Elementet e lutjes së pranuar
Duatë dhe lutjet janë sikur armët. Efikasiteti i armës varet nga shkathtësia e luftëtarit, e jo ekskluzivisht nga mprehtësia. Kur armët janë të rregullta dhe pa të meta, kur ai që e përdor është i shkathtë dhe i fuqishëm, ndërsa mbrojtja e dobët, kundërshtari sigurisht do të pësoj dëm.
Kur mungon një nga këto elemente, efikasiteti humbet. Do të thotë, nëse ai që lutet vetvetiu është i keq, nëqoftëse nuk është koncentruar me zemër dhe me gjuhë në lutje, apo ekziston ndonjë pengesë tjetër për t’u plotësuar ajo, rezultati i lutjes do të mungoj.