Këmbëngulja në lutje
Një nga ilaçet më të mira është këmbëngulja në lutje. Ibën Maxhe në Sunenin e tij shënon hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), kishte thënë:
“Kush nuk e lutë Allahun, Ai hidhërohet në të.”
Mustedreku thekson hadithin e Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë: “Mos hiqni dorë nga lutja. Nga ajo askush nuk ka pësuar keq.”
Evzai përmes Zuhrit përmend hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), kishte thënë:
“Allahu vërtetë i do ata që janë këmbëngulës në lutje.”
Në librin e Imam Ahmedit, Zuhdi, përcjellët transmetimi i Katades se Muverreku (Allahu e mëshiroftë), kishte thënë: “Mua besimtari më ngjanë me të përmbyturin, i cili mbahet për një copë druri dhe lutet: Zoti im, Zoti im, me shpresë që Allahu i Madhërishëm do ta shpëtojë.”