1. Kur thirret ezani, përsërisim fjalët që thotë muezini, me përjashtim të shprehjeve haj-je ales-salâh, haj-je alel felâh (Eja në namaz, eja në shpëtim)’, pasi në vend të tyre themi: Lâ haule ue lâ ku-uete il-lâ bil-lâh
(S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut.)
2. Menjëherë pasi muezini thotë dy shprehjet e dëshmisë “Eshhedu en lâ ilâhe il-lAll-llâh, eshhedu en-ne Muhammeden Rasûlull-llâh”, themi: Ue ene eshhedu en lâ ilâhe il-lAll–llâhu uahdehu lâ sherîke lehu, ue en-ne Muham-meden abduhu ue rrasûluhu. Rradîtu bil-lâhi Rrab-ben, ue bi Muham-medin rrasûlen, ue bil islâmi dinen.
(Edhe unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër më të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut. Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Muhamedin si të Dërguard he me Islamin si fe)
3. Mbasi përsërisim shprehjet e ezanit pas muezinit bëjmë salavatë për Pejgamberin.
4. Pas salavatit themi:
Allâhum-me rrab-be hâdhihid da’uetit-tâm-meh, ues-salâtil kâimeh, âti Muham-medenil uesîlete uel fa dîlete, ueb’ath’hu mekâmen mahmûden el-ledhî uead’tehu [in-neke lâ tuħliful-mîâd].
(O Allah! Zoti i kësaj thirrjeje të përkryer e të pandryshueshme dhe i namazit që do të falet! Jepi Muhamedit Uesile-n (pozitën më të lartë në Xhenet) dhe Fadile-n (gradën e epërsisë ndaj të tëra krijesave) dhe ngrije atë në vendin e lavdishëm (ndërmjetësimin e madhnë Ditën e Gjykimit). [Vërtet, Ti nuk eshkel premtimin!])
5. Të bëjmë lutje për vetveten ndërmjet ezanit dhe ikametit, pasi lutja në këtë kohë pranohet.