()

2 – Shërimi i syrit të keq (mësyshit)

 

Mjekimi i syrit të keq bëhet në disa pjesë:

Pjesa e parë: Para goditjes nga mësyshi dhe kjo bëhet me disa mënyra:

1.Ai i cili i frikësohet goditjes së mësyshit duhet kujdesur dhe mbrojtur me përmendjen e Allahut, lutje, kërkim mbrojtje të cilat janë legjitime në legjislacionin islam, ashtu siç përmendëm në pjesën e parë të kurimit të sihrit.

2.Nëse dikush ka frikë dhe brengoset se mos vallë po e merr dikë tjetër mësysh si p.sh: nëse sheh diçka që i pëlqen në veten e tij, pasurinë e tij, fëmijët e tij, apo tek vëllai i tij apo diçka të ngjashme me këto, atëherë duhet t’i lutet Allahut, që t’i dhuroj tjetrit mirësi dhe begati. Në këto raste ai duhet të thotë:

مَا شَاءَ اللَّهُ لاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ، اَللَّهُمَّ بَارِكْ عَلَيْهِ

MashaAll-llahu La ku-uete il-la Bil-lah, All-llahumme barik alejhi.

“Çka do Allahu, bëhet, nuk ka fuqi pa ndihmën e Tij, o Allahu im bekoje atë.”

I Dërguari i Allahut (a.s), ka thënë:

“Nëse ndonjëri nga ju sheh tek vëllai i tij diçka që i pëlqen, le të bëjë lutje për begati.”

3.Mbulimi i bukurive, ai që frikësohet se mos vallë po e godet syri i keq.

Pjesa e dytë: Pas marrjes mësysh. Edhe kjo bëhet në disa mënyra:

1.Nëse ndonjëri dyshon që e ka marrë mësysh, ai urdhërohet të merr abdes dhe me ujin e abdesit të tij duhet të lahet.

2.Leximi i shpeshtë dhe i vazhdueshëm i sureve Ihlas, Felek, Nas, Fatiha, Ajeti Kursij, dy ajetet e fundit të sures Bekare si dhe leximi i lutjeve të ndryshme dhe legjitime nëpërmjet rukjeve, duke fryrë dhe duke prekur vendin e sëmurë me dorën e djathtë, siç u përmend dhe mënyrën e dytë të mjekimit të magjive në pikën “c” nga numri 1-11.

3.Këndohet Kuran në një enë me ujë, fryhet në të dhe pastaj i jepet të sëmurit të pijë, ndërsa me pjesën e mbetur lahet i gjithë trupi.  E njëjta gjë mund të bëhet me vaj ulliri dhe pastaj lyhet trupi. Do të ishte më mirë dhe më e plotë që uji i përdorur në këto raste të jetë ujë Zemzemi ose ujë shiu, nëse është e mundur.

4.Nuk ka asgjë të keqe nëse i shkruhen të sëmurit disa ajete kuranore në një letër, pastaj futen në ujë dhe më pas i jepet të sëmurit që të pi dhe të lahet nga ky ujë.

Prej ajeteve që mund të shkruhen janë: Fatiha, Ajeti Kursij, dy ajetet e fundit të sures Bekare, Ihlas, Felek dhe Nas. Gjithashtu, mund të shkruhen edhe lutjet e përmendura në pjesën e dytë të mjekimit të magjisë, pika “b” dhe “c” nga 1-11.

Pjesa e tretë: Zbatimi i veprave që largojnë syrin e keq të ziliqarit, ato janë siç vijojnë:

1.Kërkimi i mbrojtjes prej Allahut të lartësuar nga sherri dhe dëmi i tij.

2.Devotshmëria dhe frika nga Allahu, duke zbatuar me bindje dhe përulje urdhrat e Tij.

“Ruaje Allahun duke zbatuar obligimet, nëse do që të ruajë Ai ty.”

3.Durimi ndaj ziliqarit dhe falja e tij, jo vrasja e tij, e as ankimi tek ai, si dhe mos t’ia dëshiroj të njëjtën atij.

4.Mbështetja e plotë tek Allahu, e kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.

5.Nuk duhet pasur frikë nga ziliqari dhe nuk duhet ta mbush zemrën e tij duke menduar për të. Kjo është një nga mjekimet më të dobishme dhe më efikase.

6.Drejtimi kah Allahu, sinqeriteti ndaj Tij dhe kërkimi i kënaqësisë së Tij.

7.Pendimi nga mëkatet, ngase ato ndihmojnë armiqtë e njeriut:

وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ

“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja të këqija, e për shumë të tjera Ai u falë.”

8.Dhënia e lëmoshës dhe bamirësia ndaj të tjerëve sa më tepër që është e mundur, ngase këto vepra kanë një ndikim të çuditshëm në largimin e fatkeqësive, syrit të keq dhe dëmit të ziliqarit.

9.Shuarja e zjarrit ndaj ziliqarit, duke mos e dëmtuar dhe duke mos ia kthyer me të keq ziliqarit, por duke shtuar bamirësinë ndaj tij dhe çdo herë kur ty të shtohet e keqja, dëmi, zilia prej tij, ti gjithmonë e shtonë edhe më tepër bamirësinë ndaj tij, duke e këshilluar, shoqëruar atë dhe kjo nuk i mundësohet përpos atij që i është zmadhuar vlera dhe grada tek Allahu.

10.Zbatimi i Teuhidit të pastër, dhe sinqeriteti ndaj të Fuqishmit, të Diturit, i Cili nuk lejon që të bëhet dëm e as dobi pa lejen e Tij Subhaneh, ngase Ai është që i kombinon të gjitha këto, si dhe Atij i takon realizimi i të gjitha këtyre shkaqeve. Pra, Teuhidi është mburoja më madhështore e Allahut, kush hyn në të do të jetë prej të sigurtëve – i mbrojtur nga të gjitha të këqijat.

Me këto dhjetë shkaqe, rezistohet dëmi që vjen nga ziliqari, sy keqi dhe magjistari.

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!
lutje ditore logo

Vendosni Emailin tuaj!

Informohuni për të rejat më të fundit.!

U dërgua me Sukses!

Pin It on Pinterest

Share This