Raporti i fuqisë së lutjes dhe i sprovës
Ky raport i ka tri mundësi:
1.Që lutja të jetë më e fuqishme se sa problemi dhe ta largojë atë.
2.Të jetë më e dobët se sa problemi me ç’rast problemi do të rritet dhe tërësisht do ta mposhtë njeriun. Mirëpo, kjo lutje ndonjëherë mund t’i zbutë problemet edhe pse vetvetiu është e dobët.
3.Që lufta mes tyre të jetë e barabartë.
Hakimi në Mustedrekun e tij thekson hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të), e cila transmeton që i Dërguari (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), kishte thënë:
“Nuk mundet me kujdes të parandalohet ajo që është përcaktuar. Lutja ndihmon në atë që ka ndodhur dhe në atë që nuk ka ndodhur. ndonjëherë vjen fatkeqësia ndërsa lutja e pret dhe ballafaqohet me të deri në Ditën e Gjykimit.”
Në këtë temë bën me dije edhe hadithi, të cilin Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), e transmeton nga i Dërguari (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të):
“Lutja ndihmon te gjërat që nuk kanë ndodhur, apo që kanë ndodhur. Prandaj, robërit e Allahut, shpeshtoni lutjet.”
Theubani transmeton hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), thotë:
“Përcaktimin e Zotit nuk mund ta ndryshoj asgjë përveç lutjes. Jetën mund ta zgjatë vetëm mirësia. Njeriu mund ta humbas furnizimin për shkak të mëkatit që e bën.”