()

Udhëzimet e Profetit (s.a.u.s.)

për kurimin e depresionit, trishtimit dhe ankthitMjeksia Profetike

Në dy Sahih-ët është hadithi që vjen prej Ibn Abasit, se: Pejgamberi (s.a.u.s.), kur i ndodhte ndonjë fatkeqësi, thoshte: “La ilahe il-l-Allahu, El Adhimul, Halim! La ilahe il-l-Allahu, Rabbul Arshil Adhim! La ilahe il-l-Allahu Rabbus-semauati seb‟i, ue Rabbul erdi, Rabbul Arshil kerim!” (Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, të Madhërishmit, Duruesit! Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, Zotit të Fronit madhështor! Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, Zotit të shtatë qiejve, Zotit të tokës, Zotit të Fronit të Nderuar!)

Ndërsa Tirmidhiu, në librin El Xhamiu, sjell transmetimin nga Enesi, se: Pejgamberi (s.a.u.s.), kur e shqetësonte dhe trishtonte ndonjë gjë, thoshte: “Ja Hajju, ja Kajjum! Bi rahmetike estegithu!” (O i Përjetshëm Vetëjetues! Te mëshira Jote mbështetem!)

Po në të njëjtin libër ndodhet dëshmia prej Ebu Hurejrës, që: Pejgamberi (s.a.u.s.), kur shqetësohej për diçka, i ngrinte sytë lart në qiell dhe thoshte: “Subhan-Allahil Adhim!” (I Dëlirë është Allahu i Madhëruar nga çdo e metë!) Ndërsa kur lutej me përunjësi, i drejtohej Allahut me emrat e Tij: “Ja Hajju, ja Kajjum!” (O i Përjetshëm Vetëjetues!)

Sunen-in e Ebu Daudit gjendet transmetimi që vjen nga Ebu Bekrah, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Lutja e atij që e ka goditur fatkeqësia dhe sprova është: „Allahumme! Rahmeteke erxhu! Fe la tekilni ila nefsi tarfete ajnin, ue aslih li she‟ni kul-lehu! La ilahe il-la Ente!‟ (O Allah! Në mëshirën Tënde shpresoj! Mos më lër të mbështetem në veten time as sa një pulitje sysh dhe m‟i rregullo mua të gjitha çështjet e mia! Nuk ka të adhuruar tjetër veç Teje!)

Në të njëjtin libër është ky rrëfim nga Esma bintu Umejsi: – Njëherë, Pejgamberi (s.a.u.s.) më tha: “A të të mësoj disa fjalë, që t‟i thuash kur të të bjerë ndonjë fatkeqësi? Thuaj: Allahu Rab-bi! La ushriku Bihi shejen! (Allahu është Zoti im! Unë nuk shoqëroj asgjë e asnjë me Të!) Sipas një transmetimi tjetër, kjo thuhet shtatë herë.

Musned-in e imam Ahmedit ndodhet transmetimi prej Ibn Mesudit, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Çdo rob të cilin e godet ndonjë trishtim apo ankth dhe thotë: Allahume, inni abduke, ibn abdike, ibn emetike! Nasieti bi jedike! Madin fijje hukmuke! Ad‟lun fije kadauke! Es‟eluke bikul-li ismin hue leke, sememejte bihi nefseke, eu enzeltehu fi kitabike, eu al-lemtehu ehaden min halkik eu iste‟therte bihi fi ilmil gajbi indeke en texh‟alel Kurane rabia kalbij, ue nura sadri, xhelae huzni, ue dhehabe hemmi! (O Allah, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd, biri i robëreshës Tënde! Qenia ime është në dorën Tënde! Vendimi Yt mbi mua sigurisht që do të ndodhë! Të drejta janë të gjitha caktimet e Tua për mua! Po të drejtohem me të gjithë emrat e Tu, me të cilët e ke emërtuar Veten, apo të cilët i ke shpallur në Librin Tënd, apo të cilët ia ke mësuar ndonjë prej krijesave të Tua, apo të cilët i ke ruajtur në dijen Tënde të fshehtë: që ta bësh Kuranin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largues të trishtimit tim dhe heqës të ankthit tim!), Allahu i Lartësuar ka për t‟ia larguar trishtimin dhe ankthin, e ka për t‟ia zëvendësuar ato me gëzim.”

Ndërsa në Sunen-in e Tirmidhiut është transmetimi prej Sad ibn Ebu Uekkasit, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Lutja e Dhu Ennunit (Junusit) kur ishte në barkun e peshkut, ishte: “La il-lahe il-la Ennte! Subhaneke! Inni kuntu mine dhalimin!” (Nuk ka zot tjetër veç Teje! I dëlirë je Ti nga çdo e metë! Vërtet, unë jam i padrejtë!) Çdo muslimani që lutet me këto fjalë për ndonjë çështje, Allahu ka për t‟iu përgjigjur lutjes së tij.” Sipas një transmetimi tjetër, Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Unë di disa fjalë, të cilat, nëse i thotë dikush në hall e vështirësi, Allahu ka për ta nxjerrë nga ajo gjendje dhe ka për ta shpëtuar. Ato janë fjalët e vëllait tim, Junusit…”

Sunen-in e Ebu Daudit është ky rrëfim që vjen prej Ebu Seid El Hudriut: “Një ditë, Pejgamberi (s.a.u.s.) hyri në xhami dhe gjeti atje një burrë nga ensarët, që e quanin Ebu Umameh. Ai e pyeti: “Çfarë halli ke, o Ebu Umameh, që po të shoh në xhami jashtë kohës së namazit?” – Ai i tha: – Hallet dhe borxhet më kanë mbytur, o i Dërguari i Allahut. – Pejgamberi (s.a.u.s.) i tha: “A të të mësoj disa fjalë që, nëse i thua, Allahu ka për ta larguar hallin dhe ka për të ta larë borxhin?” – Po, o i Dërguari i Allahut. – Atëherë, Pejgamberi (s.a.u.s.) tha: “Kur të agojë dhe kur të bjerë mbrëmja, thuaj: “Allahumme, inni eudhu bike minel hemmi uel hazeni, ue eudhu bike min el axhzi uel keseli, ue eudhu bike minel xhubni uel buhli, ue eudhu bike min galebeti dejni ue kahri rixhal!” (O Allah! Unë kërkoj mbrojtje tek Ti prej ankthit (për të ardhmen) dhe trishtimit (për të kaluarën)! Të kërkoj mbrojtje prej pamundësisë dhe plogështisë! Të kërkoj mbrojtje prej frikës dhe koprracisë! Të kërkoj mbrojtje nga pesha e borxhit dhe nga çdo gjë që i nënshtron dhe i mposht

burrat!) Unë – thotë Ebu Umameh – e zbatova atë që më porositi Pejgamberi (s.a.u.s.), dhe Allahu i Lartësuar ma largoi trishtimin dhe hallin ku kisha rënë, dhe ma shleu borxhin tim.”

Sunen-in e Ebu Daudit është transmetimi prej Ibn Abasit, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Atij që gjithmonë i kërkon falje Allahut, Ai ka për t‟i dhënë rrugëzgjidhje për çdo hall, ka për ta çliruar nga çdo ngushtim dhe ka për ta furnizuar andej nga nuk e pret!”

Musned thuhet se: kur Profetin e shqetësonte ndonjë çështje, nxitonte të falte namaz, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz.” [Bekare, 54]

Sunen është hadithi, që thotë: “Kthejuni xhihadit, sepse ai është një prej portave të Xhenetit, nëpërmjet të cilit Allahu i Lartësuar largon trishtimin dhe dëshpërimin nga zemra!”

Përcillet prej Ibn Abasit se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Ai të cilit i janë shtuar hallet dhe dëshpërimet, le të thotë sa më shpesh: “La haule ue la kuuete il-la bil-lah” (Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë ndryshe, por veçse me ndihmën e Allahut!) Në dy Sahih-ët thuhet se kjo deklaratë është një prej thesareve të Xhenetit, kurse në Sunen-in e Tirmidhiut përshkruhet si “një prej portave të Xhenetit”.

Këto lutje që ne cituam përmbajnë në vete pesëmbëdhjetë lloje ilaçesh. Nëse ata nuk janë të mjaftueshëm për të larguar stresin, dëshpërimin dhe ankthin, atëherë kemi të bëjmë me një plagë të rëndë, e cila duhet të pastrohet dhe hiqet plotësisht. Kështu:

– Ilaçi i parë është pohimi i njëshmërisë së Allahut në zotërimin e Tij.

– I dyti është pohimi për njëshmërinë e Allahut në adhurimin që i kushtohet Atij. – Ilaçi i tretë është besimi në deklaratën e teuhidit (La ilahe il-l-Allah, Muhamedun resulullah).

– I katërti është lavdërimi i Allahut se Ai nuk i trajton robërit e Tij me padrejtësi, dhe se nuk i ndëshkon ata pa arsye.

– I pesti është pranimi i robit se është ai vetë që bën padrejtësi.

– Ilaçi i gjashtë është lutja drejtuar Allahut me mënyrat më të dashura për Të, me emrat dhe atributet e Tij si: El Hajj, El Kajjum.

– Një tjetër ilaç është mbështetja dhe varësia e plotë tek Allahu i Vetëm.

– Ilaçi i tetë është pohimi i robit se shpresat e tij janë vetëm tek Allahu.

– I nënti është mbështetja e plotë vetëm në fuqinë e Allahut, larg mbështetjes tek aftësitë dhe forcat e tua, duke pranuar se i gjithë fati yt është në dorë të Allahut, i Cili mund të bëjë ç‟të dojë me të. Këtu hyn edhe pranimi se caktimi i Allahut për robin patjetër që do të ndodhë, dhe se gjykimi i Tij është gjithnjë i drejtë.

– Ilaçi i dhjetë është kënaqja e zemrës me ajetet e Kuranit, duke e bërë atë ashtu siç është shiu i pranverës për krijesat: i imët, i dendur, i butë, i ëmbël, plot bereqet dhe i domosdoshëm. Njeriu duhet ta shfrytëzojë dritën e Kuranit për të zhdukur errësirën e epshit dhe kënaqësive. Kurani duhet të jetë miku i ngushtë atëherë kur të gjithë janë larguar, duhet të jetë prehja në kohë fatkeqësie dhe ilaçi për çdo sëmundje që prek zemrën. Kurani duhet të jetë larguesi i pikëllimit dhe fundi i dëshpërimit.

– I njëmbëdhjeti është istigfar-i, kërkimi i faljes.

– I dymbëdhjeti është pendimi tek Allahu.

– Ilaçi i trembëdhjetë është lufta në rrugë të Allahut.

– I katërmbëdhjeti është falja e namazit.

– I pesëmbëdhjeti është të jesh i vetëdijshëm se i gjithë pushteti dhe e tërë fuqia i takon Allahut, i Cili ka gjithçka në dorë.

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!

Pin It on Pinterest

Share This