()

Dhikri pare se te flemë gjumë – Dhikri para gjumit

(I mbledhim duart grusht, pastaj fryjmë në to (duke e shoqëruar frymën me fare pak pështymë) dhe lexojmë)

Bismil-lâhirr-rrahmânirr-rrahîm.
Kul hu’uAll-llâhu ehad,
All-llâhus- Samed, lem jelid ue lem jûled,
ue lem jekul-lehû kufu’uen ehad.

(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Ai, Allahu është Një! 
Allahu është Es Samedu (Ai, të Cilit i drejtohen krijesat për nevojat e tyre). 
Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. 
Dhe askush nuk është i barabartë me Atë!)”

Bismil-lâhirr-rrahmânirr-rrahîm.
Kul eûdhu bi rrab-bil felek,
min sherr-rri mâ fialek,
ue min sherr-rri gâsikin idhâ uekab, 
ue min sherr-rrin- nef-fâthâti fil ukad,
ue min sherr-rri hâsidin idha hased.

(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, 
që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar, 
dhe nga sherri i natës, kur bie terri,
dhe nga sherri i magjistarëve, që fryjnë në nyje magjie, 
dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë).

Bismil-lâhirr-rrahmânirr-rrahîm.
Kul eûdhu bi rrab-bin-nâs,
Meli- kin-nâs, ilâhin-nâs,
min sherr-rril uesuâsil fian-nâs,
el-ledhî ju’uesuisu fî sudûrrin-nâs,
minel xhin-neti uen- nâs

(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Kërkoj mbrojtje te Zoti i njerëzve, 
Sundimtari i njerëzve, 
i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, 
nga sherri i shejtanit ngacmues që fshihet (kur përmendet Allahu), 
e që hedh të liga e dyshime në gjoksin e njerëzve,
(qoftë ai shejtan) prej xhindëve apo njerëzve!”).

Pas leximit të këtyre tre sureve, fshin trupin me duar, aq sa të mundesh, duke filluar me kokën, fytyrën dhe pjesën e përparme të trupit. (Ky veprim bëhet tri here)

All-llâhu lã ilâhe il-lâ huel Haj-jul Kaj-jûm.
Lâ te’hudhuhû sinetun ue lâ neûm.
Lehû mâ fis-semâuâti ue mâ fil ërd.
Men dhel-ledhî jeshfeu indehũ il-lâ bi idhnih.
Jea’lemu mâ bejne ejdîhim ue mâ halfehum.
Ue lâ juhîtûne bi shejim-min ilmihĩ il-lâ bimâ shãe. 
Uesia kursij-juhus semâuâti uel ërd. 
Ue lâ je’ûduhû hifdhuhumâ ue huel ’Alij-jul ’Adhîm
.

(Allahu është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, i Gjalli, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje! Atë nuk e kap as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që u ka ndodhur krijesave më përpara dhe çdo gjë që do t’u ndodhë më pas, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!)

Âmenerr-rresûlu bi mã unzile ilejhi mirr-rrab-bihî uel mu’minûn kul- lun âmene bil-lâhi ue melãiketihî ue kutubihî ue rrusulihî lâ nuferr- rriku bejne ehadim-mirr-rrusulih. Ue kâlû semi’nâ ue eta’nâ ĝufrrâneke rrab-benâ ue ilejkel masîr. Lâ jukel- lifull-llâhu nefsen il-lâ us’ahâ lehâ mâ kesebet ue alejhâ mektesebet. Rrab-benâ lâ tu’âhiidhnã in-nesînã eu ehta’nâ. Rrab-benâ ue lâ tahmil alejnã isrran kemâ hameltehû alel- ledhîne min kablinâ. Rrab-benâ ue lâ tuham-milnâ mâ lâ tâkate lenâ bih uea’fu an-nâ ueĝfirr lenâ uerrhamnâ Ente meulânâ fensurrnâ alel kaumil kâfirîn.

(I Dërguari besoi atë që iu shpall nga Zoti i tij, e po ashtu edhe besimtarët; të gjithë besuan Allahun, melekët e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij, (duke thënë): “Nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” Pastaj thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti ynë! Tek Ti është kthimi”. Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive që ka; të mirën që fiton (çdokush) e ka për vete dhe të keqen që bën e ka kundra vetes. Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë apo gabojmë! Zoti ynë! Mos na ngarko barrë të rëndë ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë! Mos na ngarko me diçka që nuk mund ta mbartim! Na fal ne, na i mbulo gjynahet dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë, prandaj  na  jep  fitore  kundër popullit mosbesimtar!)

Bismike rrab-bî ueda’tu xhenbî, ue bike errfeuhu, fe in emsekte nefsî ferr’hamhâ, ue in errseltehâ fah’fedh’hâ bimâ tah’fedhu bihi ibâdekes-sâlihîn.

(Duke përmendur emrin Tënd, o Zoti im, u shtriva për të fjetur dhe duke përmendur emrin Tënd ngrihem nga gjumi. Nëse ma mban shpirtin (më vdes) mëshiroje atë e, nëse ma kthen shpirtin në trup, ruaje atë ashtu siç ruan robërit e Tu të mirë)

All-llâhum-me in-neke fialekte nefsî ue Ente teuef-fâhâ leke memâ- tuhâ ue mehjâhâ, in ahjejtehâ fah’fedh’hâ, ue in emet-tehâ feg’fir lehâ, All-llâhum-me in-nî es’elukel âfijeh

(O Allah, Ti e ke krijuar shpirtin tim dhe Ti ma merr atë, në dorën Tënde është vdekja dhe jeta e tij. Nëse e le të jetojë, ruaje atë, e nëse e vdes, fale atë. O Allah, të lutem të më ruash nga çdo e keqe)

Allâhum-me kinî adhâbeke jeume teb’athu ibâdeke.

(O Allah, më mbro prej dënimit Tënd atë Ditë, kur do të ringjallësh robërit e Tu)

Bismikell-llâhum-me emûtu ue ahjâ.

(Duke përmendur emrin Tënd, o Allah, vdes dhe jetoj!)

“Subhânall-llâh”,- 33 herë;
“El hamdu lil-lâh”– 33 herë;
dhe “All-llâhu Ekberr”– 34 herë

All-llâhum-me rrab-bes-semâuâtis- seb’i ue rrabel-errdi ue rrab-bel arrshil adhîm, Rrab-benâ ue rrab-be kul- li shej’in, Fâlikal hab-bi uen-neuâ, ue Munzilet-teurrâti uel Inxhîli uel Furrkân! Eûdhu bike min sherr-rri kul- li shej’in Ente âfiidhun bi nâsijetihî! All-llâhum-me Entel Eu-uelu fe lejse kableke shej’un, ue Entel Âfiirru fe lejse bea’deke shej’un, ue Entedh- Dhâhirru fe lejse feukake shej’un, ue Entel Bâtinu fe lejse dûneke shej’un, ikdi an-nâ ed-dejne ue egninâ minel fakri!

(O Allah, Krijuesi i shtatë qiejve dhe i tokës dhe rregulluesi i punëve të tyre, Zoti i Arshit madhështor, Zoti ynë dhe Zoti i çdo gjëje, Ai i Cili bën të çahet fara dhe bërthama, Zbritësi i Teuratit, Ungjillit dhe Kuranit! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes së çdo gjëje! Ti je i Pari (i Pafillim), e s`ka gjë para Teje, Ti je i Fundit (i Pafund) e s`ka gjë pas Teje, Ti je më i Larti, e s`ka gjë mbi Ty, Ti je më i Afërti (më pranë çdo gjëje me dijen) e s`ka gjë më pranë gjërave se Ti! Na i laj borxhet dhe na pasuro që të mos jemi nevojtarë!)

El hamdu lil-lâhil-ledhî at’amenâ ue sekânâ, ue kefânâ, ue âuânâ; fe kem mim-men lâ kâfije lehu ue lâ mu’uije

(Lavdia i përket Allahut, i Cili na ushqeu dhe na dha për të pirë, na ruajti nga dëmi i keqbërësve, na kreu punët, na plotësoi nevojat, na dha banesë për strehim! Sa e sa njerëz ka që Allahu nuk i ka mbrojtur nga keqbërësit dhe nuk u ka dhënë banesë për strehim!)

All-llâhum-me, Âlimel gajbi uesh- shehâdeti, Fâtirras-semâuâti uel errdi, Rrab-be kul-li shej’in ue melîkehu, esh’hedu en lâ ilâhe il-lâ Ente, eûdhu bike min sherr-rri nefsî, ue min sherr-rrish-shejtâni ue shirrkihi, ue en ekterrife alâ nefsî sûen eu exhurr- rrahu ilâ muslim.

(O Allah! Njohës i së fshehtës dhe së dukshmes, Krijues i qiejve dhe i tokës, Zot dhe Sundues i çdo gjëje! Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet përveç Teje! Më mbro nga e keqja e vetvetes, nga e keqja e shejtanit dhe thirrja e përpjekja e tij për të bërë shirk (ose: nga kurthi i tij), si dhe që të mos i bëj vetes keq e as ndonjë muslimani!)

Lexojmë suren Sexhde

Elif Lam Mim, dhe suren Mulk
Tebârrekeledhi bijedihil mulk

All-llâhum-me eslemtu nefsî ilejke, ue feu-ued’tu emrî ilejke, ue uexh-xhehtu uexh’hî ilejke, ue el’xhe’tu dhahrî ilejke, rragbeten ue rrahbeten ilejke, lâ melxhe’e ue lâ menxhâ minke il-lâ ilejke. Âmentu bi kitâbikel-ledhî enzelte, ue bi nebij-jikel-ledhî errselte.

(O Allah, unë ta dorëzoj veten ime Ty, t’i besoj Ty të gjitha çështjet e mia dhe mbështetem tek Ti të më ndihmosh në të gjitha punët që janë në dobinë time, duke patur njëkohësisht shpresë tek shpërblimi Yt dhe frikë nga dënimi Yt! Nuk ka strehë dhe shpëtim prej Teje përveçse Tek Ti! Unë besoj në Librin Tënd (Kuranin), të cilin Ti e shpalle, dhe në Nebijj-in Tënd (Lajmëtarin Muhamed), të cilin Ti e dërgove!)


Mund tju interesojne edhe keto Artikuj

Dhikri i mengjesit dhe i Mbremjes
Duaja e Istihares
Duaja e Kunutit

How useful was this post?

Click on a star to rate it!

Average rating / 5. Vote count:

No votes so far! Be the first to rate this post.

As you found this post useful...

Follow us on social media!

Shpërndaje
error: Content is protected !!
lutje ditore logo

Vendosni Emailin tuaj!

Informohuni për të rejat më të fundit.!

U dërgua me Sukses!

Pin It on Pinterest

Share This