()

Mësoni suren Nasr me titra Shqip me shkronja Arabe.

Surja En Nasr me përkthim dhe transliterim. Surja Nasr Shqip Arabisht

110) SURETUL EN-NASR

IDHË XHË Ë-NËSRU LLAHI WEL-FET’H (EN-NASR: 1).
Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi), 

WE RA’ËJTE NËSE JED’HULUNË FI DINI LËHI ‘ËFWËXHË (EN-NASR: 2).
 Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.

FESEBBIH BIHAMDI RABBIKE WE-STEGFIR ‘INNËHU KËNË TËWWËBË (EN-NASR: 3).
Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.

Meso Sure ne Youtube

E zbritur gjatë periudhës medinase, ka tre ajete. Surja Nasr, quhet ndryshe edhe si surja “Idha xha’e”. Transmetohet nga Aishja (r.anha) të ketë thënë: Pas zbritjes se sures إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ Profeti (alejhi selam) në çdo namaz që falte lexonte shpesh në ruku dhe sexhde سبحانك اللهم ربنا وبحمدك اللهم اغفر لي “Zoti ynë është i pastër nga të gjitha cilësitë që tregojnë mangësi! Të gjitha lavdet dhe lavdërimet janë për Allahun, Allahu im më fal mua.”Omeri (r.a.) e ftonte Ibn Abasin (r.a.) në kuvendin e konsultimit edhe pse ishte në një moshë relativisht të vogël. Sahabeve të tjerë, që kishin marrë pjesë në luftën e Bedrit u dukej e çuditshme kjo situatë. Një ditë, Omeri (r.a.) pyeti të pranishmit në kuvend se çfarë mendonin rreth sures Nasr. Përgjigjet ishin të ndryshme. Në fund pyeti edhe Ibn Abasin (r.a.). Përgjigja e tij ishte: “Kjo tregon se Profeti e ka përmbushur detyrën e tij dhe i është afruar fundit të jetës në këtë botë”. Omeri (r.a.) duke e vlerësuar për përgjigjen tha: “A ka njeri që e kundërshton pjesëmarrjen e këtij djaloshi në kuvendin tonë?”

Transmetohet se kur zbriti kjo sure, Profeti Muhamed (Alejhi Selam) ka thënë: نعيت إلي نفسي “Mu njoftua se do të ndërroj jetë”. Për këtë arsye kjo sure quhet edhe surja التوضيع, surja e “lamtumirës”.

Në një transmetim tjetër thuhet se: Kur zbriti kjo sure Profeti (s.a.s.) e thirri Fatimen (r.a.) pranë vetes dhe i tha: نعيت إلي نفسي “Mu njoftua se do të ndërroj jetë”, në fillim ajo qau, më pas buzëqeshi. Kur e pyetën për arsyen ajo thotë: “Në fillim më njoftoi se do të ndërronte jetë dhe qava, pastaj më tha se unë do të jem e para nga familja që do të shkoj pas tij në botën tjetër dhe u gëzova”. Ka transmetime që kjo sure të ketë zbritur gjatë ditëve të teshrikut në Haxh, pra në Meke. Sipas disa interpretuesve të Kuranit kjo është surja e fundit e zbritur në Kuran, si sure dhe jo si ajet apo grup ajetesh.

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!

Pin It on Pinterest

Share This