xhumave.”. (Transmeton Hakimi dhe Bejhekiu )