Estagfirrull-llâh (tri herë). (I kërkoj falje Allahut)
All-llâhum-me Entes-Selâm, ue minkes-selâm, tebârrakte jâ dhel xhelâli uel ikrrâm.
(O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!)
Lâ ilâhe il-lAll-llâhu uahdehu lâ sherîke leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue alâ kul-li shej’in kadîr. All-llâhum-me lâ mania limâ ea’tajte, ue lâ mu’tije limâ menea’te, ue lâ jenfeu dhel xhed-di minkel xhed-du.
(S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! O Allah! Nuk mund ta ndalojë askush atë që e ke dhënë Ti, dhe s’ka kush të japë atë që Ti e ke ndaluar! Të pasurit apo njeriut me pozitë nuk mund t’i bëjë dobi tek Ty pasuria apo pozita e tij, por i bën dobi veçse puna e mirë!)
Lâ ilâhe il-lAll-llâhu uahdehu lâ sherîke leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue alâ kul-li shej’in kadîr. Lâ haule ue la ku-uete il-lâ bil-lâh, lâ ilâhe il-lAll-llâhu, ue lâ nea’budu il-lâ ij-jâhu, lehun-ni’metu ue lehul fadlu ue lehuth-thenâul hasen. Lâ ilâhe il-lAll-llâhu muħlisîne lehud-dîne ue leu kerihel kâfirrûn.
S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq; Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut! S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër veç Tij! Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij, dhe vetëm Atij i takon lavdi më i bukur! S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët!
“Subhânall-llâh”; “El hamdu lil-lâh”;
“All-llâhu Ekberr” – 33 herë secilën.
Lâ ilâhe il-lAll-llâhu uahdehu lâ sherîke leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue alâ kul-li shej’in kadîr.
(S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!)
Bismil – lâhirr – rrahmânirr-rrahîm.
1. Kul hu’uall-llâhu ehad,
2. All-llâhus-Samed,
3. lem jelid ue lem jûled,
4. ue lem jekul-lehû kufu’uen ehad.
(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Ai, Allahu është Një! Allahu është Es Samedu (Ai, të Cilit i drejtohen krijesat për nevojat e tyre). Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë me Atë!)
Bismil-lâhirr-rrahmânirr-rrahîm.
1. Kul eûdhu bi rrab-bil felek,
2. min sherr-rri mâ ħalek,
3. ue min sherr-rri gâsikin idhâ uekab,
4. ue min sherr-rrin-nef-fâthâti fil ukad,
5. ue min sherr-rri hâsidin idha hased.
(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar, dhe nga sherri i natës, kur bie terri, dhe nga sherri i magjistarëve, që fryjnë në nyje magjie, dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë).
Bismil-lâhirr-rrahmânirr-rrahîm.
1. Kul eûdhu bi rrab-bin-nâs,
2. Melikin-nâs,
3. ilâhin-nâs,
4. min sherr-rril uesuâsil ħan-nâs,
5. el-ledhî ju’uesuisu fî sudûrrinnâs,
6. minel xhin-neti uen-nâs
(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Thuaj: “Kërkoj mbrojtje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i shejtanit ngacmues që fshihet (kur përmendet Allahu), e që hedh të liga e dyshime në gjoksin e njerëzve, (qoftë ai shejtan) prej xhindëve apo njerëzve!”).
(Këto tri sure i themi pas çdo namazi farz)
All-llâhu lã ilâhe il-lâ huel Haj-jul Kaj-jûm. Lâ te’ħudhuhû sinetun ue lâ neûm. Lehû mâ fis-semâuâti ue mâ fil ërrd. Men dhal-ledhî jeshfeu indehũ il-lâ bi idhnihi. Jea’lemu mâ bejne ejdîhim ue mâ ħalfehum. Ue lâ juhîtûne bi shejim-min ilmihĩ il-lâ bimâ shãe. Uesia kurrsij-juhus-semâuâti uel ërrd. Ue lâ je’ûduhûhifdhuhumâ ue huel Alij-jul ’Adhîm.
(Pas çdo namazi farz).
(Allahu është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, i Gjalli, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje! Atë nuk e kap as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që u ka ndodhur krijesave në të shkuarën dhe çdo gjë që do t’u ndodhë në ardhmen, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!)
Lâ ilâhe il-lall-llâhu uahdehu lâ sherîke leh. Lehul mulku ue lehul hamdu, juhjî ue jumît ue hue alâ kul li shej’in kadîr.
(Dhjetë herë pas namazit të akshamit, dhe po aq pas namazit të sabahut).
(S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai jep jetë dhe jep vdekje! Dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!)
All-llahum-me in-nî es’eluke ilmen nâfian, ue rrizkan taj-jiben, ue amelen mutekab-belen.
(Pas selamit në namazin e sabahut). (O Allah! Unë të kërkoj dije të dobishme, rrizk të mirë dhe punë të pranuar!)