()

Koha kur pranohen lutjet

Gjërat për të cilat lutja, me ndihmën e Zotit, pranohet:

−prania e zemrës dhe maturia gjatë recitimit;

−koncentrimi i plotë në atë që kërkohet;

−recitimi në një nga gjashtë kohët kur lutja pranohet: një e treta e fundit të natës; gjatë këndimit të ezanit; ndërmjet ezanit dhe ikametit; pas namazeve ditore; gjatë hipjes së imamit në mimber para namazit të xhumasë e derisa të mos përfundoj me faljen dhe momentet e fundit pas namazit të ikindisë – të ditës së premte);

−modestia në zemër;

−përulja para Zotit, butësia dhe devotshmëria;

−kur besimtari kthehet drejt Kiblës;

−ngritja e duarve kah Allahu;

−të filluarit me hamd – falënderim dhe mirënjohje ndaj Allahut;

−salavati – bekimi i Muhamedit, robit dhe i Dërguarit të Tij;

−para vetë dëshirës duhet penduar dhe të kërkohet falje, e mandej t’i drejtohet Allahut;

−lutjen duhet kënduar me këmbëngulje dhe pa lodhje, në mënyrë të bukur dhe lavdëruese;

−t’i drejtoheni me shpresë dhe frikë;

−të thirreni në emrat e Tij të bukur e të lartësuar dhe atributet e Tij të përsosura;

−të jepni lëmoshë para lutjes;

−të bëhet përpjekje të recitohen lutjet për të cilat i Dërguari (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), ka thënë se do të pranohen dhe që përmbajnë emrin më të lartë të Allahut të lartësuar.

Këto lutje gjenden në përmbledhjet hadithore, ndërsa ne do t’i përmendim disa:

  • Në Sunene dhe në Sahihun e Ibën Hibanit përmendet hadithi i Abdullah ibën Burejdes, i cili përmes babait të tij (Allahu qoftë i kënaqur me të dy), rrëfen që i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), e kishte dëgjuar një njeri i cili thoshte:

“Zoti im, unë vërtetë dëshmoj që Ti je i vetmi Zot përveç të cilit nuk ka zot tjetër; Një, që është strehë e gjithçkaje, që nuk ka lindur dhe nuk është i lindur dhe asgjë nuk mund të matet me Të.”

I Dërguari tha: “Ky njeri e kishte filluar lutjen me emrin për të cilin plotësohen dëshirat dhe pranohen lutjet.”

Në një version tjetër thuhet: “E ke filluar lutjen me emrin më të lartësuar të Allahut.”

  • Në Sunene dhe tek Ibën Hibani gjejmë hadithin e Enes ibën Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të), se si me një rast ishte ulur me të Dërguarin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), afër një njeriu që falej. Pas namazit, ai njeri recitoi lutjen:

“Zoti im, Ty të përket i tërë falënderimi! Nuk ka Zot përveç Teje! Ti përkujdesesh për gjithçka, ke krijuar qiejt dhe Tokën, Zot i Madhërishëm dhe Fisnik, drejtues i gjithçkaje ekzistuese…”

Në këtë, i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), tha:

“Ky njeri i është drejtuar Allahut me emrat e Tij të mëdhenj për çka plotësohen dëshirat dhe pranohen lutjet.” Këto dy hadithe Ahmedi i transmeton në Musnedin e tij.

  • Tirmidhi në Xhamiun e tij shënon hadithin e Esmës, bijës së Jezidit (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), kishte thënë: “Emrat më të mëdhenj të Allahut gjenden në ajetet:

“E Zoti juaj, është një Zot! Nuk ka Zot përveç Atij, të Mëshirshmit, Mëshiruesit.”;

“Elif, lam, mim. Allahu është Një, nuk ka Zot përveç Atij, i Gjalli dhe i Amshueshmi.” Tirmidhi thotë që ky është hadith autentik.

  • Musnedi i Ahmedit dhe Mustedreku i Hakimit theksojnë hadithin e Ebu Hurejres, Enes ibën Malikut dhe Rebia ibën Amirit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë), në të cilin i Dërguari (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), thotë:

“Mos u ndani nga fjalët: Ja dhul-xhelali vel-ikram – (Allahu i Lartëmadhërishëm dhe Fisnik)”.

  • Tirmidhi në Xhamiun e tij transmeton hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), ka thënë:

“Në momentet e vështira ngriste kokën kah qielli, ndërsa kur recitonte duanë, thoshte: “Ja Haju, ja Kajumu! – (O i Gjalli, o i Amshueshmi).”

  • Përmbledhja e njëjtë shënon hadithin e Enes ibën Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), kishte thënë:

“Emrat më të mëdhenj të Allahut gjenden në tri ajete Kuranore: Bekare, Ali lmran dhe Ta-Ha.”

Kasimi (Allahu e mëshiroftë), mandej tha: “E kemi kërkuar këtë ajet, dhe e gjetëm që ishte ai: O i Gjalli, o i Amshueshmi.”

  • Tirmidhi në Xhamiun dhe Hakimi në Mustedrek shënojnë hadithin e Sad ibën Ebu Vekasit (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili transmeton që i Dërguari (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), kishte thënë:

“Duaja e Dhununit, të cilën e kishte kënduar në stomakun e balenës ishte: – Nuk ka Zot, përveç Teje, qofsh i lavdëruar! E unë vërtetë kam bërë mëkat ndaj vetvetes. Sa herë që muslimani e reciton këtë lutje, Allahu do t’ia mundësoj këtë.” Tirmidhi thotë që ky hadith është autentik.

  • Hakimi në Mustedrek gjithashtu shënon hadithin e Sadit (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), kishte thënë:

“Dëshironi t’ua them lutjen përmes së cilës Allahu eliminon telashet nga besimtarët? Ajo është duaja e Dhununit.”

  • Në librin e njëjtë përmendet hadithi se si ky transmetuesi e kishte dëgjuar të Dërguarin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), duke thënë:

“Dëshironi t’ua them se cili është emri më i madh i Allahut? Duaja e Junusit.”

Dikush pyeti: “O i Dërguar i Zotit, a është ajo ekskluzivisht lutja e Junusit?”

“Vallë nuk i ke dëgjuar fjalët e Allahut:
“Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.”

  • Kur muslimani i sëmurë e thotë këtë dua katërdhjetë herë e pastaj vdes, do ta ketë shpërblimin e shehidit. E nëse shërohet, do t’i fshihen mëkatet.”
  • Dy Sahihët e shënojnë hadithin e Ibën Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), në situatat e vështira kishte thënë:

“Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, të Madhërishmit, të Urtit! Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të lartësuar! Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Zotit të tokës dhe të Arshit fisnik.”

  • Musnedi i Ahmedit shënon hadithin e Ali ibën Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të): “I Dërguari i Allahut më ka mësuar që në situata të vështira të them: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, të Urtit, Fisnikut! Qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar Allahu, Zotëruesi i Arshit! Faleminderit prej Allahut, Zotit të botëve.”
  • Në Musned gjithashtu përmendet hadithi i Ibën Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të), në të cilin i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), thotë:

“Kur të ju kaploj brenga dhe pikëllimi, recitoni lutjen: Zot im, unë jam robi Yt, biri i robit dhe i robëreshës Tënde. Jeta ime është në dorën Tënde; Gjykimi Yt për mua është i drejtë – të lutem, Allah, me çdo emrin Tënd që e ke quajtur vetveten, me të cilin e ke mësuar ndonjë rob Tëndin, në Librin Tënd e ke shpallur apo e ke bërë të pakapshëm – që me Kuran ta gëzosh shpirtin tim, të ma ndriçosh zemrën, të ma heqësh brengën dhe të ma thyesh pikëllimin – Allahu do ta eliminoj atë brengë dhe pikëllim dhe në vend të saj do të vendos gëzimin.”

“O i Dërguar i Allahut, a duhet ta mësojmë atë lutje?” – e pyetën shokët.

“Gjithsesi të gjithëve që e kanë dëgjuar ua preferoj ta mësojnë.” – u përgjigj i Dërguari.

  • Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të), thotë që secili i Dërguar në momentet e vështira i qasej tesbihut (madhërimit të Allahut të Lartëmadhërishëm).
  • Ibën Ebi Dunja në librin Duatë e pranuara transmeton nga Hasani tregimin për një shok ensarit, Ebu Mualekun. “Ai ishte tregtar i njohur. Tregtonte me pasurinë e tij dhe të të tjerëve. Ishte njeri i devotshëm dhe i ndershëm. Derisa po udhëtonte në një rast, para tij del një plaçkitës i armatosur dhe i thotë: M’i jep të gjitha që i ke, e mandej do të vras!”

“Çka dëshiron të arrish me atë që do t’më vrasësh? Merre pasurinë time dhe më lër të shkoj.” – e pyeti ai.

“Pasurinë tënde do ta marr, por dëshiroj që edhe të vras.” – i tha plaçkitësi.

“Pasi që dëshiron, më lejo të fal katër rekate.” – tha ky njeri i devotshëm.

“Fali ato që dëshiron.” – ia ktheu plaçkitësi.

I devotshmi mori abdes dhe fali katër rekate namaz. Në sexhden e fundit u lut: “O Allah i Madh, Sundimtar i Arshit të lartësuar, o Ti që bën atë që dëshiron, të drejtohem Ty për shkak të fuqisë Tënde të pakufishme, pushtetit të pakufishëm dhe dritës që ka mbushur që të gjitha skutat e Arshit Tënd, të më ruash nga e keqja e këtij plaçkitësi. O Ti që jep ndihmë, më ndihmo (tri herë), në atë moment u paraqit një kalorës me shtizë të drejtuar. Kur e pa, krimineli u nis drejtë tij, por kalorësi e theri dhe e vrau. mandej erdhi deri te Ebu Mualeku dhe i tha: Ngrihu! Kush je ti, mos paça unë nënë as baba? Allahu të dërgoi të më shpëtosh. Unë jam melek nga qielli i katërt. Kur e recitove lutjen, u dëgjua kërcëllima e portave qiellore. Kur e recitove lutjen e dytë, u dëgjua trokitja në derë. Kur e recitove lutjen e tretë, më thanë që robi i Allahut është në telashe. E luta Allahun të më lejonte ta vrisja këtë kriminel.”

Hasani (Allahu e mëshiroftë), pastaj tha: “Kush merr abdes, mandej falë katër rekate namaz dhe e reciton këtë lutje, Allahu do t’ia plotësoj lutjen qoftë ai në telashe apo jo.”

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!
lutje ditore logo

Vendosni Emailin tuaj!

Informohuni për të rejat më të fundit.!

U dërgua me Sukses!

Pin It on Pinterest

Share This