()

Endrra e Shejkh Muhamed Er-Rumij për shërim

Përzierja e Shejh Muhamed Rumit Mix për shërim.

Përdorimi

Përdorimi i sidrit të bluar përshkruhet në ëndrrën e shejkh Muhmed Er-Rumij si më poshtë: Shpjegimi i ëndrrës për shërimin e magjive dhe e syrit të keq

Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë : “Dhe kur të sëmurem Ai më shëron”. Esh-Shuara: 80.

Përshkrimi i ëndrrës nga Shejkh Muhamed Er-Rumij. Shejkh Muhamed Er-Rumij në janar të vitit 1999 ishte i shtrire në dhomën e tij të gjumit duke fjetur, pa nje ëndërr që tregonte se si ishte rruga për shërimin e syrit të keq, magjisë, xhindëve dhe semundjeve të tjera si këto.

Receta

Këto ilaçe dhe mënyra të cilat do ti përmëndim më poshtë janë ato të cilat i ka parë në ëndërr Shejkh Muhamed Er-Rumij, d.m.th ilaçet dhe mënyrat e përdorimit të tyre per shërimin e magjisë, syrit të keq, xhindëve dhe sëmundjeve të tjera si këto. Por ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se këto ilaçe nuk janë gjë tjetër vetëm një sebeb (shkak) për tu shëruar nga këto sëmundje, është Allahu i Madhëruar Ai i Cili shëron.

Masa ose sasia

1 kg sidër të bluar

1 kg shebe të bardhë të bluar (eshte lloj guri, ne i themi gur mali i bardhë)

1 kg kripë të bluar

Mund ti vendosësh këto ilaçe në ndonjë tenxhere, kovë apo legen si ta shikosh më të përshtatëshme.

Mënyra e përdorimit

1- Përziej të gjitha këto masa mirë me njëra-tjetrën.

2- Pastaj kjo përzierje ndahet në shtatë pjesë të barabarta dhe vendoset çdo pjesë në një qese 428 gram për çdo qese.

3- Pastaj çdo ditë merr një nga këto qese dhe vendose në një enë me pesë litër ujë dhe përziej mirë, kjo behet për çdo qese.

4- Pastaj laj të gjitha pjesët e trupit me këtë përzierje mbas namazit të ikëndisë, ose të Jacisë d.m.th duke bërë dush (banjo).

5- Mbas bërjes dush (banjo) me të laj tupin me ujë normal.

Koha e ilaçit është 7 ditë njëra pas tjetrës. Për çdo ditë përdoret nga një qese, 7 qese që dalin nga përzierja janë për shtatë ditë.

Vërejtje të përgjithshme

• Nuk lexohet Kur’an në këto përzierje , por duhet të lahesh me to.

• Eshtë mirë që gjatë larjes kihet kujdes mos të futet ndonjë gjë nga kjo përzierje në sy sepse është djegëse.

• Ndalohet që të lyhet me këto përzierje ai i cili ka plagë në trup dhe ai i cili ka alergji të jashtme nga kjo.

• I sëmuri i cili e përdor këtë duhet të japë sadaka gjatë gjithë kohës së përdorimit të ilaçit për çdo ditë nga 1-3 € (mininalja) deri në 5 €, sa më shumë të japë sadaka aq më mirë është për të.

• Nuk përfitojnë nga ky ilaç të tjerët që janë rreth të sëmurit, apo të afërmit e tij por përfiton vetëm përdoruesi.

Para dhe pas përdorimit të ilaçit

Respektoje dhe ndihmoje fenë e Allahut të të ndihmoj Ai ty, kujdesu dhe qëndro i nënshtruar ndaj Tij, kije frikë Allahun fshehurazi dhe haptasi.

Dëgjimi dhe shikimi janë mirësi prej mirësive të Allahut të Madhëruar të cilat ti ka dhuruar ty pra falenderoje dhe lavdëroje Atë për këto mirësi e te tjera si keto. Pra mos e kundërshto Allahun, duke parë harame dhe as duke dëgjuar harame.

Kujdesu për përmendjet dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe asnjë herë mos i le ato, se kështu mund të ruhesh dhe të mbrohesh nga magjia dhe syri i keq dhe xhindët.

Nxiti fëmijet tuaj që të insistojnë në përmëndjet dhikret e sabahut dhe të mbrëmjes dhe në përmëndjet [dhikret] ditore si : thenia e duasë kur bien gjumë, duaja para dhe mbrapa bukës, duaja e hyrjes dhe e daljes nga shtëpia, duaja e hyrjes dhe e daljes nga xhamia, duatë mbas çdo namazi, dhe recitimi i sures Fatiha, Ihlas, Felek, Nas mbas çdo namazi gjithashtu.

Këtu mbaron ëndrra e Shejkh Muhamed Er-Rumij.


Suret Ihlas Felek dhe Nas Shqip Arabisht

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ* اللَّهُ الصَّمَدُ* لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ *وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُواً أَحَدٌ

Kul hu uAllahu ehad, Allahus-samed, lem jelid ue lem juled, ue lem jeku lehu kufuuen ehad.

“Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahut i mbështetet çdo krijesë. As s’ka lindur kë, e as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.”

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ* مِن شَرِّ مَا خَلَقَ* وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ* وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ* وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

Kul eudhu bi Rabbil felek, min sherri ma halek, ue min sherri gasikin idhë uekab, ue min sherrin-nef-fëthëti fil ukad, ue min sherr-rri hasidin idha hased.

“Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.”

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ* مَلِكِ النَّاسِ* إِلَهِ النَّاسِ* مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ* الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ مِنَ الْجِنَّةِ وَ النَّاسِ*

Kul eudhu bi Rabbin-nës, mëlikin-nës, ilëhin-nës, minsherr-rril uesuasil han-nës, eledhi juwesuisu fi sudurin-nës, minel xhin-neti uen-nës.

“Thuaj: Mbështetem në Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve, prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve, qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit.”

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!

Pin It on Pinterest

Share This