All-llâhum-me in-nî eûdhu bike min adhâbil kabri, ue min adhâbi xhehen-nem, ue min fitnetil mahjâ uel memât! Ue min sherr-rri fitnetil mesîhid-dexh-xhâl.
O Allah! Më ruaj nga dënimi i varrit! Më ruaj nga dënimi i Xhehenemit! Më ruaj nga sprovat gjatë jetës e pas vdekjes! Më ruaj nga sherri i sprovës së Mesihut Dexhal!)
All-llâhum-me in-nî eûdhu bike min adhâbil kabri, ue eûdhu bike min fitnetil mesîhid-dexh-xhâl, ue eûdhu bike min fitnetil mahjâ uel memâti! All-llâhum-me in-nî eûdhu bike minel me’themi uel megrrami!
(O Allah! Më ruaj nga dënimi i varrit! Më ruaj nga sprova e Mesihut Dexhal! Më ruaj nga sprovat gjatë jetës e pas vdekjes! O Allah! Më mbro nga gjynahet dhe nga zhytja në borxhe!)
All-llâhum-me in-nî dhalemtu nefsî dhulmen kethîrrâ, ue lâ jegfi–rrudh-dhunûbe il-lâ Ente, fegfir lî magfirraten min indike, uerrhamnî in-neke Entel Gafûrrurr-Rrahîm.
(O Allah! Unë i kam bërë shumë padrejtësi vetes. Askush veç Teje nuk i fal gjynahet, ndaj më fal mua me mirësinë Tënde dhe më mëshiro, se Ti je Falës dhe Mëshirues!)
All-llâhum-megfir lî ma kad-demtu ue mâ aħ-ħarrtu, ue mâ esrrarrtu, ue mâ e’alentu, ue mâ esrraftu, ue mâ Ente e’alemu bihi min-nî, Entel Mukad-dimu, ue Entel Mueħ-ħirru lâ ilâhe il-lâ Ente.
(O Allah! M’i fal gjynahet e mëparshme dhe të tashmet, ato që kam fshehur e ato që kam bërë haptazi, shkeljet e kufijve dhe ato që Ti i di më mirë se unë! Ti ngre e afron kë të duash, duke ia bërë mbarë të bëjë ibadete dhe, me urtësinë Tënde, largon kë të duash, duke mos e ndihmuar për diçka të tillë! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Teje!)
All-llâhum-me ein-nî alâ dhikrike, ue shukrike, ue husni ibâdetik.
O Allah! Më ndihmo të të përmend Ty, të jem mirënjohës ndaj Teje dhe që ta përsos adhurimin Tënd!)
All-llâhum-me in-nî eûdhu bike minel buħli, ue eûdhu bike minel xhubni, ue eûdhu bike min en urrad-de ilâ errdhelil umuri, ue eûdhu bikemin fitnetid-dun’jâ, ue adhâbil kabri.
(O Allah! Të lutem më mbro nga koprracia! Të lutem më mbro nga frika! Të lutem më mbro nga kthimi në moshën e moçme kur njeriut i bie fuqia apo matufoset! Të lutem më mbro nga sprova e dynjasë94 dhe dënimi i varrit)
All-llâhum-me in-nî es’elukel xhen-nete, ue eûdhu bike minen-nâr.
(O Allah, të lutem të më bësh banor të Xhenetit dhe të më ruash nga Zjarri)
All-llâhum-me bi ilmikel gajbe, ue kudrratike alal ħalki; ehjinî mâ alimtel hajâte ħajrran lî, ue teuef-fenî idhâ alimtel uefâte ħajrran lî! All-llâhum-me in-nî es’eluke ħashjeteke fil gajbi uesh-shehâdeti, ue es’eluke kelimetel hak-ki firr-rridâ uel gadabi, ue es’elukel kasde fil ginâ uel fakri, ue es’eluke neîmen lâ jenfedu, ue es’eluke kurr-rrate ajninlâ tenkatiu, ue es’elukerr-rridâ bea’del kadâ. Ue es’eluke berdel ajshi bea’del meuti! Ue es’eluke ledh-dheten-nedha-ri ilâ uexhhike, uesh-sheuka ilâ likâike, fî gajri darr-rrâe mudirr-rratin, ue lâ fitnetin mudil-letin! All-llâhum-me zej-jin-nâ bi zînetil îmân uexh’alnâ hudâten muhtedîn.
(O Allah, unë të lus Ty, si Njohës i së fshehtës që je, dhe si i Plotfuqishëm mbi krijesat e Tua. Më jep jetë, nëse jeta është në dobinë time, dhe ma merr jetën, nëse vdekja është më e mirë pë mua! Të lutem, më mundëso të kem drojë prej Teje, fshehtas dhe haptas! Më mundëso ta them të vërtetën kurdoherë, qofsha i zemëruar apo i kënaqur! Më mundëso të harxhoj në mënyrë të moderuar (pa teprim dhe pa dorështrëngim) qofsha i pasur apo i varfër! Të kërkoj të më dhurosh mirësi që nuk kanë fund dhe prehje të pandërprerë. Të lutem, më bëj të kënaqur mbasi ndodh ajo që është caktuar! Të lutem, më mundëso të shijoj freskinë e jetës pas vdekjes! Të lutem, më mundëso kënaqësinë e shikimit te Fytyra Jote dhe mallin e takimit me Ty, duke më ruajtur nga çdo fatkeqësi e rëndë dhe çdo sprovë që të çon në humbje! O Allah, na zbukuro me stolinë e besimit dhe na bëj udhëzues të udhëzuar!)
All-llâhum-me in-nî es’eluke, jâ All-llâh, bien-nekel uâhidul Ehadus-Samed, el-ledhî lem jelid ue lem jûled ue lem jekun lehû kufu’uen ehad, en tegfirra lî dhunûbî, in-neke Entel Gafûrrurr-Rrahîm.
(O Allah, të lutem Ty, o Allah, se Ti je Një dhe i Vetëm, je Ai, të Cilit i drejtohen krijesat për nevojat e tyre, je Ai që nuk lind, as nuk është i lindur, dhe që askush nuk është i barabartë me Të! Të lutem të më falësh gjynahet se vërtet Ti je Falës dhe Mëshirues)
All-llâhum-me in-nî es’eluke bi en-ne lekel hamde, lâ ilâhe il-lâ Ente, uahdeke lâ sherîke leke, El-Men- nânu, ja bedîas-semauâti uel errdi, jâ dhel Xhelâli uel Ikrrâm, jâ Haj-ju jâ Kaj-jûm, in-nî es’elukel xhen-nete, ue eûdhu bike minen-nâr.
(O Allah, unë të lutem Ty, se Ty të takon lavdia. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Ti je i vetëm dhe i pashoq. Ti je Dhuruesi i Madh. O Krijusi i qiejve dhe i Tokës! O Ti që zotëron Madhështinë dhe Nderimin! O i Gjallë e i Përjetshëm! O Mbajtësi i gjithçkaje! Unë të lutem të më bësh banor të Xhenetit dhe të më ruash nga Zjarri)
All-llâhum-me in-nî es’eluke bi en-nî esh’hedu en-neke En-ntell-llâhu lâ ilâhe il-lâ Entel Ehadus-Samed, el-ledhî lem jelîd ue lem jûled ue lem jekun lehû kufu’uen ehad
(O Allah, unë të lutem Ty, si pohues se Ti je Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje! Ti je Një dhe Es Samed (Ai, të Cilit i drejtohen krijesat për nevojat e tyre). I Cili nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë me Atë)