()

DHIKRI I MËNGJESIT DHE I MBRËMJES

LUTJET E MËNGJESIT DHE MBRËMJES

DHIKRI I MËNGJESIT DHE I MBRËMJES
Dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes 2

El hamdu lil-lâhi uahdeh, ues-salâtu ues-selâmu alâ men lâ nebijje
bea’deh.
(Lavdia i takon Allahut, i Cili është i Vetëm. Salavati (lavdërimi i Allahut)
dhe selami (paqja) qofshin për Nebijjin (Lajmësin) e fundit, pas të cilit s’ka lajmës tjetër)

﴾ 75 ﴿
Eûdhu bil-lâhi minesh-shejtânirr-rraxhîm
(I mbështetem Allahut të më mbrojë nga Shejtani i mallkuar).﴿

Ajeti Kursij

All-llâhu lã ilâhe il-lâ huel Haj-jul Kaj-jûm. Lâ te’ħudhuhû sinetun ue
lâ neûm. Lehû mâ fis-semâuâti ue mâ fil ërd. Men dhel-ledhî jeshfeu indehũ il-lâ bi idhnih. Jea’lemu mâ bejne ejdîhim ue mâ ħalfehum. Ue lâ juhîtûne bi shejim-min ilmihĩ il-lâ bima shãe. Uesia kursij-juhus-semâuâti uel ërd. Ue lâ je’ûduhû hifdhuhumâ ue huel Alij-jul’ Adhîm.

(Allahu është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, i Gjalli, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje! Atë nuk e kap as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që u ka ndodhur krijesave në shkuarën dhe çdo gjë që u ndodh në të ardhmen, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!)

﴾ 76 ﴿
Bismil-lâhirr-rrahmânirr-rrahîm.
Kul hu’uall-llâhu ehad, All-llâhus- Samed, lem jelid ue lem jûled, ue lem jekul-lehû kufu’uen ehad.

(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit,Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Ai, Allahu është Një! Allahu është (Ai, të Cilit i drejtohen
krijesat për nevojat e tyre). Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush
nuk është i barabartë me Atë!)”

Bismil-lâhirr-rrahmânirr-rrahîm.
Kul eûdhu bi rrab-bil felek, min sherr-rri mâ ħalek, ue min sherr-rri
gâsikin idhâ uekab, ue min sherr-rrin-nef-fâthâti fil ukad, ue min sherr-rri hâsidin idha hased.

(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar, dhe nga sherri i natës, kur bie terri, dhe nga sherri i magjistarëve, që fryjnë në nyje magjie, dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë).

Bismil-lâhirr-rrahmânirr-rrahîm.
Kul eûdhu bi rrab-bin-nâs, Meliki-nnâs, ilâhin-nâs, min sherr-rril uesuâsil ħan-nâs, el-ledhî ju’uesuisu fî sudûr-rin-nâsi, minel xhin-neti uennâsi

(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Kërkoj mbrojtje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i shejtanit ngacmues që fshihet (kur përmendet Allahu), e që hedh të liga e dyshime në gjoksin e njerëzve, (qoftë ai shejtan) prej xhindëve apo njerëzve!)” (Këto tre sure i themi nga tri herë).

Lutjet e Mengjesit – Lutjet e Mbremjes

﴾ 77 ﴿
Asbahnâ ue asbahal mulku lil-lâh, uel hamdu lil-lâhi, lâ ilâhe il-lall-llâhu
uahdehu lâ sherîke leh, lehul mulku, ue lehul hamdu, ue hue alâ kul-li shej’in kadîr. Rab-bi es’eluke ħajr-ra mâ fî hâdhel jeumi, ue ħajr-ra mâ bea’dehu, ue eûdhu bike min sherr-rri mâ fî hâdhel jeumi, ue sherr-rri mâ bea’dehu, Rrab-bi eûdhu bike minel keseli, ue sûil kiberi, Rrab-bi eûdhu bike min adhâbin fin-nâri, ue adhâbin fil kabri.

(U gdhimë dhe ndërkohë ne jemi në dorë të Allahut! I gjithë sundimi i përket Allahut dhe e gjithë lavdia i takon Atij! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe Lavdia! Ai është i fuqishëm për çdo gjë! O Zoti im! Unë të kërkoj të mirën që do të krijohet dhe do të ndodhë në këtë ditë, dhe të mirën që do të krijohet në ditët e tjera pas saj! Ty të lutem të më mbrosh nga sherri i gjithçkaje që ndodh në këtë ditë dhe sherri i gjithçkaje në ditët pas saj!
O Zoti im! Kërkoj të më ruash nga përtacia, dhe pleqëria e keqe (si matufosja etj)! O Zot im! Kërkoj të më mbrosh nga dënimi në Zjarr dhe dënimi në varr!)

﴾ 78 ﴿
All-llâhum-me bike asbahnâ, ue bike emsejnâ, ue bike nahjâ, ue bike nemûtu, ue ilejken-nushûr.

(O Allah! U gdhimë duke qenë nën kujdesin Tënd dhe u ngrysëm nën kujdesin Tënd! Ti na ngjall dhe Ti na vdes, dhe pas ringjalljes, tek Ty do të kthehemi!)

﴾ 79 ﴿
All-llâhum-me Ente Rrab-bî, lâ ilâhe il-lâ Ente ħalaktenî ue ene abduke, ue ene alâ ahdike ue ua’dike masteta’tu, eûdhu bike min sherr-rri mâ sena’tu, ebû’u leke bi ni’metike alej-je, ue ebû’u bi dhenbî, fegfir lî fe in-nehu lâ jegfirrudh-dhunûbe il-lâ Ente.

(O Allah! Ti je Zoti im! Askush nuk meriton të adhurohet, përveç Teje! Ti më krijove dhe unë jam robi Yt! Unë do t’i qëndroj besnik besës dhe premtimit që të kam dhënë, sa të mundem! Kërkoj që të më mbrosh nga e keqja që vjen si pasojë e asaj që kam bërë! Të jam mirënjohës për të gjitha mirësitë që më ke bërë dhe i pranoj gjynahet e mia, prandaj më fal, sepse, në të vërtetë, gjynahet nuk i fal askush tjetër, përveç Teje!)

﴾ 80 ﴿
All-llâhum-me in-nî asbahtu ush’hiduke, ue ush’hidu hamelete Ar-rshike, ue Melâiketike, ue xhemîa ħalkike, En-neke Ente All-llâhu lâ ilâhe il-lâ Ente uahdeke lâ sherîke Leke, ue en-ne Muham-meden abduke ue rasûluke.
(katër herë)

(O Allah! Unë u gdhiva duke të pasur Ty si dëshmitar, mbajtësit e Arshit Tënd, melekët e Tu dhe të gjitha krijesat e Tua për faktin se unë pohoj që Ti je Allahu, se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje, se Ti je i Vetëm, i Pashoq, dhe që Muhamedi është robi Yt dhe i Dërguari Yt)

DHIKRI I MËNGJESIT DHE I MBRËMJES – LUTJET E MËNGJESIT DHE MBRËMJES

﴾ 81 ﴿
All-llâhum-me mâ asbaha bî min ni’metin eu bi ehadin min ħalkike, fe minke uahdeke lâ sherîke leke, felekel hamdu, ue lekesh-shukru.

(O Allah! Çdo mirësi (qoftë dynjaje apo ahireti) me të cilën unë jam gdhirë ose me të cilën është gdhirë ndonjë krijesë e Jotja, është vetëm prej Teje! I Pashoq je Ti! Ty të takon e gjithë lavdia dhe Ty të takon mirënjohja!)

﴾ 82 ﴿
All-llâhum-me âfinî fî bedenî, All-llâhum-me âfinî fî sem’î, All-llâhumme âfinî fî besarî! Lâ ilâhe il-lâ Ente, All-llâhum-me in-nî eûdhu bike minel kufri uel fakri, ue eûdhu bike min adhâbil kab’ri, lâ ilâhe il-lâ Ente.
(tri herë).

(O Allah më jep shëndet në trupin tim, në veshin tim dhe në syrin tim. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. O Allah! Më ruaj nga kufri dhe varfëria! Më ruaj nga dënimi i varrit. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje)

﴾ 83 ﴿
HasbijAll-llâhu lâ ilâhe il-lâ hue alejhi teuek-keltu ue hue rrab-bul arrshil Adhîm. (shtatë herë).

(Më mjafton Allahu për rregullimin dhe mbarëvajtjen e punëve! S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij! Tek Ai unë mbështetem plotësisht dhe Ai është Zoti i Arshit madhështor!)

﴾ 84 ﴿
All-llâhum-me in-nî es’elukel af’ue uel âfijete fid-dun’jâ uel âħir-rah, All-llâhum- me in-nî es’elukel af’ue uel âfijete fî dînî ue dun’jâje ue ehlî ue mâlî, All-llâhum-mestur aurrâtî, ue âmin rrau’âtî. All-llâhum-mehfedhnî min bejni jedej-je, ue min ħalfî, ue an jemînî ue an shimâlî, ue min feukî, ue eûdhu bi adhametike en ugtâle min tahtî.

(O Allah! Të kërkoj të më falësh dhe të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë)

DHIKRI I MËNGJESIT DHE I MBRËMJES – LUTJET E MËNGJESIT DHE MBRËMJES

﴾ 85 ﴿
All-llâhum-me âlimel gajbi uesh-shehâdeti Fâtir-ras-semâuâti uel ërdi, Rrab-be kul-li shej’in ue melîkehu, esh’hedu en lâ ilâhe il-lâ Ente, eûdhu bike min sherr-rri nefsî, ue min sherr-rrish-shejtâni ue shirkihi, ue en ekterife alâ nefsî sûen eu exhurr-rrahu ilâ muslim.

(O Allah! Njohës i së fshehtës dhe së dukshmes, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zot dhe Sundues i çdo gjëje! Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet përveç Teje! Më mbro nga e keqja e vetvetes, nga e keqja e shejtanit dhe thirrja e përpjekja e tij për të bërë shirk (ose: nga kurthi i tij), si dhe që të mos i bëj vetes keq e as ndonjë muslimani!)

﴾ 86 ﴿
Bismil-lâhil-ledhî lâ jedurr-rru mea ismihi shej’un fil ërdi ue lâ fis-semâi
ue hues-Semîul ‘Alîm. (tri herë).

(Kërkoj mbrojtje me emrin e Allahut nga çdo keqbërës, emër ky me përmendjen e të cilit nuk mund të bëjë dëm asgjë në tokë dhe asnjë sprovë që zbret nga qielli! Allahu është ai i Cili i dëgjon të gjitha thëniet dhe i di të gjitha
gjendjet!)

﴾ 87 ﴿
Rradîtu bil-lâhi Rrab-be, ue bil islâmi dînen, ue bi Muham-medin (sal-lallâhu alejhi ue sel-leme) nebijjen.
(tri herë).

(Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin (lavdërimi dhe paqja qoftë për të) si Pejgamber)

﴾ 88 ﴿
Jâ Haj-ju, jâ Kaj-jûm bi rahmetike estegîth, aslih lî she’nî kul-leh, ue lâ
tekilnî ilâ nefsî tarrfete ajnin.

(O i Gjallë e i Përjetshëm! O Mbajtësi i gjithçkaje! Me mëshirën Tënde
të kërkoj ndihmë! Rregulloji të gjitha punët e mia dhe mos më lër të
mbështetem në veten time as sa një hapje e mbyllje e syrit!)

﴾ 89 ﴿
Asbahnâ ue asbahal mulku lil-lâhi rrab-bil âlemîn, All-llâhum-me innî
es’eluke ħajrra hâdhel jeumi: fet’hahu ue nasr-rahu ue nûr-rahu ue berraketehu ue hudâhu, ue eûdhu
bike min sherr-rri mâ fîhi ue sherr-rri mâ bea’dehu.

(U gdhimë dhe ndërkohë sundimi mbi gjithçka i përket vetëm Allahut! O Allah! Unë të lutem të më japësh të mirën që krijohet a që zbret në këtë ditë, të më mundësosh realizimin e qëllimit dhe triumfin mbi armikun, të më japësh dritë (dije të dobishme dhe punë të mira), të më begatosh (me rrizk hallall) dhe të më udhëzosh! Kërkoj të më mbrosh nga e keqja që ndodh në këtë ditë dhe e keqja që do ndodhë në ditët pas saj!)

﴾ 90 ﴿
Asbahnâ alâ fitr-ratil islâm, ue alâ kelimetil iħlâs, ue alâ dîni nebij-jinâ

Muham-medin (sal-lallâhu alejhi ue sel-leme), ue alâ mil-leti ebînâ Ibrâhîme
hanîfen muslimen, ue mâ kâne minel mushrikîn

(U gdhimë në natyrshmërinë islame, në thënien e sinqeritetit (La ilahe il-lAll-llah), në fenë e nebij-it (lajmëtarit) tonë Muhamedit (lavdërimi dhe paqja qofshin për të), si dhe në besimin monoteist të pastër të babait tonë
Ibrahim, i cili ka qenë larg besimeve të kota, i nënshtruar ndaj Allahut dhe
nuk ka qenë prej idhujtarëve)

﴾ 91 ﴿
Subhânall-llâhi ue bi hamdihi (njëqind herë). (Them shprehjen e lartësimit
se) Allahu është pa të meta dhe ngre lart lavdinë e Tij)

﴾ 92 ﴿
Lâ ilâhe il-lall-llâhu uahdehu lâ sherîke leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue alâ kul-li shej’in kadîr.

(Këtë e themi dhjetë herë ose vetëm një herë, kur s’mundemi ta themi më
shumë).
(S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq. Vetëm Atij i përket sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!).

﴾ 93 ﴿
Lâ ilâhe il-lall-llâhu uahdehu lâ sherîke leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue alâ kul-li shej’in kadir.
(njëqind herë, kur gdhihemi)

﴾ 94 ﴿
Subhânall-llâhi ue bihamdihi, adede ħalkihi, ue ridâ nefsihi, ue zinete
arshihi ue midâde kelimâtih.

(tri herë kur gdhihemi).
(Them shprehjen e lartësimit se Allahu është pa të meta dhe i bëj lavdi Atij: aq sa numri i krijesave të Tij, aq sa pëlqen Ai, aq sa peshon Arshi i Tij, aq sa numri i shumtë dhe i pafundmë i fjalëve të Tij)

﴾ 95 ﴿
All-llâhum-me in-nî es’eluke ilmen nâfian, ue rrizkan taj-jiben, ue amelen
mutekab-belen.
(Kur të gdhihemi).
(O Allah! Unë të kërkoj dije të dobishme, rizk të mirë e të këndshëm dhe punë të pranuar!)

﴾ 96 ﴿
Estagfirrull-llâhe ue etûbu ilejhi! (njëqind herë në ditë) (Allahut i kërkoj falje për gjynahet dhe tek Ai kthehem me pendim!)

﴾ 97 ﴿
Eûdhu bi kelimâtil-lâhit-tâm-mâti min sherr-rri mâ ħalek!
(tri herë kur ngrysemi).

(Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej së keqes së çdo gjëje që Ai ka krijuar!)

﴾ 98 ﴿
All-llâhum-me sal-li ue sel-lim alâ nebij-jinâ Muham-med (dhjetë herë).
(O Allah, bëj salavat dhe selam Profetit tonë Muhamedit)

DHIKRI I MËNGJESIT DHE I MBRËMJES – LUTJET E MËNGJESIT DHE MBRËMJES

Mburoja e Muslimanit

Ju mund të interesoheni edhe për:
Duaja e Kunutit
Duaja e Istihares

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!
lutje ditore logo

Vendosni Emailin tuaj!

Informohuni për të rejat më të fundit.!

U dërgua me Sukses!

Pin It on Pinterest

Share This