Rrethanat e lutjes
Shpesh shohim njerëz se si recitojnë lutje, të cilat së shpejti u plotësohen. Arsye për këtë mund të jetë vuajtja që e ka përcjellë lutjen; përulësia e atij që e ka bërë; vepra e mirë që i ka paraprirë dhe për të cilën Allahu i lartësuar, i është mirënjohës; recitimi i lutjes në kohën kur ajo pranohet, etj. Duke parë se si lutja e caktuar është pranuar, dikujt i duket që fshehtësia qëndron vetëm në fjalët e caktuara duke mos i kushtuar rëndësi rrethanave që e kanë përcjellë lutjen.
Këtë mund ta krahasojmë me marrjen e ilaçit në kohën e caktuar, që ka efekt. Dikush mund të mendoj se mjafton të merret ilaçi dhe gjithçka do të jetë në rregull. Ky është gabim, të cilin e bëjnë shumë njerëz. Ndonjëherë në telashe njeriu me përulësi lutet pranë varrit të dikujt dhe ajo lutje i plotësohet, ndërsa njerëzit mendojnë që arsye e atij pranimi është ai varr duke mos e ditur që arsyeja, në realitet, është telasheja dhe të drejtuarit e sinqertë Allahut. Ndërsa kur e tërë kjo të bëhet në një nga shtëpitë e Allahut, kënaqësia e Tij, gjithsesi është e madhe.