()

Falënderimi i takon vetëm Allahut të lartësuar, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu nuk ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një i Vetëm, i pa Rival dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe përshëndetni ata me përshëndetje të shumta.

Me të vërtetë nuk ka dyshim e as hamendje se shërimi me Kuranin Fisnik dhe me atë që është vërtetuar nga i Dërguari prej rukjes, se ai është mjekim i dobishëm dhe shërim i plotë.

قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ

“Thuaj: Ai, për ata që besuan është udhërrëfyes dhe shërues.”

وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ

“Dhe Ne, shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.”140

Dhe prej këtu, duke mos keqkuptuar se vetëm një pjesë e Kuranit është shërim, kurse pjesa tjetër jo, duhet ditur se me të vërtetë Kurani është i tëri shërim siç qëndron në ajetin që vijon:141

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet në zemrat tuaja, edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.”

Pra, Kurani është shërim i plotë i të gjitha sëmundjeve të zemrës dhe të trupit, si dhe i sëmundjeve të dynjasë dhe të ahiretit, mirëpo jo të gjithë janë në gjendje dhe u mundësohet ta përdorin Kuranin për shërim, si dhe sëmundjet duhet trajtuar me besim të sinqertë, bindje të patundur dhe mbështetje të plotë tek Allahu dhe me plotësimin e kushteve të rukjes.

Nëse njeriu e arrin këtë, asnjë sëmundje nuk mund t’i rezistojë atij. E si mund t’i rezistojnë sëmundjet fjalës së Allahut, Zotit të qiejve dhe të Tokës, i Cili po ta zbriste Kuranin mbi male, kodra, do t’i shkatërronte e do t’i bënte thërrime, e sikur t’ia zbriste Tokës do ta kishte ndarë atë?

Nuk ka sëmundje prej sëmundjeve të zemrës apo të trupit, e që të mos i gjendet rrugë në Kuran, e cila të shpie drejt mjekimit të saj, shkaqeve dhe mënyrave të mbrojtjes nga ato, për atë person, të cilin Allahu e ka furnizuar me kuptimin e Librit të Tij.

Allahu i lartësuar, vetëm se i ka përmendur në Kuran sëmundjet e zemrës dhe të trupit, si dhe mjekimin e tyre.

Pra, sëmundjet e zemrës ndahen në dy lloje:

1.Sëmundje të dyshimeve dhe të hamendjeve.

2.Sëmundje të epsheve dhe të tekeve.

Allahu i Lartmadhëruar, i përmend sëmundjet e zemrës duke i klasifikuar ato, por përmend edhe shkaqet e sëmundjeve në to si dhe shërimin e tyre.

Thotë i Madhërishmi:

“Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne ta kemi shpallur ty Librin, i cili u lexohet atyre? Me të vërtetë në të ka mëshirë dhe këshillë për popullin që beson.”

Dijetari i madh Ibën Kajim (Allahu e Mëshiroftë) ka thënë: “Atë që nuk e shëron Kurani, mos e shëroftë Allahu, atij që nuk i mjafton Kurani, mos i mjaftoftë Allahu.”

Për sa u përket sëmundjeve të trupit, vetëm se na ka udhëzuar Kurani drejt bazave dhe rregullave të mjekimit të tyre. Kështu që rregullat bazë për mbrojtjen dhe shërimin e sëmundjeve trupore gjenden në Kuranin Madhështorë dhe ato janë tri:

1.Ruajtja e shëndetit.

2.Largimi nga ushqimet e prishura dhe të dëmshme.

3.Largimi i lëndëve të dëmshme.

Pra, nëse robi e di si të veprojë për të mjekuar veten me Kuran nga sëmundjet e ndryshme, do të vërejë këtë efekt të mahnitshëm dhe shërim të shpejtë.

Ka thënë Ibën Kajimi (Allahu e Mëshiroftë): “Gjatë qëndrimit tim në Mekë, u sëmura, mirëpo nuk arrita të gjej as mjek e as ilaçe, andaj fillova të mjekoj veten me Fatihanë, dhe vëreja ndikime të çuditshme, merrja nga uji i Zemzemit, mbi të cilin kisha kënduar disa herë suren Fatiha, më pas e pija atë. Në këtë mënyrë, gjeta shërimin e plotë. Më vonë fillova të përdorja gjithmonë të njëjtën mënyrë për të shëruar veten nga sëmundjet e ndryshme dhe në të gjitha rastet rezultatet ishin marramendëse. Jo vetëm kaq por unë fillova t’ua rekomandoj edhe të tjerëve përdorimin e kësaj mënyre dhe një numër i madh prej tyre arritën të shërohen shumë shpejt.”

Po ashtu, përdorimi i rukjeve dhe i lutjeve që na ka mësuar i Dërguari (a.s), në hadithet e vërtetuara, është prej shkaqeve më të forta për t’i larguar të këqijat dhe për t’i realizuar kërkesat, e që njëherit është ilaçi më i dobishëm, ngase qëndron si armik i sprovës, e largon atë dhe e shëron, apo edhe e ndal zbritjen e sprovës dhe ndihmon në ngritjen e saj, ose nëse veçse ka zbritur, ndihmon në lehtësimin e saj.

“Lutja bën dobi për atë që ka zbritur si dhe për atë që nuk ka zbritur, andaj lutuni o robër të Allahut.”

“Nuk e kthen përcaktimin gjë përveçse lutjes dhe nuk e shton jetën veçse bamirësia.”

Mirëpo këtu ekziston një çështje që duhet ta theksojmë:

Ajetet, dhikret, lutjet, kërkimet, mbrojtjet me të cilat kërkohet shërim dhe bëhet rukje, vetvetiu janë të dobishme dhe shëruese. Mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme, pasi forca e ndikimit të personit që i thotë ato është një faktor bazë për shërimin e sëmundjes. Andaj, në rast se i sëmuri nuk shërohet, kjo ndodh për shkak të ndikimit të dobët të njeriut që i lexon rukje apo për shkak të dobësisë së vetë të sëmurit.

Pra, mjekimi i rukjes varet nga dy faktorë:

Së pari: Nga vetë i sëmuri.

Për sa i përket të sëmurit, bëhet në bazë të forcës së tij shpirtërore, sinqeritetit të tij ndaj Allahut, besimit të patundur se Kurani është shërim dhe mëshirë për besimtarët, si dhe kërkimit të mbrojtjes së vërtetë, e cila është e lidhur ngushtë me zemrën dhe me gjuhën.

Me të vërtetë kjo gjë është si një lloj i luftës ku gjendjen e të sëmurit mund ta krahasojmë me një luftëtar, që nuk mund të triumfojë vetëm nëse ka:

Një armë të mirë dhe të fuqishme.

Një krahë të fuqishëm për të përdorur armën.

Nëse mungon njëra nga këto të dyja, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për fitore. E çfarë mund të themi nëse i mungojnë që të dyja?

Në këtë rast zemra e tij shkatërrohet nga Teuhidi, mbështetja, devotshmëria dhe orientimi, ashtu që mbetet i paarmatosur.

Së dyti: Nga mjekuesi me Kuran dhe Sunet.

Edhe ky gjithashtu duhet të plotësojë kushtet, që duhet të plotësojë i sëmuri.

Për këtë Ibën et Tin (Allahu e Mëshiroftë), ka thënë: “Rukjet që përmbajnë suret Felek dhe Nas si dhe ajetet ku përmenden emrat e Allahut, janë një mjekim shpirtëror, kur ajo bëhet nga gjuhë të pastërta dhe të sinqerta prej krijesave, do të arrihet shërimi me lejen e Allahut të Madhëruar.”

Dijetarët kanë rënë dakord për lejimin e rukjes atëherë kur plotësohen tri kushte:

1.Të jetë me ajetet kuranore të Allahut të Madhëruar, apo Emra dhe Cilësi të Tij, ose me fjalë të Dërguarit të Tij (a.s).

2.Të jetë në gjuhën arabe apo në një gjuhë tjetër, të cilës i dihet kuptimi.

3.Të besohet me bindje se rukja nuk ndikon vetvetiu, por ndikon me fuqinë dhe lejen e Allahut të Lartmadhëruar, pra rukja thjesht është vetëm një shkak prej shkaqeve të shërimit.

Duke u nisur nga rëndësia e madhe e kësaj teme, vendosa të bëja një shkurtim të librit tim “Përmendja e Allahut, Lutja dhe shërimi me rukje nga Kurani dhe Suneti” duke i shtuar edhe disa rregulla të dobishme, në mënyrë që të përfitojnë sa më tepër të gjithë muslimanët.

Lus Allahun e lartësuar, me Emrat e Tij të bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta, që ta bëjë këtë vepër të sinqertë për hir të Fytyrës së Tij të Ndershme, të na bëj dobi neve me të si dhe t’i bëj dobi atij që e lexon, apo atij i cili e boton, apo është shkaktarë për shpërndarjen e tij, si dhe të gjithë muslimanëve se me të vërtetë Ai i Lartmadhëruari është i Mundshëm dhe i Gjithëfuqishëm për ta bërë këtë.

Mëshira, shpëtimi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi robin e Tij dhe të Dërguarin e Tij Muhamedin (a.s), familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij në përgjithësi, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan me të mirë deri në Ditën e Gjykimit!

Postime te ngjashme

Si te sherohemi nga Mesyshi
Si te sherohemi nga Magjia
Sherimi i semundjeve shpirterore

Mesoni lutjet nga

Mburoja e Muslimanit ne Youtube

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!

Pin It on Pinterest

Share This