All-llâhum-me bâid bejnî ue bejne ħatâjâje kemâ bâ’ad-dte bejnel mesh riki uel magrib! All-llâhum-me nek kinî min ħatâjâje kemâ junek-kaththeubul ebjadu mined-denes! All–llâhum-megsilnî min ħatâjâje bith thelxhi uel mâi uel berradi.
O Allah, largomë prej gjynaheve, ashtu siç ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, pastromë prej gjynaheve, ashtu siç pastrohen rrobat e bardha prej ndyrësisë! O Allah, pastromë prej gjynaheve me borë, ujë dhe breshër!)
Subhânekell-llâhum-me ue biham-dike ue tebârrake-smuke, ue teâlâ xhed-duke, ue lâ ilâhe gajrruke.
(O Allah! Ti je pa të meta. Ty të bëj lavdi! Emri Yt është i bekuar, Madhëria jote është e Lartësuar, dhe askush s’ka të drejtë të adhurohet pos Teje!)
Uexh-xhehtu uexhhije lil-ledhî fetarras-semâuâti uel errda hanîfen ue mâ ene minel mushrrikîne. In–ne salâtî ue nusukî ue mehjâje ue memâtî lil-lâhi Rrab-bil âlemin, lâ sherrîke lehu, ue bi dhâlike umirrtu ue ene minel muslimîne. All-llâhum-me Entel Meliku lâ ilâhe il-lâ Ente. Ente Rrab-bî ue ena abduke. Dhalemtu nefsî uea’terraftu bi dhenbî fagfir lî dhunûbî xhemîan in-nehu lâ jagfirrudh-dhnûbe il-lâ Ente! Uehdinî li ahsenil aħlâk, lâ ehdî li ahsenihâ il-lâ Ente, uesrif an–nî sej-jiehâ lâ jesrifu an-nî sej-jiehâ il-lâ Ente! Leb-bejke ue sea’dejke uel ħajrru kul-luhu bi jedejke uesh-sherr–rru lejse ilejke. Ene bike ue ilejke, tebârrakte ue teâlejte. Estagfirruke ue etûbu ilejke.
(Kam kthyer fytyrën drejt Krijuesit të qiejve dhe të tokës i dëlirë nga idhujtaria, e unë nuk jam prej idhujtarëve! Vërtet, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e Botëve, i Cili nuk ka shok. Me këtë jam urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve. O Allah, Ti je Sunduesi! Askush nuk ka të drejtë të adhurohet pos Teje! Ti je Zoti im dhe unë jam robi Yt! Unë i kam bërë dëm vetes dhe i kam pranuar gjynahet e mia. Prandaj, m’i fal të gjitha gjynahet e mia, sepse askush tjetër nuk i fal gjynahet veç Teje! Më udhëzo në sjelljen më të mirë, në të cilën nuk mund të udhëzojë askush veç Teje, dhe më ruaj nga sjellja e keqe, nga e cila nuk mund të më ruajë askush veç Teje! Vazhdimisht kam për të respektuar urdhërat e Tu dhe pareshtur do të përkrah e do të pasoj fenë Tënde! E gjithë e mira është në duart e Tua, ndërsa e keqja nuk të përket Ty! Unë të mbështetem vetëm Ty, të përkas vetëm Ty dhe vetëm Ti më jep mbarësi! Ti je i Bekuar dhe i Lartësuar! Kërkoj faljen Tënde dhe pendohem para Teje!)
All-llâhum-me Rrab-be Xhibrâîle ue Mîkâîle ue Isrrâfîle, Fâtirras–semâuâti uel errdi, âlimel gajbi uesh-shehâdeti, Ente tahkumu bejne ibâdike fîmâ kânû fîhi jaħtelifûn. Ihdinî lima-ħtulife fîhi minel hak-ki bi idhnike! In-neke tehdî men teshâu ilâ sirrâtin mustekîm.
(O Allah! Zot i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit! Krijues i qiejve dhe i tokës! Njohës i së fshehtës dhe i së dukshmes! Ti je Ai që do të gjykosh mes robërve të Tu për çështjet që ata nuk pajtoheshin! Më udhëzo me Mëshirën Tënde, në të vërtetën, në çështjet ku njerëzit janë në kundërshtim, sepse, vërtet Ti e udhëzon kë të duash në Rrugën e Drejtë!)
Allâhu ekberru kebîrrâ, Allâhu ekberru kebîrrâ, Allâhu ekberru kebîrrâ, uel hamdu lil-lâhi kethîrrâ, uel hamdu lil-lâhi kethîrrâ, uel hamdu lil-lâhi kethîrrâ, ue subhânall–llâhi bukrraten ue asîlâ, ue subhânall–llâhi bukrraten ue asîlâ, ue subhânall-llâhi bukrraten ue asîlâ. Eûdhu bil–lâhi minesh-shejtâni: min nefħihi, ue nefthihi ue hemzihi!
(Allahu është më i Madhi, (kështu shprehem duke madhëruar më të Madhin)! Lavdia i takon Allahut, (kështu them duke i bërë lavdi të shumtë Allahut)! Allahu është i Dëlirë nga të metat, (kështu lartësoj Allahun) do mëngjes e çdo pasdite! I lutem Allahut të më ruajë nga shejtani i mallkuar; nga arroganca, vargjet poetike të këqija dhe epilepsia, të cilat nxiten ose shkaktohen prej tij!)
All-llâhum-me lekel hamdu Ente Nûrrus-semâuâti uel errdi ue men fîhin-ne, ue lekel hamdu Ente kaj–jimus-semâuâti uel errdi, ue men fîhin-ne, ue lekel hamdu Ente Rrabus-semâuâti uel errdi, ue men fîhin-ne, ue lekel hamdu leke mulkus-semâuâti uel errdi, ue men fîhin-ne, ue lekel hamdu Ente melikus-semâuâti uel errdi, ue lekel hamduEntel hak-ku, ue ua’dukel hak-ku ue kaulukel hak-ku, ue likâukel hak-ku, uel xhen-netu hak-kun, uen-nârru hak-kun, uen-nebij-jûne hak-kun, ue Muham-medun (sal-lallâhu alejhi ue sel-leme) hak-kun, ues-sâ’atu hak-kun. All-llâhum-me leke eslemtu, ue alejke teuek-keltu, ue bike âmentu, ue ilejke enebtu, ue bike ħâsamtu ue ilejke hâkemtu. Fagfir lî mâ kad-demtu ue mâ aħ-ħarrtu, ue mâ esrrarrtu ue mâ ea’lentu, ue mâ Ente e’alemu bihi min-nî. Entel Mukaddimu ue Entel Mueħ-ħirru, lâ ilâhe il-lâ Ente. Ente Ilâhî, lâ Ilâhe il-lâ Ente, ue lâ haule ue lâ ku-uete il-lâ bil-lâh.
(O Allah, Ty të takon lavdia! Ti je ndriçuesi i qiejve dhe i tokës e çfarë ka mes tyre! Ty të takon lavdia! Ti je mbajtësi i qiejve dhe i Tokës e çfarë ka mes tyre! Ty të takon lavdia! Ti je Zoti i qiejve dhe i Tokës e çfarë ka mes tyre! Ty të takon lavdia! Ty të përket sundimi i qiejve dhe i Tokës e çfarë ka mes tyre! Ty të takon lavdia! Ti je Sunduesi i qiejve dhe i Tokës! Ty të takon lavdia! Ti je i Vërteti. Premtimi Yt është realitet, fjala Jote është e vërtetë, takimi me ty është i vërtetë, Xheneti është realitet, Zjarri është realitet, nebij
jin-ët (profetët) janë vërtet lajmëtarë nga Allahu për njerëzit, Muhamedi ALejhi Selam është vërtet i Dërguari i Allahut, Dita e Gjykimit është realitet!
O Allah, Ty të jam dorëzuar, tek Ty jam mbështetur, tek Ty kam besuar, i jam kthyer adhurimit ndaj Teje, me fuqinë dhe argumentet që më ke dhënë Ti u kundërvihem atyre që të mohojnë Ty dhe nuk i pranojnë të vërtetat që vijnë prej Teje. Ty të drejtohem për të gjykuar mes meje dhe mes atyre që s’e pranojnë të vërtetën! M’i fal gjynahet e mëparshme dhe të tashmet, ato që kam fshehur e ato që kam bërë haptazi, por edhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti ngre e afron kë të duash, duke ia bërë mbarë të bëjë ibadete dhe, me urtësinë Tënde, largon kë të duash, duke mos e ndihmuar për diçka të tillë! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Teje! Ti je Zoti im e s`ka Zot tjetër veç Teje! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe s’ka fuqi ndryshe, veçse me vullnetin e Allahut)