()

4 – Mjekimi i sëmundjeve shpirtërore

 

Mjekimi më i mirë i sëmundjeve shpirtërore dhe largimi i ndjenjës së ngushtimit në gjoks është si vijon:

11.Udhëzimi dhe zbatimi i Teuhidit, njësimit të Allahut, pasi që idhujtaria dhe devijimi janë shkaqet më të mëdha për ndjenjën e ngushtimit në gjoks.

12.Drita e besimit të sinqertë, të cilën Allahu, e fut në zemrën e robit, me anë të veprave të mira.

13.Dituria e dobishme; sa më shumë dituri të ketë robi aq më tepër i hapet gjoksi i tij për udhëzim dhe i zgjerohet për dituri dhe bindje.

14.Pendimi dhe kthimi tek Allahu i lartësuar dhe dashuria ndaj Tij me zemër të plotë, kërkimi prej Tij si dhe kënaqësia me adhurim ndaj Tij.

15.Përmendja e vazhdueshme e Allahut të Lartësuar, në çfarëdo gjendje apo rrethane, ngase dhikri ka një ndikim të çuditshëm në zgjerimin e gjoksit, në prehjen e zemrës si dhe në largimin e brengave, shqetësimit, pikëllimit dhe stresit.

16.Bamirësia ndaj krijesave me të gjitha llojet e saj, si dhe tu bësh dobi atyre me aq sa është e mundur. Njeriu bujar dhe bamirës gjithmonë është më shpirtgjerë dhe me zemër të mirë.

17.Guximi; ngase me të vërtetë guximi hap kraharorin dhe bën që të jesh zemërgjerë.

18.Pastrimi i zemrës nga të gjitha turpet dhe të metat, sepse zemra është një enë në të cilën mblidhen të gjitha të këqijat: smira, urrejtja, lakmia, armiqësia, mendjemadhësia, etj.

Një herë të Dërguarit të Allahut (a.s), i është thënë:

“Cili nga njerëzit është më i mirë? Ai tha: Çdo zemër e pastër, e cila flet me besnikëri, drejt e pa gënjeshtra. I thanë: Të flasësh besnikërisht e drejtë e dimë, por çfarë është zemër pastri? Ai u përgjigj: Ai është i devotshmi, i pastërti, i kulluari në zemër, s’ka në të mëkat, e as teprim, as urrejtje dhe as smirë.”

19.Braktisja e shikimit dhe e dëgjimit në gjëra të panevojshme, si dhe të folurit e tepërt, përzierja e gjinive, ushqimi, gjumi etj. Me të vërtetë braktisja e këtyre është shkak për zgjerimin e gjoksit, prehjen e zemrës, si dhe largimin e brengave, të pikëllimit dhe dëshpërimit.

20.Preokupimi me një vepër prej veprave apo dituri prej diturive të dobishme, sepse kjo gjë e bën zemrën e njeriut të harrojë atë që e brengos, pikëllon dhe shqetëson.

21.Të përqendruarit me veprat e ditës së sotme, mos preokupimi në lidhje me të ardhmen si dhe largimi nga pikëllimi i asaj që ka kaluar. Robi përpiqet në atë që i bën dobi në fenë dhe dynjanë e tij, si dhe kërkon nga Zoti i tij që t’i dhuron sukses në synimin e tij dhe i mbështetet Atij për këtë çështje, ngase me të vërtetë e tërë kjo të largon nga brengat, pikëllimi dhe dëshpërimi.

22.Shiko në atë që është më poshtë se ti, e mos u krahaso me atë që është më lart se ti, në shëndet apo aftësi, e as në furnizim dhe pasuri.

23.Të harrohet e kaluara, nga të këqijat që janë përjetuar, të cilat nuk mund të kthehen sërish si dhe assesi nuk duhet menduar rreth atyre.

24.Nëse një person hasë në një fatkeqësi prej fatkeqësive, atij i nevojitet që të mundohet për ta zbutur, lehtësuar dhe zvogëluar atë, mirëpo duhet llogaritur edhe më të keqen me të cilën mund të përfundoj kjo çështje si dhe t’i rezistoj asaj sipas forcës dhe mundësisë që posedon.

25.Forca e zemrës; largimi nga shqetësimet dhe reagimet e saj nën ndikimin e iluzioneve dhe fantazive, të cilat sjellin ide dhe mendime të liga, përmbajtja nga hidhërimi, mos supozimi se të gjitha gjërat që i dëshiron do të dështojnë kurse gjërat që i urren do të ndodhin. Por tërë çështjen e Tij duhet t’ia mbështes Allahut të lartësuar, duke i marrë arsyet e dobishme, si dhe të lus Allahun për falje dhe shëndet.

26.Lidhja e zemrës me Allahun, mbështetja tek Ai, si dhe supozimi i mirë ndaj Atij, ngase me të vërtetë ai që i mbështetet Allahut, tek ai nuk ndikojnë iluzionet, fantazitë, imagjinatat etj.

27.I mençuri e di se jeta e tij e shëndoshë, jeta e lumtur dhe e qetë është shumë e shkurtër, pra mos ta shkurtoj atë me brenga, hidhërime dhe dëshpërime; kjo është kundër jetës së shëndoshë.

28.Nëse njeriut i ndodh diçka e padëshirueshme, atëherë ai duhet të bëjë një krahasim ndërmjet anëve pozitive dhe anëve negative të asaj që i ka ndodhur. Nga kjo analizë njeriu arrin në përfundim se në pjesën më të madhe të rasteve anët pozitive janë më tepër se anët negative. Gjithashtu, njeriu duhet të bëjë krahasim ndërmjet mundësive të pakta që ekzistojnë për t’i ndodhur diçka e keqe dhe mundësive të shumta që kjo e keqe të mos i ndodhë fare. Ai nuk duhet të lejojë që të bëhet pre e këtyre mundësive të pakta e të dobëta duke lërë mënjanë mundësitë e shumta e të fuqishme; në këtë mënyrë largohet dhe mënjanohet brenga dhe frika.

29.Duhet ditur se dëmet që mund t’ia shkaktojnë njerëzit veçanërisht me fjalë të këqija dhe të fëlliqura, nuk e dëmtojnë atë por i dëmton vetëm ata që i thonë, andaj edhe nuk ka pse t’ua vërë veshin këtyre gjërave, e as të mendoj rreth tyre në mënyrë që të mos dëmtohet.

30.Duhet të mendojë për ato gjëra që i sjellin dobi në fe, si dhe në jetën e kësaj bote.

31.Të mos kërkoj robi falënderim nga të tjerët për të mirat që i ka bërë ndaj tyre, mirëpo duhet të di që e tërë kjo ka të bëjë mes tij dhe Allahut të lartësuar:

إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ اللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنْكُمْ جَزَاءً وَلَا شُكُورًا

“Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.”

Dhe të vërtetohet kjo tek familja dhe fëmijët e tij.

32.Prioritet gjithmonë le të jenë gjërat e dobishme dhe puna e palodhshme në realizimin e tyre, duke mos u angazhuar me gjëra të dëmshme si dhe të mos preokupoj mendjen e tij me gjëra të tilla.

33.Planifiko punët e së tashmes dhe ndaje kohën për të ardhmen, ashtu që të arrijnë punët e së ardhmes me një mendim dhe punë më të fuqishme.

34.Renditja e punëve të dobishme dhe e njohurive të dobishme, sipas rëndësisë, duke i kushtuar vëmendje asaj që më tepër i intereson dhe për të gjithë këtë të kërkojë ndihmë nga Allahu i lartësuar, si dhe pasi që të konsultohet dhe të vendos për realizimin e çështjeve të tij atëherë mbështetet tek Allahu.

35.T’i tregosh dhuntitë e Allahut të lartësuar, të jashtme dhe të brendshme, ngase me të vërtetë mirënjohja dhe të përmendurit e tyre, janë shkak që Allahu t’i largojë brengat, pikëllimet dhe dëshpërimet. Si rrjedhojë e kësaj njeriu inkurajohet edhe më tepër për falënderim.

36.Marrëdhëniet me gruan, të afërmit dhe me çdo kënd që e njeh; në rast se tek ndonjëri prej tyre e sheh ndonjë turp apo të metë, njëkohësisht duhet të kesh parasysh edhe të mirat, vlerat e tyre dhe të gjitha këto t’i krahasosh, si dhe të vazhdosh shoqërimin me ata, krahas turpit të metës që ke zbuluar tek ata, dhe kjo është një ndër shkaqet për zgjerimin e gjoksit.

“Mos të urrejë besimtari besimtaren; nëse urren ndonjë sjellje të saj, ai do të kënaqet me një sjellje tjetër të saj”

Lutja për përmirësimin e të gjitha çështjeve, dhe më madhështorja prej tyre është:

اَللَّهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي اَلَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي, وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ اَلَّتِي فِيهَا مَعَاشِي, وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي اَلَّتِي إِلَيْهَا مَعَادِي, وَاجْعَلِ اَلْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ, وَاجْعَلِ اَلْمَوْتَ رَاحَةً لِي مِنْ كُلِّ شَرٍّ

All-llahumme aslih li dini el-ledhi huue isemtu emri, ue dunjaje el-leti fiha meashi, ue ahireti el-leti ilejha meadi, uexh’alil-hajate zijadeten li fi kul-li hajrin, uel meute rahaten min kul-li sherrin.

“O Allahu im, ma përmirëso fenë time, që është mbrojtja e jetës, punës sime, ma përmirëso dynjanë time, në të cilën është jeta ime e tashme, ma përmirëso ahiretin tim, në të cilin është kthimi im, më bën jetën shtesë e çdo të mirë, si dhe vdekjen të të qetë nga çdo e keqe.”

Dhe gjithashtu:

اَللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ، وَأَصْلِحْ لِي شَأْنِي كُلَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ

All-llahumme rahmeteke erxhu, fe la tekilni ila nefsi tarfete ajnin, ue aslih li she’ni kul-lehu, la ilahe il-le ente.

“O Allahu im. Unë shpresoj në mëshirën Tënde, prandaj mos më lër të mbështetem në veten time as edhe për një çast, m’i korrigjo të gjitha punët e mia. Asgjë nuk është e denjë të adhurohet përveç Teje.”

37.Lufta në rrugën e Allahut të lartësuar, siç ka thënë i Dërguari i Allahut (a.s):

“Luftoni në rrugën e Allahut, sepse lufta në rrugën e Allahut është derë nga dyert e Xhenetit. Me anën e tij, Allahu ju shpëton nga brengat dhe pikëllimet.”

Këto shkaqe dhe mënyra, janë shërim i dobishëm për sëmundjet shpirtërore dhe nga mjekimet më të mëdha të brengosjes shpirtërore, për atë që mediton në lidhje me këto si dhe punon, vepron sipas këtyre që cekëm më lart; me bindje dhe sinqeritet. Vetëm se kanë mjekuar dhe shëruar disa nga dijetarët, shumë prej rasteve të sëmundjeve shpirtërore, dhe ka dhënë Allahu i lartësuar, dobi të mëdha me këto.

 

Ajetet nga Kurani per sherimin e semundjeve Shpirterore
👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇

 

Postime te ngjashme.

Si te sherohemi nga Mesyshi
Si te sherohemi nga Magjia
Rendesia e Sherimit me Kuran

 

 

Mesoni lutjet nga

Mburoja e Muslimanit ne Youtube

 

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!
lutje ditore logo

Vendosni Emailin tuaj!

Informohuni për të rejat më të fundit.!

U dërgua me Sukses!

Pin It on Pinterest

Share This