Lutja është ilaçi më efikas
Lutja është ilaçi më i mirë. Ajo i eliminon, i shëron dhe i dëbon problemet. Parandalon paraqitjen e problemeve, i heqë dhe i lehtëson kur tashmë ato ndodhin. Ajo është armë e besimtarëve, ashtu siç Hakimi në Mustedrekun e tij transmeton nga Ali ibën Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), kishte thënë:
“Lutja është armë e besimtarëve, shtylla e fesë dhe drita e qiejve dhe Tokës.”