()

Pengesat e lutjes

Një nga gjërat të cilat ndikojnë negativisht në realizimin e lutjes është padurimi i njeriut në pritjen e plotësimit të saj, ashtu që ai e humb durimin dhe pushon së luturi. Kjo ngjanë me njeriun që mbjell bimë apo ndonjë pemë, ai e kultivon dhe e ujitë atë, por, pasi që ajo rritet ngadalë dhe zhvillohet ngadalë, ai e humb durimin dhe e lë.

Buhariu e shënon hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), ka thënë:

“Lutja do të pranohet, nëse nuk nxitoheni dhe thoni: Unë jam lutur, por nuk m’u pranua duaja.”

Muslimi në Sahihun e tij, e shënon hadithin: “Njeriut do t’i pranohet lutja nëse nuk kërkon diçka të ndaluar, shkëputje të lidhjeve farefisnore dhe nëqoftëse nuk nxitohet.”

Shokët e pyetën:“Si mund të nxitohet në lutje, o i Dërguar i Allahut?”

“Nxitim është kur njeriu thotë: Jam lutur e lutur, por nuk kishte rezultate, dhe pastaj heqë dorë nga lutja dhe e humb shpresën.”

Ahmedi në Musnedin e tij shënon hadithin e Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të), që i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), ka thënë:

“Besimtari do të jetë mirë gjithnjë derisa të mos nxitohet.”

“Si mund të nxitohet, o i Dërguar i Allahut?”, e pyetën shokët.

“Do të nxitoj nëse thotë: Kam bërë dua dhe jam lutur, por duaja nuk më është pranuar.”

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!

Pin It on Pinterest

Share This